Lajmet

APK: Tri ministritë që prijnë me raste të korrupsionit

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, janë ndër institucionet të cilat prijnë sa i përket rasteve të korrupsionit. Ndërkaq, Posta dhe Telekomi i Kosovës, është më i cenueshmi nga korrupsioni nga ndërmarrjet publike. Kështu bënë të ditur drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj.

Buleshkaj, flet edhe për rastin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe numrin e zyrtarëve publik që nuk e kanë deklaruar pasurinë, si dhe gjobat e shqiptuara.

“Kemi bërë një vlerësim të 140 institucioneve se cila nga to janë më të cenueshme nga korrupsioni, duke përdorur metodologji dhe indikatorë të zhvilluar nga Këshilli i Evropës…Si të tillë kemi evidentuar disa nga institucionet qendrore të Kosovës të cilat janë më të cenueshme nga korrupsioni. Kryesisht janë ato që besojmë që të gjithë edhe pajtohemi pa një hulumtim të tillë. Këtu kemi nëse nuk gaboj Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, kemi ndërmarrjet publike si Postën dhe Telekomin. Ndërsa, të tjerat qëndrojnë pak më mirë…Hulumtimi i ka ndarë institucione administrative dhe ndërmarrjet publike, sepse është e padrejtë që të futën të gjitha në një thes. Për sa i përket institucioneve administrative kanë prirë këto ministri”, thotë Buleshkaj.

Lidhur me rastet e korrupsionit, 25 të tilla janë dërguar në prokurori dhe se janë duke u shqyrtuar.

“Këtë vit nuk janë dërguar shumë raste. Nëse nuk gaboj është rreth 20 ose 25 si total sepse jemi kujdesur ose të paktën kemi besuar që ato që dërgojmë janë më mirë të përgatitura dhe ka bazë të mjaftueshme për t’u ngritur aktakuzë…Këto të gjitha janë në shqyrtim. Nuk e besoj që ndonjëra nga këto që janë dërguar këtë vit ka arritur fazën finale të hetimeve”, tha ai.

Ndërkaq, APK-ja ka dërguar mbi 15 raste në prokurori për mosdeklarim të saktë të pasurisë.

Buleshkaj tregon se kanë shqiptuar rreth 100 gjoba për vonesa në deklarimin e pasurisë.

“Kemi rreth 12 mijë zyrtarë publik të cilët janë të obliguar ta kryejnë deklarimin e pasurisë. Nga këta 12 mijë kemi pasur më pak se 100 të cilët nuk e kanë deklaruar në kohë dhe nuk e kemi asnjë që nuk e ka deklaruar brenda afatit shtesë që jep ligji prej 15 ditëve. Kemi pasur rreth 100 gjoba, më saktë 98 gjoba të cilat i kemi shqiptuar për vonesa…Përveç kësaj, ne kemi mbi 15 raste që i kemi dorëzuar deri më tash e që lidhen direkt për deklarim të pasurisë. Kemi edhe raste të tjera që nuk ndërlidhen me deklarim të pasurisë që janë dërguar në prokurori. Këto raste janë dërguar në prokurori sepse nuk ka qenë i saktë deklarimi i pasurisë. Sipas nesh ka pasur tentativë për t’u fshehur pasuria e caktuar”, potencon Buleshkaj.

Buleshkaj thekson se prin një trend jopozitiv ku zyrtarët e caktuar lirohen nga gjyqësori nga përgjegjësia penale duke u thirrur në një bazë jo të qartë.

Ai thotë se rasti i Gërvallës ka qenë më kompleks për shkak se pasuria e cila është menduar se nuk është deklaruar plotësisht, ka qenë jashtë Kosovës.

“Agjencia e ka kryer punën e vetë për këtë rast dhe e ka përcjellur rastin në prokurori. Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe tashmë e kemi një vendim të gjykatës, i cili është një vendim lirues për zonjën Gërvalla për përgjegjësinë e saj penale në mos eklarimin e plotë të pasurisë. Si e keni parë këtë vendim? Fillimisht, ne nuk e kemi analizuar ende. Për neve është e rëndësishme që secili rast që dërgohet nga ne në prokurori të ketë një vendim dënues. Do ta studiojmë fillimisht se çka ka qenë arsyetimi i gjyqtarit kur e ka liruar zonjën Gërvalla nga përgjegjësia e saj. Ne kemi një trend të fundit që është jo shumë pozitiv për ne, ku zyrtarët e caktuar lirohen nga gjyqësori, nga përgjegjësia penale duke u thirrur në një bazë jo të qartë…Ky rast ka qenë pak më kompleks, sepse pasuria që është menduar që nuk është deklaruar plotësisht, nuk ka qenë në Kosovë dhe ka qenë verifikimi i saj jashtëzakonisht i vështirë, nëse jo i pamundur”, thekson Buleshkaj.

Ndër të tjera, Buleshkaj shpreh shqetësimin se prokuroria e Kosovës i hedhë poshtë një numër të madh të kallëzimeve penale të APK-së, ku më pas nuk u lejohet ankimi i këtyre vendimeve, e siç thotë ai mund të jenë edhe të padrejta.

Rreth 1 mijë e 200 euro dhe dënimi me burg me kusht janë dënimet më të mëdha sipas Buleshkaj që ka shqiptuar prokuroria në rastet e korrupsionit.

Bota

Macron: Kievi duhet të jetë realist për çështjet territoriale

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se Ukraina duhet të adoptojë një qasje më të “realiste” në lidhje me çështjet territoriale në çdo bisedim të ardhshëm për të përfunduar luftën me Rusinë. Në një fjalim gjatë një takimi të ambasadorëve francezë, Macron tha se Ukraina duhet të jetë e gatshme për bisedime të hapura dhe të mundshme mbi territoret që janë pushtuar nga Rusia.

Macron theksoi se përpjekjet për një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë janë të pamundura dhe kërkojnë një qasje të balancuar dhe të qëndrueshme. Ai gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë evropianët për të bindur Rusinë të ule në tryezën e bisedimeve, duke i shtuar më tej angazhimet diplomatike ndërkombëtare. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur gjithashtu dëshirën për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur, një qëndrim që mund të ndikojë në mënyrën se si zhvillohen negociatat./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Mike Johnson premton se do të çmontojë ‘shtetin e thellë’

Published

on

Mike Johnson, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka bërë një premtim të fuqishëm për të çmontuar “shtetin e thellë”, një term që përshkruan burokracinë dhe strukturat që disa konservatorë besojnë se pengojnë politikat e tyre. Ky premtim është pjesë e një axhende më të gjerë reformash që Johnson ka parashikuar të zbatojë në vitin 2025, përfshirë ulje taksash, përmirësime në sigurinë kufitare dhe lehtësime për bizneset.

Johnson ka theksuar nevojën për të zgjatur uljet e taksave të vitit 2017, duke i shërbyer ekonomisë dhe duke eliminuar disa taksa të tjera, përfshirë ato mbi bakshishet dhe përfitimet e Sigurimeve Shoqërore. Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e rritjes së prodhimit amerikan dhe reduktimit të rregulloreve federale, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për bizneset.

Në një intervistë për Fox News, Johnson ka premtuar që ky plan do të realizohet brenda 100 ditëve të para të administratës së ardhshme republikane, duke përdorur pajtimin buxhetor për të kaluar legjislacionin me shumicë të thjeshtë në Senat. Po ashtu, ai ka vënë theksin në politikat e sigurisë kufitare dhe ka mbështetur përfundimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.

Rizgjedhja e Johnson si Kryetar i Dhomës është parë si një fitore për konservatorët, duke u bashkuar ngushtë me presidentin e zgjedhur Donald Trump në përpjekjen për të shkatërruar “shtetin e thellë”.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk mund të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke “braktisur njohjen reciproke”.

Kurti tha se nuk pranon që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi.

“Ai dokument [draft-statuti i Asociacionit] ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike, neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, le të adresohet aty dhe neni 10 flet edhe për të gjitha marrëveshjet të cilat janë realizuar në të kaluarën e të cilat janë ligjërisht të obligueshme. Tash, nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë-Serbi është apo duhet të jetë Asociacioni, është njohja reciproke. Nuk mund të flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke braktisur njohjen reciproke. Pra, në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke defaco. Unë nuk e mohoj që pararendësit dy herë e kanë nënshkruar Asociacionin, më 2013 dhe 2015, nuk e mohoj një gjë të tillë, mirëpo në të njëjtën kohë nuk pranoj që të vendoset në qendër Asociacioni në raportet Kosovë-Serbi”, thotë Kurti.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordim për marrëveshjen e Brukselit në shkurt 2023, dhe Aneksit të Ohrit në mars të atij vitit, por nuk ka pasur zbatim.

“Besoj që nëse ka dështuar diçka atëherë ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes, sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar dhe më pastaj, gjyqtarët, referët – Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi. Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshjeje nëse nuk ka ndëshkim për shkeljet e saj, pra përderisa një marrëveshje nuk zbatohet, ajo nuk do të duhej të shkelet dhe kjo është toleruar nga ana e Brukselit për Serbinë. Ne jemi përtej dialogut, sepse ne kemi marrëveshje. Marrëveshja bazike i ka 11 nene e 6 fjali në preambulë dhe e ka një aneks zbatimi me 12 pika. Besoj që kur flasim për dialogun duhet t’i rikthehemi marrëveshjes dhe aty ta theksojmë që Serbia nuk guxon ta shkelë marrëveshjen, duhet ta tërheqë letrën e zonjës Bernabiq si kryeministre që tha se nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës, besoj që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kundërshtim me këtë, po ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe përveç se ta nënshkruajmë atë marrëveshje bazike – si një siguri juridike, si një garanci për zbatim, do të duhej që sa më parë të dorëzohej Millan Radoiçiq kryekrimineli serb i cili na e vrau rreshterin policor Afrim Bunjaku, hero i Kosovës”, thotë Kurti.

Sa i përket planit të sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes, Kurti thotë se nuk pritet që Beogradi zyrtar të tregojë konstruktivitet.

“Duhet ta presim tash përfaqësuesen e re të lartë, zëvendëspresidenten Kaja Kallas dhe iniciativën e saj për rrugën përpara. Besoj që topi është te ndërmjetësi në këtë kuptim, sepse nuk mund të presim që Beogradi përnjëherë do të bëhet aktor konstruktiv dhe do të thotë po e nënshkruaj marrëveshjen edhe le ta zbatojmë me një plan sekuencimi. Destruktiviteti i tyre ka ardhur duke u rritur, andaj ne presim nga ndërmjetësit që ta ndërpresin këtë destruktivitet të palës tjetër”, thotë ai.

Ndërkaq lidhur me masat ndëshkuese të Bahskimit Evropian ndaj Kosovës, Kurti thotë se nuk mund të jap datë se kur mund të largohen ato.

“Tash deeskalimi në veri ka ndodhur, ne urojmë që të mos ndodh rieskalimi, ka pasur përpjekje për rieskalim, këto granatat e dorës që hidhen herë në stacion të policisë e herë në ndërtesë të komunës, ose përpjekja për ta hedhur komplet në erë kanalin Ibër-Lepenc janë përpjekje për rieskalim. Mirëpo të gjithë e dinë që Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është përgjegjëse për këtë, madje edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell në mandatin e tij kur ishte i dërgoi një raport 27-ëshes së Bashkimit Evropian ku ju tha atyre hiqni masat për Kosovën, mirëpo janë disa dinamike të brendshme në Bashkimin Evropian për të cilat fatkeqësisht po e pëson Kosova. Unë punoj e uroj të hiqen s amë parë, por nuk mund të jap një datë të caktuar për këtë gjë për shkak se nuk është se ne ja kemi vënë masat vetës, ato na janë vënë padrejtësisht neve”, thotë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​IKShPK del me udhëzime për parandalimin e MetaPneumovirusi

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka dhënë udhëzime lidhur me Metapneumovirusin Njerëzor (hMPV), pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.

IKShPK në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë ka ndarë informacione bazike me qytetarët me qëllim që të jenë të informuar dhe të rrisin masat e kujdesit parandalues.

Sipas IKSHPK-së hMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes: Pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Derisa IKSHPK thotë se simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.

“Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit”, thuhet tutje.

Continue Reading

Të kërkuara