Lajmet
Kurti: Anëtarësimi në BE, zgjidhje për kërcënimet e Serbisë ndaj sigurisë
Sipas kryeministrit, Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga regjimi autokratik në Serbi, i cili është nxitur nga pushtimi i Ukrainës.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKryeministri Albin Kurti në konferencën ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” ka thënë se Serbia po përpiqet të pengojë përparimin e rajonit në integrimin evropian. Ai ka theksuar se përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga vendet perëndimore, duke i dhënë Kosovës anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Sipas kryeministrit, Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga regjimi autokratik në Serbi, i cili është nxitur nga pushtimi i Ukrainës.
“Perspektiva euroatlantike duhet të përforcohet. Duke u rreshtuar bashkë me parimet dhe vlerat e NATO-s ata që dëshirojnë me të vërtetë mund të shfrytëzojnë një mori mundësish. Rrugëtimi drejt integrimit euroatlantik nuk është një rrugëtim që mund të niset vetëm”, tha Kurti.
“Besoj që përparimi demokratik nuk duhet të merret i mirëqenë. Serbia kërkon që të pengojë përparimin e tërë rajonit. BE-ja dhe NATO-ja janë përgjigjur me të drejtë agresionit të Rusisë. Kërcënimi ndaj sigurisë së Ballkanit Perëndimor nga Serbia duhet të adresohet me të njëjtën qasje duke i dhënë Kosovës anëtarësimin në BE”, shtoi ai.
Sipas kryeministrit, përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga të gjitha fuqitë.
“Diplomacia parlamentare është e nevojshme sot më shumë se kurrë. Rruga drejt bashkëpunimit rajonal ka edhe pengesat e veta. Ka ende hatërmbetje historike të cilat shpesh herë rrezikojnë që të na ndajnë. Ideja që disa etni raca dhe grupe janë superiore ndaj të tjerave është një paragjykim i vjetër”, u shpreh ai.
“Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit”, ka thënë Kurti.
Superioritetin e një grupi ndaj tjetrit Kurti e ka quajtur steriotip të vjetër, teksa ka bërë thirrje për dialog dhe gjithpërfshirje.
“Ka ende historikisht dallime politike dhe pabarazi socioekonomike, të cilat kërcënojnë të na ndajnë në vend që të bashkohen. Kjo është arsyeja pse duhet të promovojmë principet e dialogut dhe gjithpërfshirjes, të cilat janë esenciale për të krijuar ura ndërmjet njerëzve dhe shteteve”.
Kurti tha se presidenti i Rusisë, siç e quajti ai “Putini despotik”, veçse i ka trimëruar autokratët e tij, ndërsa përmendi sulmin në Banjskë. Ai ka folur edhe për luftën hibride.
“Megjithëse interneti ka lidhur miliarda njerëz, po shohim se e njëjta teknologji dhe e njëjta platformë, çdokush me një llogari në media sociale mund të shpërndajë narrativat e tij. Kjo ka bërë që tendenca për të kulluar ato që nuk i përforcojmë por ne shohim fushata të dezinformimit që nuk bazohet në fakte por në lajme të rreme, pra luftë hibride”, tha Kurti.
Në hapje të konferencës së organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, ndër folësit kryesorë ishte dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili inkurajoi shtetet demokratike të rrisnin bashkëpunimin me Kosovën.
“Kuvendi e zhvillon diplomacinë. ne jemi pjesë e Kuvendit dhe trupave të rëndësishëm evropian dhe botëror, jemi pjesë e Këshillit të Evropës, Kuvendi e ka një delegacion atje që bëjnë një pune të shkëlqyer”, tha Konjufca.
“Vetë krijimi i shtetit të Kosovës ka marrë shumë përpjekje diplomatike dhe ka kaluar në shumë faza të trajtimit diplomatik”, ka deklaruar ai.
Tutje ka përmendur disa nga trupat e rëndësishme evropiane, pjesë e së cilave është Kuvendi i Kosovës dhe ka thënë se po punojnë për forcim të bashkëpunimit diplomatik.
“Ne po punojmë që përmes bashkëpunimit me donatorët ndërkombëtare brenda Kuvendit t’i forcojmë kapacitetet e deputetëve dhe stafit parlamentar mbështetës, sa i përket forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar me shërbimet homologe të vendeve të rajonit dhe më gjerë”, ka deklaruar Konjufca.
E Peter Hurrelbrink, drejtori i FES-it për Kosovën u shpreh se po ndodh një dinamikë e re, për shkak të luftës në Ukrainë.
“Është e rëndësishme të diskutojmë sfidat, tensionet, t’i përforcojmë institucionet demokratike. Shoqëria civile ka një rol të jashtëzakonshëm por vendoset në rolin sekondar, nuk mund të ketë progres, nuk mund të kemi media të lira pa shoqërinë civile, pra përfshirjen e tyre. Ka shumë tema për të diskutuar, ka shumë pak progres për të përmirësuar jetën, premtimet e BE-së, janë të rëndësishme nëse BE-ja nuk vjen te ne, ne do shkojmë në BE”, tha Hurrelbrink.
Lajmet
Protestuesit lejojnë të largohet stafi civil, por jo deputetët
Published
6 minutes agoon
October 5, 2026By
UBT News
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë stafi civil i këtyre institucioneve kanë dalë nga objektet me përcjellje dhe në mënyrë të organizuar.
Deputetët nuk janë lejuar nga protestuesit që të dalin nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.
Protesta ka nisur në mëngjesin e sotëm me kërkesën që të kalojë në dy lexime plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.
Protesta nuk ka qenë aq e qetë sa në ditët e kaluara, meqë kanë kaluar disa orë prej kur kanë filluar përdorimin e këtyre fishekzjarrëve.
Organizatorët kanë kërkuar që protesta të vazhdojë e qetë por xhamat e Kuvendit të Kosovës janë thyer nga disa protestues./A.K/
Vendi
UBT hap thirrjen për mobilitet studentor Erasmus+ në Portugali
Published
18 minutes agoon
October 5, 2026By
UBTNews
UBT ka hapur thirrjen për studentët e nivelit Bachelor të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi për pjesëmarrje në programin e mobilitetit Erasmus+ në Institutin Politeknik të Beja-s (IPBeja) në Portugali. Mobiliteti do të zhvillohet gjatë semestrit të pranverës për vitin akademik 2026/2027.
Përmes këtij programi, studentëve u ofrohet mundësia të ndjekin studimet në Shkollën e Teknologjisë dhe Menaxhimit në IPBeja, duke fituar përvojë ndërkombëtare akademike dhe kulturore në rajonin e Alentejos.
Kandidatët që plotësojnë kriteret do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit përpara nominimit zyrtar.
Afati i fundit për aplikim është data 23 tetor 2026, në orën 17:30, ndërsa të gjitha informatat shtesë mund të merren përmes postës elektronike në [email protected].
Kujtesë
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 5 tetor 1993-1998
Published
27 minutes agoon
October 5, 2026By
UBTNews
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.
5 tetor 1993
Policia maqedone plaçiti mbi 28.000 DM nga shqiptarët
Gazeta “Bujku” njofton sot se policia e Maqedonisë, Hysen Eminit dhe Ahmet Prestreshit ua mori rreth 20.000 DM. Këta u plaçkitën në Han të Elezit, derisa po ktheheshin në vendlindje pas punës së gjatë në mërgim.
Dje, rreth orës 16.30, në vendkalimin kufitar në Han të Elezit, policia maqedone ua plaçkiti katër shqiptarëve 8.500 DM.
Kështu Xhevdet Dedushit nga Lipjani ia plaçkitën 4.200 DM, Bajram Rifatit nga Prishtina 1.600 DM, Ramë Rashitit nga Rudari i Lipjanit 1.700 DM dhe Muhamet Koshanit po ashtu nga Rudari i Lipjanit 800 DM.
Policia e Madedonisë u ka dhënë vërtetimet për paratë e konfiskuara.
Në njoftimin e gazetës “Bujku” thuhet se mërgimtarët shqiptarë, për të evituar mosmarrëveshjet dhe konfiskimin e parave, duhet t’i paraqesin mjetet devizore në organet doganore në aeroportin e Shkupit.
5 tetor 1994
Represioni në Kosovë
Pardje, policia serbe e postkomandës së Qallopekut, nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi shtëpinë e Deli Y.Krasniqit në fshatin Turjak të Pejës, Policia e rrahu rëndë Deliun në prani të anëtarëve të familjes edhe pse ai është i shtrirë nga sëmundja është i shtrirë në shtrat.
Ekspedita e policisë këtë ditë ishte eshte edhe në shtëpinë e Hysen Krasniqit në të njëjtin fshat, i cili nuk gjendej në shtëpi.
Skënderaj: – Dje, policia nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi shtëpinë e vëllezërve, Abdyl, Qerim dhe Ilaz Krasniqit, kurse me vete në polici mori Sami Krasniqin dhe Murtez Ibishin. Po këtë ditë, policia serbe bastisi edhe shtëpinë e Xhevdet Xh.Hajrës në fshatin Rakinicë të Skënderajt. Bëhet me dije se policia ia la thirrjen Xhevdetit që të paraqitet në postkomandën e policisë në Runik e njohur për keqtrajtimin brutal kundër shqiptarëve të kësaj treve.
5 tetor 1995
U promovua libri “Qëndresë urtësie” i Esad Mekulit
Sot, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës promovoi librin e Esad Mekulit, “Qëndresë urtësie”.
Fjalën e hyrjes e mbajti akademik Enver Gjerçeku, i cili në fillim tha se libri “Qëndresë urtësie” është një botim përkujtimor për Esad Mekulin dhe përkujtoi se ky libër është dashur të shohë dritën më 1991, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së poetit.
Referues për këtë libër ishte dr. Agim Vinca, i cili në fillim theksoi se libri “Qëndresë urtësie”, të cilin e botoi ASHA e Kosovës, anëtar i së cilës ishte nga themelimi e deri në vdekje, por edhe kryetar i parë i saj është edhe një rast i mirë për të komunikuar me poezinë e Esad Mekulit, përkatësisht për një rilexim të saj.
Pezia e Esad Mekulit vazhdon t’i flasë lexuesit shqiptar edhe sot, kur sistemi i vlerave është përmbysur, kurse autori i saj fizikisht nuk është më në mesin tonë. Temat dhe motivet që trajton poezia e Esad Mekulit, tha në vazhdim dr. Agim Vinca, nuk janë zhdukur dhe ato janë aktualizuar, kurse plagët të cilat dëshiron t’i mjekojë ajo, ende nuk janë shëruar. Dhuna dhe presioni që është ushtruar mbi shqiptarët në të kaluarën, ta zëmë në vitet ’30 ose ’50 të këtij shekulli, vazhdon edhe sot. Dhe pikërisht për këtë, poezia e Esad Mekulit tingëllon e freskët dhe aktuale. Poezia e tij korrespondon mirë me kohën tonë, duke komunikuar me ndjenjat dhe emocionet e lexuesve dhe ajo synon të jetë dëshmi e kohës dhe të flasë për të me vërtetësi artistike. Duke folur për të kaluarën, disa nga vjershat e tij e shpjegojnë të tashmen dhe në një mënyrë e parathonë të ardhmen.
Në vazhdim dr. Agim Vinca theksoi se deri në vitet ’80, kur në fushatën e egër antishqiptare që pat shpërthyer pas “kundërrevolucionit” të ’81-shit, nuk u kursye as poeti, luftëtari dhe intelektuali ynë Esad Mekuli, i cili duke qenë edhe përkthyes gjatë jetës së tij, ai kishte bërë aq shumë për njohjen dhe afrimin e popujve të kësaj hapësire dhe veçanërisht të kulturave të tyre.
Sido që të jetë, botimi i librit “Qëndresë urtësie” na nxit për rilexime e interpretime të reja të poezisë së “bacës Esad”, por edhe për përsiatje rreth fatit të krijuesit dhe funksionit të krijimtarisë në përgjithësi. Duke promovuar sot këtë libër, ne i shprehim mirënjohje Esad Mekulit për gjithë atë që bëri për letërsinë dhe kulturën tonë, tha midis të tjerash, prof.dr. Agim Vinca.
Për jetën dhe veprën e Esad Mekulit folën edhe shkrimtarë e akademikë të tjerë, ndërsa në emër të familjes u falënderua prof. Hasan Mekuli. Ai përkujtoi disa nga momentet më prekëse gjatë ditëve të fundit të jetës së Esad Mekulit.
Prof.Hasan Mekuli, tha se në kohën sa Esadi ishte i shtrirë në shtrat dhe i zhgënjyer për situatën e rëndë që ndodhte dhe vazhdon të ndodhë në Kosovë, një ditë i dogji të gjitha dorëshkrimet që i kishte. Ne nuk ishim vigjilentë, por edhe nuk isha i pranishëm kur ai i dogji ato. Pa dorëshkrimet, të cilat ai i dogji, mbetëm edhe pa një pjesë të krijimtarisë së tij dhe të kulturës sonë, tha ai.
5 tetor 1997
Jehonë e madhe për manifestimin e shqiptarëve në Bon
Manifestim i madh dhe i organizuar në mënyrë shembullore
Demonstrata e djeshme e mërgimtarëve shqiptarë në Bon, në organizimin e Degës së LDK-së në Gjermani, ishte manifestimi më i madh deri më tash në perëndim në mbështetje të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në manifestim, sipas vlerësimeve të organizatorit morën pjesë rreth 100 000 shqiptarë, ndërsa në njoftimet e radiostacioneve, televizioneve, gazetave e të agjencive thuhej se në protestë morën pjesë rreth 50 000 shqiptarë.
Në emisionet informative të radiotelevizioneve gjermane, kësaj demonstrate iu dha dje dhe sot publicitet i madh. Kanë informuar televizionet NTV, ZDF, ARD, VOX, e tjerë, si edhe Euro News.
Në të gjitha njoftimet që përcilleshin me pamje nga protesta theksohej fakti se shqiptarët u mblodhën në numër kaq të madh për të kërkuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Kryterai i Degës së LDK-së në Gjermani z. Hafiz Gagica, në një deklaratë për QIK-un e vlerësoi demonstratën e djeshme si të shkëlqyeshme. Ai lavdoi në emër të organizatorit të gjithë pjesëmarrësit nga anë të ndryshme të Gjermanisë dhe të shteteve për rreth për kulturën e lartë të organizimit dhe disiplinën e tyre. Ai tha se edhe policia gjermane e ka vlkerësuar shumë lart organizimin e këtij manifestimi. Autoritetet e policisë së Bonit kanë theksuar faktin se në protestë nuk ka ndodhur asnjë incident e asnjë çrregullim i vetëm para, gjatë dhe pass përfundimit të manifestimit.
Foto: Esad Mekuli
Kujtesë
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 4 tetor 1993-1998
Published
31 minutes agoon
October 5, 2026By
UBTNews
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.
4 tetor 1993
Revista gjermane “Welt am Sonntag” informon për burgosjen e mëse 30 shqiptarëve
Vala e re e burgosjeve në Kosovë, bëri jehonë edhe në mjetet e jashtme të informimit. Kështu, në numrin më të ri javorja gjermane “Welt am Sonntag”, informon për aksionin e burgosjes së mbi 30 shqiptarëve të Kosovës nga policia serbe. Sipas kësaj reviste, urdhërin për burgosjen e këtyre shqiptarëve pushtetmbajtësit serbë e arsyetojnë me pretekstin se ata kanë qenë duke zhvilluar dhe organizuar ushtrime përgatitore të vullnetarëve shqiptarë për kryengritje të armatosur kundër regjimit serb, si dhe për shkak, siç thuhet, të përpjekjeve për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
4 tetor 1994
Represioni në Kosovë
Podujevë: – Dje, rreth orës 8:00, një patrullë e policisë serbe nën pretekst të kërkimit të armëve mori në shtëpinë e tij, Murat Fetahun nga Mirovci i Podujevës. Murat Fetahun policia serbe e urdhëroi që deri në orën 11:00 të dorëzoj patjetër një revole.
Po kët ditë në fshatin Revuq të Podujevës, policia serbe ia la thirrjen Halil Dibranit, kryetar i Degës së Partisë Popullore Shqiptare në Podujevë që të paraqitet në gjykatën e Kurshumlisë për një revole, të cilën kohë më parë ia ka marrë policia.
Malishevë: – Më 29 e 30 shtator, policia nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi shtëpinë e Jemin Z.Morinës në fshatin Lubizhdë të Malishevës. Gjatë dy ditëve sa qëndroi Jemini në polici, ai u keqtrajtua fizikisht.
Pardje, rreth orës 16:00, në afërsi të fshatit Banjë, policia serbe ndali dhe rrahu rëndë, Bajrush Hotin dhe Osman S.Mazrekun që të dy nga Malisheva. Personat e lartëshënuar u rrahën nën pretekst se nuk qenkan ndalur me veturat e tyre.
Ferizaj: – Gjatë javës së kaluar, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, ishte në shtëpinë e Heset Hasanit, nga i cili kërkuan që të dorëzojë armë, njofton KMDLNJ.
Ndërkaq në fshatin Pojatë, policia mbylli punktin e shkollës fillore “Abetarja” dhe keqtrajtoi fizikisht drejtorin e kësaj shkolle (emrin e të cilit nuk arritëm ta mësojmë). Njoftohet se drejtori u thirr që të paraqitet dje në polici.
Në fshatin Pleshinë, policia keqtrajtoi fizikisht Nuhi Brahimin dhe djalin e tij Ganiun, të cilët u keqtrajtuan fizikisht edhe në stacionin e policisë në Ferizaj.
Gjilan: – Dje, policia serbe arrestoi Bardhyl Xhafën, kryetar i Nëndegës VIII të LDK-së në Gjilan. Gjatë kësaj kohe policia mori edhe Nexhat Bllacën e Fadil Vrajën, që të dy veprimtarë të kësaj nëndege.
Më pas Nexhat Bllaca nga stacioni i policisë në Gjilan nëpërmjet telefonit iu paraqit gruas së tij të cilën e njoftoi se ndaj tij dhe dy të arrestuarve të lartëshënuar është lëshuar një fletëparaqitje arresti për tri ditë.
Shkaku i arrestimit të tyre tash për tash nuk dihet.
Më 1 e 2 tetor, në postkomandën e policisë në Zhegër u mbajt arsimtari Shabi Ajvazi, nga i cili policia kërkon që të dorëzoj një revole.
Policia po e kërkon një revole edhe nga Ramadan Ramadani nga fshati Zhegër.
Më 30 shtator, rreth orës 11:00, para Shtëpisë së mallërave në Gjilan, policia mori Basri Tahirin nga Gjilani, i cili u dërgua në stacionin e policisë në Gjilan. Njoftohet se policia Basri Tahirit ia plaçkiti 2 mijë franka zvicerane dhe 40 marka gjermane. Bëhet me dije se Basri Tahiri është torturuar brutalisht nga policia serbe.
Po këtë ditë, policia serbe plaçkiti edhe Muharrem Lutfiun nga fshati Çelik, të cilit ia plaçkitën 2 mijë franka zvicerane. Policia plaçkiti edhe Nazmi Hamdiun po ashtu nga Gjilani. Nazmi Hamdiut policia ia plaçkiti 600 franka zvicerane.
Dje, policia serbe mori në pyetje, Ibrahim Salihun, kryetar i Nëndegës së LDK-së në Livoç të Epërm të Gjilanit. Policia, Ibrahim Salihut ia mori pasaportin.
Më 27 shtator, policia keqtrajtoi fizikisht, Gani Zeqirin, nën pretekst se ka organizuar vetëmbrojtje në fshat.
Kamenicë: – Më 30 shtator, policia mori në pyetje Sinan Sadikun, me ç’rast u interesua rreth aktivitetit të tij në LDK.
Viti: – Më 26 shtator, policia kërkoi një automatik nga Hamdush Hyseni nga Ramjani. Policët urdhëruan Hamdush Hysenin që ta blejë një automatik dhe ta dorëzojë në polici.
Më 27 shtator, në polici, nën pretekst të dorëzimit të armëve u thirr edhe Zylfi Isaku nga Lubishta.
Më 29 shtator, policia thirri dhe mbajti rreth 11 orë në stacionin e policisë në Viti, Abdyl Musën, kryetar i SHH “Nëna Terezë” në Viti.
Skënderaj: – Dje, një patrullë e policisë serbe, pasi bëri disa lëvizje patrolluese në fshatin Vojnik, rrahu rëndë, Rexhe Ramajn, kryetar i Aktivit të LDK-së së fshatin Runik. Policët hynë edhe në oborrin e shtëpisë së Ferat Kastratit, nga i cili kërkuan armë.
Pejë: – Më 1 tetor rreth orës 16;00, katër civilë serbë së bashku me veturën e tyre, e cila kishte targën me regjistrim të Kotorrit, të cilët u prezentuan si policë, legjitimuan Binak Lajçin dhe Gëzim Gjevukajn, të cilët më pas edhe u keqtrajtuan fizikisht pa kurrfarë shkaku.
Njoftohet se të lartëshënuarit morën lëndime të rënda trupore.
Mitrovicë: – Sot në rrugën e Zhabarit në Mitrovicë, policia serbe ndali dhe keqtrajtoi pa kurrfarë shkaku vëllezërit, Naim e Afrim Çitakun.
Njoftohet se vëllezërit Çitaku morën lëndime të rënda trupore. Pardje, policia serbe në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë, penguan anëtarët e Nëndegës së SHH “Nënë Terezaza”, të cilët ishin duke shpërndarë ndihma materiale. Policia i mori me vete Niman Kralanin dhe Hilmi Bekteshin, të cilët në polici u mbajtën derisa u bë verifikimi i dokumentacionit se prej nga i kanë marrë ndihmat materiale.
4 tetor 1995
Në Univeristetin serb të Prishtinës studiojnë rreth 17 mijë studentë
Në Universitetin serb të Prishtinës, në të cilin dje filloi viti i ri akademik, aktualisht studiojnë rreth 17 mijë studentë. Sipas njoftimeve të gazetës “Jedinstvo” sivjet janë regjistruar edhe 200 studentë serbë nga Kroacia, të cilët me familjet e tyre jetojnë në Kosovë. Po ashtu thuhet se janë pranuar edhe disa profesorë serbë nga Kroacia, të cilët ikën nga atje pas disfatës së rëndë që pësuan nga forcat kroate.
Në një raport të transmetuar mbrëmë në emisionin shqip të “Zërit të Amerikës” thuhej se numri kaq i madh i studentëve serbë është një dëshmi për përmasat e aksionit serb për kolonizimin e Kosovës.
Rektori i universitetit serb, Papoviq pat thënë në revistën NIN një vit më parë (30 shtator 1994) se gjatë dy viteve të fundit në këtë universitet kanë ardhur 7 000 studentë dhe 348 mësimdhënës serb nga Serbia.
4 tetor 1997
KMDLNJ: Të keqtrajtuar mbi 500 shqiptarë
Prishtinë, 4 tetor (QIK)
Dje, KMDLNJ në Prishtinë, në një raport të tij rreth intervenimit të policisë serbe mbi protestuesit paqësorë, njoftoi se policia keqtrajtoi në të gjitha format e mundshme mbi 500 veta. Nga kjo shifër të rrahur janë mbi 350, 150 të lënduar, 34 të arrestuar, nga të cilët 95 janë studentë dhe 32 nxënës e fëmijë.
KMDLNJ në përmbyllje të këtij raporti njofton se këto informata i ka regjistruar nga data 1 tetori deri më 3 tetor të këtij viti dhe se numri real i të keqtrajtuarve ende nuk ka arritur që të evidentohet në tërësi.
Të keqtrajtuar në të gjitha anët
Më 1 tetor të këtij viti, gjatë protestave paqësore të studentëve dhe qytetarëve shqiptarë në Pejë, policia serbe ka keqtrajtuar edhe disa qytetarë të tjerë të komunës së Deçanit, njofton KI i Degës së LDK-së në Deçan.
Policia serbe ka keqtrajtuar edhe Mehmet Shalën e Sadik R. Berishën nga Duboviku dhe Rifat S. Beqirajn nga Strellci i Epërm.
Bëhet e ditur se në komunën e Deçanit dhuna e policisë serbe po vazhdon. Më 2 tetor në Deçan, një patrullë e policisë serbe ndali autobusin e firmës “Kastrati” nga Peja dhe nxori me dhunë nga autobusi vozitësin Skënder Komoni. Ai u u dërgua në stacionin e policisë serbe në Deçan dhe u keqtrajtua rëndë.
Po këtë ditë në Pejë, policia serbe keqtrajtoi fizikisht Nijazi Tishukun, student nga Isniqi dhe Nazim Q. Ademajn, student i SHL “Bajram Curri” në Gjakovë. Nazim Ademaj në të dalë nga qyteti i Gjakovës, u nxor me dhunë nga autobusi dhe u keqtrajtua rëndë.
Më 1 tetor, në afërsi të Teatrit Popullor në Prishtinë, policia serbe ka keqtrajtuar rëndë Isa Restelicën nga Podujeva, i cili kishte dalë t’i përkrahë protestat paqësore të studentëve të UP-së.
- Restelica i tha sot QIK-ut se ai është keqtrajtuar nga policët serbë pasi reagoi në momentin derisa disa policë serbë po e keqtrajtonin brutalisht një plak rreth 60- vjeç. Ai në fillim është rrahur nga shtatë policë serbë, ndërsa më vonë është marrë nga policët dhe është dërguar në një rrugicë në rr. “Vellusha” dhe sërish është keqtrajtuar brutalisht. Isa Restelica në vazhdim theksoi se nga ekspedita e policisë serbe në gjendje të alivanosur është dërguar në stacionin e policisë serbe në Prishtinë ku nga inspektorët serbë është marrë në pyetje rreth tri orë dhe përsëri është keqtrajtuar fizikisht. Isa Restelica nga keqtrajtimet fizike ka pësuar lëndime të rënda në kokë, gjoks dhe në këmbë.
Më 2 tetor në rr. “Bihaqi” në Prishtinë, një ekspeditë e policisë serbe ndërhyri në çajtoren “Begolli” dhe keqtrajtoi pronarin Faik Binaku, vëllain e tij Ragipin dhe mysafirët Rexhep Rama, Qazim Koprani, Sinan Telaku, Milaim e Bashkim Binaku, Hamdi Sadiku, Sinan Haxholli, Shaban Azizi, Berat Idrizi e disa të tjerë. Njoftohet se disa nga mysafirët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Më 1 tetor, gjatë ndërhyrjes së policisë serbe në protestat paqësore në Prishtinë, policia serbe ka keqtrajtuar fizikisht edhe studentë e qytetarë të tjerë të komunës së Gjilanit.
Njoftohet se Florinë Ibrahimi, studente e Fakultetit Juridik nga Përlepnica është keqtrajtuar fizikisht nga policia serbe dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë.
Po këtë ditë në Prishtinë, nga gasi lotësjellës në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe Anitë Qerimi, studente e Fakultetit Filologjik nga Gjilani.
Të njëjtën ditë, në stacionin e autobusëve në Prishtinë, policia serbe mori Ardian Hajdarin, student i Fakultetit Elektroteknik të UP-së nga Gjilani. Ai është dërguar në një kthinë të stacionit të autobusëve dhe për gjysmë ore është keqtrajtuar rëndë. Ai i tha KI të Degës së LDK-së në Gjilan, se në të njëjtën kthinë janë keqtrajtuar fizikisht edhe disa studentë nga komuna e Podujevës.
4 tetor 1998
Në Vraniq dje digjeshin ende dy kufoma
Në shtëpinë e Ramadan Raçit, dje digjeshin ende kufomat e një mashkulli e të një femre, njofton Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Suharekë.
Një delegacion i subjekteve komunale të Suharekës vizioi dje fshatrat Vraniq dhe Bukosh, ku mbretëronte një gjendje shumë e rëndë.
Sipas disa dëshmitarëve, policia serbe i kishte masakruar një mashkull e një femër në një vend tjetër, e më vonë, trupat e masakruar, që dyshohet të jenë të Ymri Palushit dhe Zelfije Palushit, i kishte futur në shtëpinë e z. Raçi dhe i kishte dhënë asaj flakën.
Në Vraniq policia serbe ka arrestuar së paku 80 vetë.
Në këtë fshat, forcat serbe kanë djegë 250 shtëpi, kurse në Bukosh kanë mbetur pa u djegë vetëm 7 shtëpi.
Nga Suhareka njoftohet se edhe gjatë natës së mbrëmshme, në qytezë ka pasur shumë të shtëna me armë, duke përfshirë edhe armët e kalibrave të rëndë.
Në Obri të Epërme u gjetën edhe dy vajza të masakruara të familjes Deliu
Të dielën pasdreke, në Obri të Epërme të Gllogocit u gjetën trupat e pajetë e të masakruar të Antigonë Hysen Deliut (14) dhe Mihane Hysen Deliut (16) nga i njëjti fshat.
Shërbimi për Informim i KMDLNJ-së njofton se këto dy kufoma janë të masakruara.
Murat Musliu, kryetar i Nënkëshillit të KMDLNJ-së i tha QIK-ut se kufomat janë gjetur në mes fshatrave Likoc (Skënderaj) e Obri e Epërme (Gllogoc), rreth 500 metra larg vendit ku ishin masakruar anëtarët tjerë të familjes Deliu. Deri më tash dihet se janë masakruar 24 anëtarë të kësaj familjeje.
Foto: KMDLNJ
Kosova përballet me Austrinë në plejofin për Botërorin 2027
Protestuesit lejojnë të largohet stafi civil, por jo deputetët
UBT hap thirrjen për mobilitet studentor Erasmus+ në Portugali
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 5 tetor 1993-1998
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 4 tetor 1993-1998
IKShPK konfirmon 186 raste me fruth, mbi 95 për qind e të prekurve të pavaksinuar
Vlora Spanca rizgjidhet Auditore e Përgjithshme e Kosovës
Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Mijëra maturantë nga trojet shqipfolëse zgjedhin UBT-në – një destinacion akademik që tejkalon kufijtë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoInfantino kërkon falje për gabimet, por ruan mbështetjen e drejtuesve të FIFA-s
-
Sport2 months agoUellsi tërheq mbështetjen për Infantinon, kërkon ndryshim në krye të FIFA-s
-
Aktualitet2 months agoRusia sulmon Ukrainën me raketa balistike dhe dronë: Të paktën 14 të vrarë në Kjiv
-
Lajmet2 months ago“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, i afrohet miliardit në vetëm pak ditë
