Internet

I bëhet thirrje platformës YouTube të luftojë dezinformimin

Ato i ofruan ndihmë platformës për të luftuar dezinformimin.

Publikuar

Mbi 80 grupe të kontrollit të fakteve nga e gjithë bota i kanë bërë thirrje platformës që të marrë veprime për ta luftuar dezinformimin dhe “të mos lejojë që platforma e saj të armatoset nga aktorë të paskrupullt”.

Në një letër të hapur dërguar shefit të YouTube, Susan Wojcicki, grupet duke filluar nga Afrika Check me bazë në Kenia deri te Politifact dhe Washington Post në Shtetet e Bashkuara i ofruan ndihmë platformës për të luftuar dezinformimin.

“Çdo ditë, ne e shohim që YouTube është një nga kanalet kryesore të dezinformimit dhe keqinformimit në të gjithë botën”, thonë ata, teksa shtojnë se videot që përmbajnë dezinformata kishte shkuar “nën radarin” e politikave të platformës, sidomos në vendet që s’flasin anglisht. Ne ju inkurajojmë të ndërmerrni veprime efektive kundër keqinformimit dhe dezinformimit… dhe këtë mund ta arrini bashkërisht me organizatat. Përvoja jonë si kontrollues faktesh së bashku me provat akademike na tregon se verifikimi i përmbajtjeve është më efektiv sesa fshirja e tyre”, thuhet mes tjerash.

Zëdhënësja e YouTube, Elena Hernandez mbrojti platformën, duke thënë se verifikimi i fakteve ishte një “mjet vendimtar”, por vetëm “një pjesë e një enigme shumë më të madhe për të adresuar përhapjen e dezinformatave”. Sipas saj, YouTube ka bërë shumë progres./UBTNews

Internet

Loja e famshme e Pokémon pritet të lansojë versionin e saj më të ri në vitin 2022

Data e saktë kur pritet të lansohet është 28 janar 2022.

Publikuar

nga

E zhvilluar nga Game Freak dhe e publikuar nga The Pokémon Company për Nintendo Switch është pjesë e gjeneratës së 8-të të kësaj video game.

Data e saktë kur pritet të lansohet është 28 janar 2022. Shumë pak detaje si koha janë zbuluar në mënyrë zyrtare nga vetë zhvilluesit e kësaj loje. Megjithatë mes shumë gjërave që akoma nuk dihen, të tjera detaje janë zbuluar dhe qarkullojnë nëpër rrjete sociale.

Nga informacionet e zbuluara në Twitter, bëhet me dije se lojtarëve do ju duhet të plotësojnë Hisui Pokedex para se të marrin Arceus-in, hap ky i cili do marre goxha kohë. Bashkëngjitur kësaj thuhet se është krijuar një sistem i ri statistikash, nuk do ketë aftësi apo tipare të ruajtura.

Ky version i ri do luhet vetëm me një lojtar. Versioni i ri do jetë i disponueshëm me pakicë dhe për këtë të interesuarit mund të bëjnë një pre order.

Dhe si rrjedhojë gjithë keto veçori i kanë ndarë fansat në mënyrë të tillë që disave po ju duken interesante ndryshimet e bëra dhe të tjerët që nuk i pëlqejnë këto të fundit./Game World Albanian

Vazhdo të lexosh

Internet

Franca gjobit Google dhe Facebook me gjoba të ashpra

Gjoba prej 150 milionë eurosh ndaj Google është lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji Informative dhe Liri.

Publikuar

nga

Rregullatorët francezë kanë goditur kompanitë, Google dhe Facebook me 201 milionë euro gjobë, për shkak të përdorimit të mekanizmit për gjurmim online të përdoruesve, kanë thënë autoritetet më 6 janar.

Gjoba prej 150 milionë eurosh ndaj Google është lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji Informative dhe Liri.

Ky institucion ka gjobitur gjigantin Google me gjobë prej 100 milionë eurosh edhe në dhjetor të vitit 2020.

“Koomisioni ka vërtetuar se faqet facebook.com, google.fr dhe youtube.com nuk iu mundësojnë përdoruesve që të refuzojnë përdorimin e të dhënave të tyre, me aq lehtësi sa të pranojnë këtë kërkesë”, ka thënë trupi rregullativ.

Të dyja platformat kanë tre muaj kohë për të ndryshuar praktikat, pasi më vonë Franca do të vendosë gjoba prej 100,000 eurosh në ditë.

Google ka thënë për agjencinë e lajmeve, AFP se do të ndryshojë praktikat e veta.

“Në përputhje me pritshmëritë e përdoruesve të internetit, ne jemi të përkushtuar për të zbatuar ndryshime të reja, si dhe të punojmë me Komisionin francez pas vendimit të tij”, ka thënë kompania amerikane përmes një deklarate.

I njohur si “cookies”, ky mekanizëm i të dhënave formohet në kompjuterin e përdoruesve kur ata vizitojnë një faqe, çka u mundëson kompanive të ruajnë informacionin rreth vizitës së faqes.

Ky mekanizëm është shumë i rëndësishëm për Google dhe Facebook, si mënyrë për të personalizuar reklamat – burimin kryesor të të hyrave./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

LastPass mohon raportimet e një sulmi kibernetik

Shumë përdorues ishin ankuar në lidhje me problemin e shfaqur.

Publikuar

nga

LastPass tha se nuk ka prova të një sulm kibernetik pasi përdorues të shumtë raportuan se janë njoftuar për përpjekje të paautorizuara për t’u qasur në llogaritë e tyre.

Menaxheri i fjalëkalimeve thotë se asnjëherë nuk është kompromentuar dhe llogaritë e përdoruesve nuk janë aksesuar nga hakerë.

Përdoruesit kishin marrë një aktivitet të ngjashëm me atë të një boti në përpjekje të vazhdueshme për tu qasur në llogaritë e tyre.

Megjithatë kompania disa orë më vonë tha se disa paralajmërime mund të jenë shkaktuar nga një keqfunksionim që LastPass tashmë e ka adresuar.

Shumë përdorues ishin ankuar në lidhje me problemin e shfaqur të shqetësuar se llogaritë e tyre mund të kompromentoheshin./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Internet

GTA V loja më e shikuar në Twitch

GTA V kishte gjithsej 2.1 miliardë orë shikime gjatë këtij viti.

Publikuar

nga

StreamElements dhe Rainmaker.gg ndanë disa statistika për shikueshmërinë në Twitch përgjatë vitit 2021. Grand Theft Auto V është videoloja më e shikuar, pas Just Chatting.

GTA V kishte gjithsej 2.1 miliardë orë shikime gjatë këtij viti, sipas raportit vjetor të State of the Stream 2021 nga StreamElements dhe faqja e internetit Rainmaker.gg. Krahasuar me vitin e kaluar, vërehet një rritje prej 1.3 miliard orë më shumë.

Në përgjithësi, GTA V është kategoria e dytë më e shikuar në Twitch, pas “Just Chatting”, e cila përfshin kryesisht transmetues që flasin me audiencën e tyre dhe nuk luajnë lojëra./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara