Lajmet

​Nagavci tregon se ka pasur rritje të çmimeve për tekstet e komuniteteve, thotë se janë gjobitur shtëpitë botuese

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se janë gjobitur shtëpitë botuese, ku kanë identifikuar rritje të çmimeve të teksteve për komunitetet.

Në seancë plenare, Arbërie Nagavci tha se nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga drejtoritë komunale për mospajisje me tekste shkollore.

“Ne kemi analizuar me kujdes të gjitha shqetësimet që kanë ardhur dhe kemi përcjellur situatën si qëndron në lidhje me çmimet e teksteve. Sepse pas rezultatit shumë të mirë që kemi pasur e për të cilin besoj që ju jeni të vetëdijshëm që për herë të parë në qeverinë Kurti ne kemi tekste për fëmijët e komuniteteve në gjuhën e tyre, tashmë duhet të kujdesemi që ata nuk diskriminohen edhe në lidhje me çmimet, respektivisht familjet e tyre. Për këtë arsye në bashkëpunim edhe me MINT-in, me inspektorët, e po ashtu edhe me autoritetin mbikëqyrës kemi pasur vizita në librari dhe kemi identifikuar shkeljet, e di që në disa raste tashmë janë shqiptuar dënimet ndaj shtëpive botuese të cilat nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi dhe do të merren veprime më tutje për secilin rast individual”, deklaroi ajo.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Emri “sanduiç” vjen nga një aristokrat anglez i shekullit të 18-të, i njohur si Earl of Sandwich.

 

2.Rreth 92 për qind e parave që ekzistojnë në botë janë në formë digjitale dhe jo si para fizike.

 

3.Franca është vendi më i vizituar në botë, me rreth 90 milionë turistë në vit.

 

4.Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe pyjore në botë, me qindra miliona hektarë pyje.

 

5.Ulërima e një tigri mund të dëgjohet deri në rreth 3 kilometra largësi.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen dy jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike, i dyshuari në kërkim

Published

on

Pas hetimeve lidhur me një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, Policia e Kosovës ka kontrolluar vendbanimin e një të dyshuari mashkull kosovar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy jelekë antiplumb, një DVR, një USB, nëntë telefona, një laptop, një tabletë dhe pasaportën e të dyshuarit.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë shtetas të huaj dyshohen për falsifikim dokumentesh në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti është raportuar më 8 shtator, rreth orës 17:45, kur gjashtë shtetas të huaj, gjatë arritjes, kanë prezantuar dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, pasaportat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa të gjashtë personat janë dërguar në Qendrën e Azilit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë dhe Mitrovicë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Mitrovicë gjatë datës 8 shtator.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është dhunuar nga një burrë, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor. Në një rast tjetër, një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për dhunë ndaj disa viktimave dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Prishtinë është arrestuar edhe një burrë, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë të Jugut, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një grua. Nuk raportohet për të lënduar dhe, pas intervistimit, palët janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në një rast tjetër në Mitrovicë të Jugut, një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka dëmtuar një televizor dhe ka sulmuar një grua tjetër. Edhe në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa procedura vazhdon në mënyrë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara