Kulturë

Hapet panairi i librit “Prishtina 2023”, i pranishëm edhe Ismajl Kadare

Kadare shpreson se letërsia shqiptare do të rikthehet më mirë e më fortë.

Published

on

Me moton “Libri triumfon”, të martën është hapur panairi i librit në Prishtinë. Në hapjen e këtij edicioni të panairit “Prishtina 2023”, krahas figurave politike vendore, i pranishëm ishte edhe shkrimtari i madh shqiptar, Ismajl Kadare, i cili u vlerësua si forcë gjigante e ngritjes së gjuhës e kulturës shqiptare, por edhe zë për liri.

Para të pranishmëve, shkrimtari shqiptar, Ismajl Kadare teksa shprehu gëzimin për praninë e tij në këtë panair, ai shpreson se letërsia shqiptare do të rikthehet më mirë e më fortë.

“Jam shumë i gëzuar që ndodhem midis jush në këtë ditë kaq të bukur dhe kaq frymëzuese në ditën e libri për çdo popull kjo i bënë nder të madh ne shqiptarët…por pastaj jemi kujtuar dhe jemi rikthyer unë shpresoj se do të rikthehemi më mirë, më fort, më bukur në këtë aspekt”, u shpreh shkrimtari i madh shqiptar, Kadare.

Fjalë të mëdha të shkrimtarin Kadare, thuri edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti cili Kadarenë e quajti shkrimtari më i madh i gjallë në botë.

Derisa, shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për botën e librit, Kurti u shpreh se populli i Kosovës i ka borxh Ismajl Kadaresë sa nuk thuhet pasi që siç u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar vetëdija për trungun shqiptar është formuar nga botimet e Kadaresë.

“Panairi është si një festival i librit, lexuesi mund të vijë çdo ditë, madje mund të vijë jo vetëm si lexues, por edhe si shkrues dhe si bibliofil, sepse libri ka edhe bukurinë e vetë si punim artizanal. Panairin unë vetë e ndjej si një qytezë, por edhe si një shoqëri të hapur si një mendje të hapur. Dëshiroj thellësisht që panairi të ketë ndikim mendor e kulturor mbi të rinjtë, dëshiroj të shoh këtu sa më shumë të rinj…Qeveria jonë ka ristrukturuar tërësisht qasjes ndaj zhvillimit të librit, kemi gjashtë fishuar buxhetin për librin nga 160 mijë euro në 1 milionë euro dhe mbështetja vetëm për letërsi e veçmas shtëpi botuese sot mbështesim të gjitha gjinitë letrare dhe autorin e pavarur drejtpërdrejtë. Pra, mbështesim zhvillimin e audio librave, programeve për nxitjen e lexueshmërisë si dhe rezidencat letrare….Të gjithë ne jemi rritur me të që do të thotë se vetëdija jonë për veten si trung shqiptar është në masë të konsiderueshme e formësuar nga romanet dhe nga poezia e Ismajl Kadere, ne atij i jemi borxh sa s’thuhet”, theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca teksa ka falënderuar Ismajl Kadarenë që letërsinë shqipe e bëri të përbotshme, tha se shkrimtari Kadare është ngritur në simbolin më të lartë e kuptim-plotë për popullin tonë. Konjufca u shpreh se Ismajl Kadare letërsisë shqipe ia siguroj një vend të pavdekshëm me atë që ai vetë i quan letërsia universale e botës.

Në ceremoninë hapëse të Panarit të Librit “Prishtina 2023”, kryetari i Kuvendit, Konjufca tha se libri është një institucion i cili nuk mund të mos ekzistojë.

“Libri iu ka mbijetuar edhe të gjitha katastrofave të natyrës edhe të historisë, është nga ato institucionet i cili thjesht nuk mund të mos ekzistoj. Qenia e tij lidhet me një nevojë shumë të thellë të shpirtit njerëzor pa të cilin nuk ia dalim dot….Libra është hapësira e pafund e shkëmbimit, është shtëpia e përbashkët e shkrimtarit dhe lexuesit. Libri është i pashkatërrueshëm meqë në njëfarë mënyre mendoj që është platonik është mëshirim i idesë…Ne i kemi shkrimtarët që arritën t’i flasin kombit tonë, por e kemi edhe Ismajl Kadaren i cili arriti t’i fliste botës duke mbetur tipik shqiptar. Letërsisë shqipe Ismajl Kadare ia sigurojë një vend të pavdekshëm me atë që ai vetë i quan letërsia universale e botës. Por, ai nuk ishte thjesht vetëm shkrimtari që vetë mjaftohet me kënaqësinë e të shkruarit. Ismajl Kadare gjithnjë ka qenë dhe është forcë gjigante e ngritjes së vetëdijes botërore për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Ai për Kosovën bëri gjithçka që mund ta bënte një intelektual i përmasave planetare, Kosovës i kushtoi edhe vepra e kërkoi me ngulm lirinë tonë dhe ishte zëri ynë kolektiv kudo që shkoi”, tha ai.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh me këtë rast se kryeqyteti është shndërruar në vatër që shpalos magjinë e fjalës në letër. Rama tha se është e qartë se inkurajimi i të rinjve për të lexuar libra duhet të përshtatet me epokën digjitale, por gjithmonë duke e ruajtur thelbin e të shkruarit.

“Të cilin e kanë shndërruar panairin në një traditë që e presim në çdo fillim verë. Përkushtimi dhe angazhimi juaj për të promovuar librin dhe nxitur leximin e kanë kthyer Prishtinën në vatër të mrekullueshme letrare që shpalos magjinë e fjalës në letër dhe rrëmben zemrat dhe mendjet e të gjithë atyre që përfaqësojnë dhe përqafojnë faqet e shkruara. Uroj që ky panair i librit të kthehet në festë të fjalës së shkruar që rrezaton lartë përtej kësaj hapësire e këtyre mureve dhe kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Ndërsa, shkrimtarja, Drita Ruhani shpreson se pananiri i librit të jetë motivues për rritjen e lexuesve.

“Kemi shumë shkrimtarë që meritojmë t’i vendosim në plan të parë dhe të cilët do t’i gjeni sot në panair. Uroj që kjo festë e librit të jetë motivuese për rritjen e lexuesve për autorët tanë”, deklaroi autorja, Ruhani.

Në edicionin e 23-të të panairit, është paralajmëruar të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se janë rreth 2 mijë tituj të rinj në panairin “Prishtina 2023”.

Në kuadër të panairit do të shënohen edhe disa përvjetorë si: 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Panairi i librit “Prishtina 2023” do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00 deri 20:00, ndërkaq do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00. 

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara