Lajmet

Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes

Publikuar

UBT në Ferizaj ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që synojnë të bëhen liderë në fushat e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë. Me një fokus të veçantë në këto disiplina, UBT ju ofron një edukim të avancuar dhe inovativ që reflekton kërkesat e tregut të sotëm dhe zhvillimet më të fundit në menaxhimin e bizneseve dhe ekonominë globale.

 Në UBT – Ferizaj, studentët që ndjekin Menaxhmentin, Biznesin dhe Ekonominë përfitojnë nga një infrastrukturë dhe teknologji moderne që lehtëson mësimnxënien dhe zhvillimin profesional. Programet janë të dizajnuara për të ofruar një përzierje të balancuar të teorisë me praktikën, duke siguruar që studentët të zhvillojnë aftësi kyçe në menaxhimin e burimeve, drejtimin strategjik të bizneseve dhe analizën e thelluar të tregjeve ekonomike. 

UBT në Ferizaj është vendi ku studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë përgatiten për të udhëhequr me sukses në tregun global. Përmes mentorimit individual, mundësive për internship-e dhe projekteve kërkimore, ata fitojnë përvojën e nevojshme për të aplikuar njohuritë teorike në situata reale të biznesit dhe ekonomisë. Ky angazhim për të lidhur teorinë me praktikën është çelësi për suksesin profesional të studentëve tanë. 

Si një qendër kryesore intelektuale dhe kulturore në Kosovë, UBT në Ferizaj promovon një kulturë të fortë inovacioni dhe bashkëpunimi në fushat e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë. Studentët kanë mundësinë të përfshihen në projekte që jo vetëm përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale, por edhe kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit lokal dhe përtej tij. 

Vizioni i UBT-së është të formojë liderët e së nesërmes në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, duke ofruar një edukim të shkëlqyer që kontribuon në përmirësimin e shoqërisë në nivel lokal, rajonal dhe global. Misioni është të avancohet të nxënit përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në këto fusha kyçe, duke përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë e botës moderne. 

UBT në Ferizaj është zgjedhja e përkryer për të gjithë ata që duan të udhëheqin në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi. Zgjedh liderin dhe udhëheq në Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi./UBTNews/

Bota

Papa Françesku nga Singapori: IA nuk duhet të na bëjë të harrojmë marrëdhëniet njerëzore

Publikuar

nga

Papa Françesku, gjatë një vizite në Singapor, ka paralajmëruar për rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale (IA) në strukturën e shoqërisë. Në një pritje në qytetin-shtet të teknologjisë së lartë, ai ka theksuar se IA nuk duhet të shkaktojë që njerëzit të harrojnë rëndësinë e marrëdhënieve njerëzore.

“Zhvillimet e teknologjisë rrezikojnë të izolojnë individët dhe t’i vendosin ata në një realitet të rremë,” ka thënë Papa Françesku. Ai ka theksuar se IA duhet të përdoret për të afruar njerëzit dhe për të promovuar mirëkuptimin dhe solidaritetin në shoqëri.

Papa Françesku gjithashtu ka bërë thirrje për vëmendje në lidhje me kontrollin e IA në samitin e Grupit të Shtatë (G7) të mbajtur në qershor në Itali, duke kërkuar që të sigurohet një mbikëqyrje e duhur për teknologjinë.

Singapori është ndalesa e fundit në një udhëtim 12-ditor ndërkombëtar për papën 87-vjeçar, që përfshin gjithashtu vizita në Indonezi, Guineë e Re Papua dhe Timor të Lindur. Në Singapor, nga 6.1 milion banorë, vetëm 176,000 janë katolikë, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë ka rrënjë kineze. Papa Françesku do të kthehet në Romë të premten./UBTNews/

 

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Haxhiu thotë se Klinika Emergjente është inauguruar për promovim të Kurtit, i reagoi ministri Vitia

Publikuar

nga

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu ka pretenduar se për inaugurimin e Klinikës së Emergjencës janë marrë shtretërit nga spitali i fëmijëve. Sipas tij, kjo është bërë për promovimin e kryeministrit Albin Kurti. Këtë e ka mohuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se Haxhiu po thotë të pavërteta dhe po “vjell vrerë”.

Në seancë plenare, deputeti i PDK-së tha se janë marrë shtretërit nga traumatologjia e fëmijëve për t’u vendosur në Klinikën e Emergjencës.

“Për të bërë promovime kur u inaugurua Klinika e Emergjencës, shtretërit merren nga spitali pediatrik për një promovim të kryeministrit Kurti, nga traumatologjia e fëmijëve….Kjo është edhe fatkeqësi, edhe tragjedi dhe paaftësi që në momentin e inaugurimit të Emergjencës të merren shtretërit nga traumatologjia e fëmijëve. Pse a nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të blerë shtretër të rinj në Emergjencë, apo duhet të bëhen vetëm fasada e lyerje a mendon dikush me rrit kapacitetin e Emergjencës”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar Haxhiut, duke i thënë se po thotë informacione të pasakta.

“Me gjysmë informacione ose me informacione të pasakta me dalë me vjell vrerë edhe me thënë të pavërteta këtu nuk është korrekte. Në shtatë vitet e fundit, hera e parë sivjet që trendi i ikjes së mjekëve nga Republika e Kosovës është ulur. Vetëm shikoni shifrat nuk ka nevojë unë këtu të flasë apo sqarojë, besoj që këto shifra i ka edhe deputeti Haxhiu, mirëpo del edhe thotë të pavërteta”, ka reaguar Vitia.

Tutje Vitia mohoi që Klinika Emergjente është inauguruar me shtretër të marrë nga Klinika e Pediatrisë.

“E përmendi (Bekim Haxhiu) Klinikën Emergjente që është inauguruar me disa shtretër të cilat i kemi marrë nga Klinika e Pediatrisë. Një e pavërtetë tjetër. Ne i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që nuk shfrytëzohen brenda klinikave, në klinikën aktuale emergjente janë shtuar tetë shtretër kurse sa i përket Qendrës Emergjente një projekt i filluar qysh nga vitit 2015, me 101 mijë telashe tash natyrisht është në OShP e po presim përgjigjen për të vazhduar tutje por nuk do të ketë më probleme”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Ilir Bytyçi zgjidhet anëtar i Bordit të RTK-së

Publikuar

nga

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Ilir Bytyçin anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës me mandat dyvjeçar.

Nga 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ilir Bytyçi mori 71 vota, ndërkaq kundër-kandidati i tij Bul Salihu vetëm pesë sosh, kurse katër vota u shpallën të pavlefshme.

Pas kësaj Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 14:30 për të vazhduar me pikat të tjera që janë në rend të ditës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Donacion nga Luksemburgu – Konjufca falënderon ambasadorin për pajisjet digjitale të sallës plenare

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz dhe përfaqësuesit e LuxDev, Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, në një takim falënderimi për donacionin që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kuvendin, përkatësisht pajisjet digjitale moderne të sallës plenare.

Kryetari Konjufca vlerësoi lart mbështetjen që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, përderisa investimin e fundit në Kuvend e konsideroi tejet të nevojshëm, i cili do të ndihmojë në funksionalitetin e mëtejmë të punës së Kuvendit dhe rritjen e transparencës.

Duke shprehur kënaqësinë për investimin e realizuar, z. Eric Dietz, nga ana e tij theksoi gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e saj zhvillimore dhe qeverisjen demokratike.

Pas takimit kryetari Konjufca dhe z. Dietz vizituan bashkërisht ambientet e sallës plenare dhe panë nga afër pajisjet e instaluara.

Në hapje të seancës plenare kryetari Konjufca informoi deputetët lidhur me instalimin e pajisjeve të reja dhe po ashtu falënderoi z. Dietz, i cili ishte prezent gjatë në hapje të sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit.

Sistemi i instaluar përfshin njësitë qendrore të kontrollit, njësitë e kryesuesve dhe deputetëve, si dhe një sistem të integruar votimi dhe përkthimi gjuhësor. Karakteristikat kryesore përfshijnë sistemet e mikrofonit, ekranin e votimit në kohë reale, mbështetjen shumëgjuhëshe, kontrollin e kamerës dhe masa të forta sigurie.

Kompanitë zbatuese kanë punuar ngushtë me përfaqësuesit e Kuvendit gjatë verës së vitit 2024 për të testuar dhe përshtatur funksionet sipas legjislacionit dhe procedurave të Kosovës.

Me këtë investim Kuvendi i Kosovës kërkon të përmirësojë menaxhimin e seancave dhe të ofrojë shërbime votimi dhe përkthimi pa probleme, të sigurt dhe efikas për anëtarët e tij, duke mundësuar kështu qasje pothuajse në kohë reale të publikut në të dhënat e votimit të deputetëve dhe duke përmirësuar llogaridhënien institucionale ndaj tij.

Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemit të avancuar të e-votimit në sallën plenare është zbatuar nga projekti i LuxDev-it “Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë” KSV/023. Projekti synon të katalizojë rritjen e qëndrueshme ekonomike duke nxitur inovacionin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin social në një Kosovë më të gjelbër. Në mënyrë të veçantë, projekti përpiqet të stimulojë inovacionin dhe investimet vendase dhe të huaja brenda një ekosistem të sigurt dhe transparent në mënyrë digjitale.

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara