Lajmet

Çfarë është depresioni i janarit dhe si ta trajtojmë atë?

Published

on

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.

Por, cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si tejkalohet depresion?

Në depresionin e janarit ndikon gjithë festa e dhjetorit, entuziazmi që ndjejmë për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar.

Janari është muaji ku dita është me e shkurtër e nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.

Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike. Shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen tani dhe të gjitha e bëjnë janarin të duke i gjatë, që do të thotë se s’kemi financa të mira, as energji, po fillojmë një vit ku se kemi të qartë çfarë duam prej vetes.

Kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por për ata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka të mos e ndiejnë janarin depresiv, për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.

Nëse trupi ka nevojë për disa ditë pushim, në fillim të janarit s’duhet të kemi frikë se po biem në depresion po duhet të respektojmë ndjesitë dhe nevojën e organizmit, ta lejojmë trupin të pushojë. Fokusohemi si ta shijojmë janarin, kemi aktivitete që mund t’i bëjmë, kjo nuk nënkupton që s’mund të bëjmë aktivitet sportiv, qoftë ajo edhe një ecje në natyrë. Të rëndësishme janë edhe kontaktet me njerëz.

Është mirë që kjo periudhë të shfrytëzohet për t’u takuar me më shumë njerëz që i duam. /UBT News/

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara