Lajmet nga UBT

UBT përgëzon institucionet e Kosovës për nderimin që po i bëjnë senatorit amerikan Dole

Publikuar

UBT përshëndet vlerësimin që institucionet e Kosovës po i bëjnë senatorit amerikan Robert Joseph Dole, me rastin e inaugurimit të bustit të tij në Prishtinë.

Vite më parë, UBT në bashkëpunim me shoqatën Miqtë e Amerikës ka nderuar senatorin amerikan Robert Joseph Dole, me çmimin “Doctor Honoris Causa and Excellence Lidership Award”, duke vlerësuar arritjet dhe kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Rektori Hajrizi, tha se personaliteti i senatorit Dole dhe arritjet e tij në të gjitha fushat, si politike ashtu edhe shoqërore, e bëjnë atë, jo vetëm një amerikan të ndershëm dhe të veçantë, por edhe përkrahës të sinqertë të të drejtave dhe lirive të njeriut në të gjithë botën.

“Jemi shumë të lumtur që angazhimi shumëvjeçar i senatorit Bob Dole për Kosovën u nderua përmes inaugurimit të bustit. Vizita dhe kontributi i tij i vazhdueshëm për çështjen e Kosovës erdhi në kohën më të vështirë për popullin tonë dhe ne duhet vlerësuar atë që Dole dhe populli amerikan ka bërë për Kosovën. Ai u angazhua dhe dha kontribut shumëvjeçar për ndërtimin e shtetësisë së Kosovës.”, ka thënë rektori Hajrizi.

Çmimi “Excellence Lidership Award”, u jepet personaliteteve të shquara që kanë dhënë kontribut në sfera të ndryshme sociale./UBTNews

Lajmet nga UBT

Arrijnë në Kosovë pajisjet nga FIRST Global Challenge – ekipi përfaqësues i Kosovës gati për një tjetër sfidë ndërkombëtare

UBT përfaqëson Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare për fushën e robotikës FIRST Global Challenge.

Publikuar

nga

Sot në UBT kanë arritur pajisjet nga FIRST Global Challenge, me pjesët e nevojshme që do t’iu duhen ekipit përfaqësues të Kosovës për të ndërtuar një prototip të një sateliti tokësor dhe një robot, si një nga sfidat që janë në kuadër të kësaj gare.

UBT edhe këtë vit me ekipin e përbërë nga: Elta Bajrami, Vlera Saraçi, Riona Krosa, Alba Ratkoceri dhe Mërgita Alija, nën mentorimin e Elita Hajrizit dhe Roni Kasemit, janë duke e përfaqësuar Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare për fushën e robotikës FIRST Global Challenge.

Në mesin e 170 shteteve pjesëmarrëse, ekipi nga Kosova në fazën e parë të kësaj gare ka ideuar dhe dizajnuar projektin për qasjen e barnave në formën online, të quajtur “E-Pharm”, si një barnatore digjitale që lehtëson blerjen dhe dërgesën e barnave online.

Përgatitja e ekipit përfaqësues të Kosovës po bëhet në laboratorët inovativ të mekatronikës që janë në UBT, të cilët plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë këtij ekipi për ta përfaqësuar Kosovën denjësisht në këtë garë.

Vite më parë, kujtojmë se UBT është vlerësuar lartë nga organizatorët e kësaj gare, duke marrë medalje të artë për kontributin dhe mbështetjen që institucioni po shfaq për FIRST Global Challenge, si dhe për zhvillimin e STEM (Science, Technology, Engineering and Mathematics) gjithandej botës ku po merr pjesë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në Waterford Institute of Technology

Publikuar

nga

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Waterford Institute of Technology të Republikës së Irlandës, në kuadër të programit Erasmus+.

Të drejtë për aplikim për shkëmbim studentor kanë studentët aktiv të UBT-së të cilët studiojnë në programet: Menaxhim i Mekatronikës, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sisteme të Informacionit, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, si dhe Dizajn i Integruar.

Data e fundit për aplikim është 28 shtator 2021, teksa është e rëndësishme të dihet se me këtë bursë, në kuadër të shkëmbimit studentor përfshihen vijimi i studimeve për një semestër në Waterford Institute of Technology, përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës si dhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Kriteret për aplikim:

Të jetë student aktiv i UBT-së në vitin e dytë ose vitin e tretë në programin Bachelor

Të jetë student në njërin nga programet:

  • Menaxhim i Mekatronikës
  • Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Sisteme të Informacionit
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Dizajn i Integruar

Të ketë notën mesatare minimumi 8.5

Të ketë njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1)

Të gjithë studentët e interesuar të cilët përmbushin kriteret e kërkuara duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online në këtë link: Aplikimi për shkëmbim studentor

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT ka filluar pranimin e abstrakteve për Konferencën e Psikologjisë, Edukimit dhe Zhvillimit, si dhe Gjuhës dhe Kulturës

Publikuar

nga

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së po vjen në tetor të këtij viti, me ç’rast UBT organizon për herë të 10-të, Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion.

Me këtë rast, UBT ka hapur thirrjen për pranimin e abstrakteve për të gjithë hulumtuesit shkencorë, në fushën e Psikologjisë, Edukimit dhe Zhvillimit, si dhe Gjuhës dhe Kulturës.

Temat të cilat do të trajtohen në fushën e Psikologjisë janë:

  • Current issues and challenges in Psychology
  • Cognitive Psychology,
  • Clinical Psychology,
  • Counselling Psychology,
  • Personality Psychology,
  • Social Psychology,
  • Developmental Psychology,
  • Educational Psychology,
  • Forensic Psychology,
  • Health Psychology,
  • Organizational Psychology,
  • Experimental Psychology and Psychometric tests,
  • Cultural Psychology,
  • Trauma and Trauma therapy,
  • Addictions and Rehabilitation,
  • Sexuality

Temat të cilat do të trajtohen në fushën e Edukimit dhe Zhvillimit janë:

  • Artificial Intelligence, Multimedia and ICT in ELT
  • Assessment in Language Learning
  • Biological and cultural co-evolution
  • Classical Literature
  • Cognitive / Cultural schematization and semantics
  • Cognitive Processes and Critical Thinking in Language Learning and Acquisition
  • Colonial and postcolonial literature
  • Communication & Media
  • Communication & Society
  • Communication & Technology
  • Contrastive Linguistics

Temat të cilat do të trajtohen në fushën e Gjuhës dhe Kulturës janë:

  • Acculturation
  • Artificial Intelligence, Multimedia and ICT in ELT
  • Assessment in Language Learning
  • Biological and cultural co-evolution
  • Classical Literature
  • Cognitive / Cultural schematization and semantics
  • Cognitive Processes and Critical Thinking in Language Learning and Acquisition
  • Colonial and postcolonial literature
  • Communication & Media
  • Communication & Society
  • Computer Assisted Language Learning

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Mëso gjuhën gjermane në UBT, merr certifikatë të njohur ndërkombëtarisht

UBT ofron kursin e gjuhës gjermane.

Publikuar

nga

UBT ofron kursin e gjuhës gjermane, një prej gjuhëve zotërimi i së cilës është bërë një faktor ndikues, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Mësimi i kësaj gjuhe dhe aftësimi sa më i mirë është i një rëndësie të veçantë në zhvillimin dhe rrugëtimin tuaj profesional në karrierë.

UBT për të gjithë kandidatët e interesuar që shprehin dëshirë dhe vullnet për të ndjekur dhe përvetësuar kursin e njërës prej gjuhëve më të njohura të botës, ofron leksione që prej nivelit fillestar A1 deri tek ai më i avancuar C2.

Infrastruktura moderne e UBT-së ua lehtëson kandidatëve të interesuar ndjekjen e të gjitha mësimeve, me metoda të reja të mësimdhënies, mësim intensiv si dhe këshillim, kështu duke u ofruar mundësinë që të përfitojnë certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

Linku për aplikim: Kursi i gjuhës gjermane – Aplikimi 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara