Teknologji

A do të mbyllet rrjeti Telegram?

Ekstremistët në Telegram kanë qenë deri tani në gjendje të përhapin urrejtje.

Publikuar

Ministria e Brendshme gjermane duket se po e humb durimin me shërbimin për komunikim, Telegram.Duket se në Ministri po mendohet seriozisht edhe për ndalimin e shërbimeve të Telegramit në Gjermani. “Ne nuk mund ta përjashtojmë këtë mundësi”, tha ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën javore “Die Zeit”. Por mbyllja do të ishte “shumë serioze dhe vetëm zgjidhja e fundit”. Kjo mundësi do të shikohet vetëm në qoftë se dështojnë të gjitha përpjekjet e tjera.

Mungesa e suksesit

Telegram Screenshot Chat der QAnon Gruppe QPatrioten24

Është e qartë që masat e mëparshme, përfshirë këtu edhe një letër paralajmëruese të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, nuk kanë çuar në ndonjë rezultat pozitiv, tha Faeser. “Nëse themi se në fund do ta mbyllim këtë shërbim, për përdoruesit dhe ata që ofrojnë këtë shërbim do të ishte një veprim i ndjeshëm dhe i keq”.

Ekstremistët në Telegram kanë qenë deri tani në gjendje të përhapin urrejtje dhe të bëjnë plane për sulme, pa pasur frikë se operatori do të ndërhyjë. Ligji për rrjetet sociale detyron ofruesit që pas ndonjë ankese të heqin shpejt përmbajtjen dukshëm të paligjshme. Mendoj se kjo është një nga pikat më të rëndësishme për të zbatuar ligjin”, tha ministrja e Brendshme.

Faeser kërkon zgjidhje evropiane

Telegram Screenshot Chat der QAnon Gruppe QPatrioten24

Faeser angazhohet që kjo çështje të zgjidhet në nivelin evropian, në mënyrë që Telegrami të detyrohet të bashkëpunojë. “Telegrami e ka sot selinë në Dubai, e nesër ndoshta do ta ketë në Ishujt Cayman”, theksoi ministrja. “Ne do të kemi nevojë për shumë forcë për të zbatuar ligjin. Vetëm Gjermania nuk do të mund ta zgjidhë këtë problem.” Ministrja Faeser thotë se ajo është në kontakt të përhershëm dhe në konsultime intensive me homologët e saj evropianë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

DW

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Jimmy Donaldson, njeriu me fitimet më të mëdha nga YouTube për vitin 2021

Donaldson tejkaloi për nga fitimet 10-vjeçarin Ryan Kaji, i cili kryesoi listën e përvitshme dy vitet e fundit.

Publikuar

nga

Jimmy Donaldson, 23-vjeçar me prejardhje nga Amerika, i njohur ndryshe edhe si MrBeast, ishte më i paguari i vitit 2021 nga YouTube, sipas Forbes. Ai ka gjeneruar më shumë se 10 miliardë shikime në platformë dhe arriti 54 milionë dollarë fitime.

Donaldson tejkaloi për nga fitimet 10-vjeçarin Ryan Kaji, i cili kryesoi listën e përvitshme dy vitet e fundit.

Bashkërisht, dhjetë “YouTuber-ët” më të paguar arritën shifrën 300 milionë dollarë në vitin 2021, sipas revistës amerikane.

Në vendin e dytë renditet Jake Paul, kjo shënon edhe pozicionimin e tij të parë në topdhjetëshe që nga viti 2018, dhe vëllai i tij Logan, i cili u rikthye, meqë mungoi që nga viti 2017.

Gjatë pandemisë, shumica e mediave tradicionale e patën të vështirë të përshtaten. Filmat u shtyen, oraret e telenovelave u ndryshuan dhe lansimi i videolojërave u shtye. Për platformën YouTube, kjo mund të konsiderohet një “lloj shpërthimi”.

Sipas ekspertëve, në vitin 2021, kjo platformë kishte 2.3 miliardë përdorues në nivel botëror. YouTube thotë se një miliard orë përmbajtje vizuele konsumohen në platformë çdo ditë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Google planifikon të investojë 1 miliard dollarë për kthimin në zyrë

Google dëshiron që pjesa dërrmuese e fuqisë punëtore të kthehet në zyrë për tre ditë në javë.

Publikuar

nga

Google po planifikon rikthimin në zyrë me një investim që do të zgjerojë kapacitetin në Britani të Madhe me 50% dhe do të rigjallërojë mjedisin e punës. Motori i kërkimit do të shpenzojë 1 miliard dollarë dhe synon që numri i punonjësve të rritet nga 6 mijë e 400 në 10 mijë. Ajo po blen Central Saint Giles në Londër, në të cilën aktualisht është qiramarrëse.

Shefi i Google në Mbretërinë e Bashkuar, Ronan Harris i tha BBC-së se investimi reflektoi besimin e firmës në zyrën e një vendi pune.

“Ne duam të ringjallim mjedisin e punës. Ne po synojmë ta rindërtojmë vendin e punës. Po blejmë këto ndërtesa dhe jemi të etur që të shohim të gjithë të kthehen në zyrë dhe të përjetojnë rigjallërimin e vendit të punës”, tha zoti Harris.

Udhëzimi aktual i qeverisë mbetet për të punuar nga shtëpia (kur është e mundur), por ky kufizim – së bashku me kufizimet e tjera të qeverisë – do të rishikohen më 26 janar.

Google dëshiron që pjesa dërrmuese e fuqisë punëtore të kthehet në zyrë për tre ditë në javë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gmail, aplikacioni më i instaluar në Play Store

Ky aplikacion u rrit shumë me kalimin e viteve.

Publikuar

nga

Aplikacioni Gmail i Android është bërë aplikacioni i katërt i Google që ka arritur 10 miliardë instalime. Të vetmet aplikacione të tjera nga Google që kanë kaluar këtë arritje janë aplikacioni Google Play, YouTube dhe Google Maps.

Aplikacioni Gmail, aplikacioni për shkëmbim e-mail-ash i Google për telefonat Android, u lansua në vitin 2004 dhe që atëherë ka qenë i popullarizuar në mesin e përdoruesve të Android.

Ky aplikacion u rrit shumë me kalimin e viteve, e në rritje një ndikim të madh e kanë edhe studentët dhe profesionistët./UBTNews

Vazhdo të lexosh

5G

SMART INFRASTRUCTURE – UBT INNOVATIONS

This is UBT.

Publikuar

nga

Inovacioni i parë i UBT-së ndërlidhet me infrastrukturën e mençur – Smart Infrastructure, një hap i madh i UBT-së drejt zhvillimit modern jo vetëm për nevoja të institucionit, por edhe të mbarë Kosovës.

  • 5G Technology – Një hap shumë i rëndësishëm i Kosovës përmes UBT-së, me vendosjen e rrjetit 5G në Parkun Shkencor Inovativ, përmes së cilit shumë gjëra inovative dhe të një niveli tjetër do të mund të realizohen në Kosovë;
  • Industry 4.0 – Revolucioni industrial apo industria 4.0 do të sjellë kombinimin e teknologjisë me koncepte të ndryshme që do të mundësojnë krijimin e fabrikave të mençura, të njohura si Smart Factories;
  • New Innovations – Kapaciteti i madh që ofron gjenerata e pestë e rrjeteve celulare pa tela do të jetë një mundësi jashtëzakonisht e mirë për studentët, për të krijuar gjëra të reja dhe inovative që do t’i bëjë ata garues të barabartë me studentët e mbarë botës, që vijnë nga universitete prestigjioze;
  • Productivity Infrastructure – Smart Infrastructure do të integrojë teknologjinë digjitale e cila do të sjellë vlera të monitorimit, saktësisë në vendimmarrje, efikasitetit, besueshmërisë, sigurisë, qëndrueshmërisë, ndërveprimit, si dhe fuqizimit të përdoruesve;

#THIS IS UBT #30INNOVATIONS

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara