Ngjarje

UBT shënoi Ditën e Tokës

Publikuar

Planeti Tokë është pasuria më e madhe nacionale e çdo vendi, ku funksionet e shumta dhe roli i saj janë te pazëvendësueshme. Mbarë bota më 22 prill shënon Ditën e Tokës. Me shënimin e kësaj dite, mijëra njerëz anekënd planetit zhvillojnë aktivitete, me qëllim të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të opinionit për ruajtjen dhe rëndësinë e planetit TOKË.

UBT si përherë edhe kësaj radhe bashkë me ekspertët e fushës së mjedisit organizoi konferencën online, ku sipas Prof. Dr.Nexhat Balaj, ky organizim synon nxitjen e të gjitha grupmoshave dhe profesioneve në shkallë vendi të jenë më miqësor me planetin Tokë, respektivisht me tre komponentët jetike të saj: Ajrin, Ujin dhe Tokën.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi konfirmoi edhe njëherë se UBT është mjaft e angazhuar për rolin, rëndësinë dhe kujdesin ndaj planetit TOKË.

Në konferencën e organizuar nga stafi profesional i fushës së mjedisit në UBT, morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit si dhe akterë të tjerë nga institucionet vendore dhe shoqëria civile.

Ky aktivitet u përmbyll me mbjelljen e disa pemëve, fidaneve dhe luleve në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Lajmet

Eksperti Izraelit: Kosova duhet t’i japë përparësi sigurisë kibernetike

Publikuar

nga

Siguria e informacionit dhe ndërtimi i kapacitetit të sigurisë kibernetike jetike për sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit.

prezencën e Gjeneral Major Hazrolli, oficerëve amerikanë të KFOR-it dhe stafit akademik të UBT-së, në Kampusin Inovativ të UBT-së, Koloneli dhe profesori izraelit prof. Gabriel Siboni, ka prezantuar mbi pikat kryesore të mbrojtjes kibernetike dhe sigurisë së integruar kombëtare, nga ku shpalosi ekspertizën e tij mbi bazat e sigurisë kibernetike dhe strategjive kombëtare të mbrojtjes së integruar.

Kolonel Siboni u shpreh se ndërtimi i një strategjie shtetërore për mbrojtjen nga sulmet kibernetike është shumë e rëndësishme për garantimin e sigurisë së një vendi.

“Izraeli është një histori suksesi në ndërtimin e një mburoje virtuale dhe fizike ndaj sulmeve kibernetike, sepse ka mundësuar që të identifikojë burimet e tyre në kohë. Kjo ka mundësuar që të trajnohen kapacitetet intelektuale dhe gjithashtu qytetarët e vendit për të mbrojtur të dhënat personale. Megjithatë mbrojtja kibernetike është një çështje komplekse dhe agjenturat e huaja janë gjithnjë në vëzhgim të mundësive për të shfrytëzuar pikat e dobëta të sistemeve të informacionit për sulmet e tyre”, tha prof. Gabriel Siboni.

Sipas tij, Kosova si çdo shtet tjetër duhet t’i japë përparësi sigurisë kibernetike dhe ta integrojë atë thelbësisht në strategjinë kombëtare të mbrojtjes, me synim mbrojtjen e shtetit dhe të qytetarëve.

“Meqenëse sot jetojmë në një shoqëri të informacionit, duhet kuptuar se menaxhimi sa më i sigurtë i informacionit, sidomos atij personal e shtetëror, përmes bashkëpunimit të shtetit me të gjithë akterët kombëtarë e ndërkombëtarë të interesit, është kyç për një shoqëri të sigurtë”, potencoi prof. Siboni.

Koloneli dhe profesori izraelit, prof. Gabriel Siboni përmbylli vizitën e tij në UBT dhe Kosovë, ku përmes kontributit të tij, jo vetëm që është hedhur themeli për një urë të re bashkëpunimi akademik mes Kosovës dhe Izraelit, por UBT tanimë gëzon një ekspertizë më të gjerë në këtë fushë me rëndësi për shoqërinë tonë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT përgëzon institucionet e Kosovës për nderimin që po i bëjnë senatorit amerikan Dole

Publikuar

UBT përshëndet vlerësimin që institucionet e Kosovës po i bëjnë senatorit amerikan Robert Joseph Dole, me rastin e inaugurimit të bustit të tij në Prishtinë.

Vite më parë, UBT në bashkëpunim me shoqatën Miqtë e Amerikës ka nderuar senatorin amerikan Robert Joseph Dole, me çmimin “Doctor Honoris Causa and Excellence Lidership Award”, duke vlerësuar arritjet dhe kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Rektori Hajrizi, tha se personaliteti i senatorit Dole dhe arritjet e tij në të gjitha fushat, si politike ashtu edhe shoqërore, e bëjnë atë, jo vetëm një amerikan të ndershëm dhe të veçantë, por edhe përkrahës të sinqertë të të drejtave dhe lirive të njeriut në të gjithë botën.

“Jemi shumë të lumtur që angazhimi shumëvjeçar i senatorit Bob Dole për Kosovën u nderua përmes inaugurimit të bustit. Vizita dhe kontributi i tij i vazhdueshëm për çështjen e Kosovës erdhi në kohën më të vështirë për popullin tonë dhe ne duhet vlerësuar atë që Dole dhe populli amerikan ka bërë për Kosovën. Ai u angazhua dhe dha kontribut shumëvjeçar për ndërtimin e shtetësisë së Kosovës.”, ka thënë rektori Hajrizi.

Çmimi “Excellence Lidership Award”, u jepet personaliteteve të shquara që kanë dhënë kontribut në sfera të ndryshme sociale./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara