Lajmet

Donacion nga Luksemburgu – Konjufca falënderon ambasadorin për pajisjet digjitale të sallës plenare

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz dhe përfaqësuesit e LuxDev, Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, në një takim falënderimi për donacionin që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kuvendin, përkatësisht pajisjet digjitale moderne të sallës plenare.

Kryetari Konjufca vlerësoi lart mbështetjen që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, përderisa investimin e fundit në Kuvend e konsideroi tejet të nevojshëm, i cili do të ndihmojë në funksionalitetin e mëtejmë të punës së Kuvendit dhe rritjen e transparencës.

Duke shprehur kënaqësinë për investimin e realizuar, z. Eric Dietz, nga ana e tij theksoi gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e saj zhvillimore dhe qeverisjen demokratike.

Pas takimit kryetari Konjufca dhe z. Dietz vizituan bashkërisht ambientet e sallës plenare dhe panë nga afër pajisjet e instaluara.

Në hapje të seancës plenare kryetari Konjufca informoi deputetët lidhur me instalimin e pajisjeve të reja dhe po ashtu falënderoi z. Dietz, i cili ishte prezent gjatë në hapje të sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit.

Sistemi i instaluar përfshin njësitë qendrore të kontrollit, njësitë e kryesuesve dhe deputetëve, si dhe një sistem të integruar votimi dhe përkthimi gjuhësor. Karakteristikat kryesore përfshijnë sistemet e mikrofonit, ekranin e votimit në kohë reale, mbështetjen shumëgjuhëshe, kontrollin e kamerës dhe masa të forta sigurie.

Kompanitë zbatuese kanë punuar ngushtë me përfaqësuesit e Kuvendit gjatë verës së vitit 2024 për të testuar dhe përshtatur funksionet sipas legjislacionit dhe procedurave të Kosovës.

Me këtë investim Kuvendi i Kosovës kërkon të përmirësojë menaxhimin e seancave dhe të ofrojë shërbime votimi dhe përkthimi pa probleme, të sigurt dhe efikas për anëtarët e tij, duke mundësuar kështu qasje pothuajse në kohë reale të publikut në të dhënat e votimit të deputetëve dhe duke përmirësuar llogaridhënien institucionale ndaj tij.

Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemit të avancuar të e-votimit në sallën plenare është zbatuar nga projekti i LuxDev-it “Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë” KSV/023. Projekti synon të katalizojë rritjen e qëndrueshme ekonomike duke nxitur inovacionin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin social në një Kosovë më të gjelbër. Në mënyrë të veçantë, projekti përpiqet të stimulojë inovacionin dhe investimet vendase dhe të huaja brenda një ekosistem të sigurt dhe transparent në mënyrë digjitale.

 

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara