Lajmet

​KDI: Ujdia për dokumentet nuk duhet të konsiderohet triumf, modeli i dialogut është i gabuar

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka shfuqizuar vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë për dokumentet e udhëtimit.

Publikuar

Pavarësisht marrëveshjes për dokumentet e udhëtimit mes Kosovës dhe Serbisë, Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson se modeli i dialogut duke diskutuar për tema teknike është i gabuar.

Hulumtuesi në KDI, Arbër Thaçi, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të anashkalojë bisedimet për çështje dytësore dhe të kalojë tek arritja e marrëveshjes finale.

Kjo padyshim se paraqet një lloj arritje në kuptimin e frymës që është vendosur tani në marrëveshje, por duhet parë se çka përfiton regjioni si tërësi dhe ne si vend prej këtyre negociatave dhe prej këtij modeli të negociuarit. Prandaj ne si institut kemi gjetur se ky model është jo i duhur, pasi kemi të bëjmë me një prolongim për çështje dytësore ose për tema të cilat janë të parëndësishme. Rrjedhimisht ne rekomandojmë se dialogu ose logjika e të biseduarit deri më tani duhet të përmbyset dhe të kalojë te marrëveshja qendrore që i lenë në plan të dytë këto tema dytësore”, deklaron ai.

Sipas tij, dialogu i tanishëm është i ngadaltë dhe ujdia për dokumente nuk mund të paraqitet si triumf për Kosovën dhe as për Serbinë.

Mendoj se duhet të vlerësohet në pikturën e përgjithshme se kemi të bëjmë me një dialog shumë të ngadaltë, përmes të cilit Kosova nuk mund të arrijnë te qëllimi ose suksesi që ia ka caktuar vetës. Një ujdi e tillë nuk paraqet triumf as për Kosovën dhe as për Serbinë, pasi formati i këtij dialogu është ai i cili e ngadalëson ecjen e përgjithshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe konsolidimin e shtetësisë”, shton ai.

Megjithatë, Thaçi e vlerëson qasjen insistuese të kryeministrit Kurti që marrëdhëniet Kosovë-Serbi të jetë të barabarta dhe të vendosen mbi parimin e reciprocitetit.

Në këtë kuptim është për t’u vlerësuar qasja insistuese e ekzekutivit të tanishëm që marrëdhëniet Kosovë-Serbi duhet të jetë të barabarta dhe të vendosen mbi bazën e parimit të reciprocitetit. Mirëpo duhet pasur parasysh se përafrimi në raport me këto negociata duhet të ndryshojë prej institucioneve të Kosovës. Prolongimi i tyre është synimi mbi të cilin është ndërtuar politika serbe në raport me Kosovën, pasi iu përshtatet më së shumti atyre”, thekson hulumtuesi i KDI-së.

Ndërkohë, shprehet kritik ndaj kryeministrit Kurti për dialog të personalizuar me Serbinë dhe mungesë transparence.

Kemi përfunduar në një dialog tejet të personalizuar mes Kurtit dhe Vuçiq, ndonëse kreu i ekzekutivit kishte kritikuar ish udhëheqësit e kaluar të Kosovës për një dialog shumë të personalizuar dhe jo transparent. Modeli që ai po ndjek, fatkeqësisht është i modeleve të kaluara dhe nuk ka paraqitur ndonjë tejkalim të madh”, përfundon ai.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka shfuqizuar vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë për dokumentet e udhëtimit, megjithëse javën e kaluar pas ndërmjetësimit euro-amerikan, Serbia u pajtua që t’i njeh dokumentet e Kosovës dhe t’i largojë të gjitha pengesat për lëvizje të lirë.

Lajmet

OBSh-ja thotë se operacioni ushtarak në Rafah duhet të marrë fund tani

Publikuar

nga

Hanan Balkhy, drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Mesdheun Lindor, tha se operacioni ushtarak i Izraelit në Rafah po vë në rrezik jetën e mbi 1.5 milion njerëzve, në mesin e tyre 600 fëmijë, dhe duhet të marrë fund tani.

Ajo shkroi në llogarinë e saj në “X” se pika kufitare në Rafah duhet të rihapet urgjentisht për të mundësuar kalimin e sigurt të ndihmave humanitare.

“Armëpushimi i menjëhershëm duhet të ndodhë tani, për hir të njerëzimit”, deklaroi ajo./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e armëve kimike

Publikuar

nga

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorimin e toksinave të ndaluara në fushën e betejës.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), e cila ndodhet në Hagë, tha se të gjitha akuzat janë “të pamjaftueshme” për t’u vërtetuar.

Sipas OPCW-së, situata është e paqëndrueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese në lidhje me rishfaqjen e mundshme të përdorimit të kimikateve toksike si armë”. Asnjëra palë nuk i ka kërkuar OPCW-së të hetojë përdorimin e supozuar të armëve kimike.

Javën e kaluar, Rusia mohoi akuzat nga SHBA se ka përdorur agjentin mbytës kloropicrin kundër trupave ukrainase dhe ka përdorur agjentë të kontrollit të trazirave “si një metodë lufte”.

Sipas Konventës për Armët Kimike, çdo kimikat toksik i përdorur me qëllim të dëmtimit ose vdekjes konsiderohet armë kimike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës tha se ka gjetur të hënën dy kamera me panele diellore në kufirin lindor me Serbinë, për të cila dyshon se ishin vendosur për vëzhgimin e rrugës nga kontrabandistë të dyshuar.

Në një njoftim për media të martën, Policia tha se kamerat ishin vendosur në një rrugë malore nga fshati Ranillug i Kosovës, në drejtim të fshatit Konçul të Serbisë.

Policia e ka ndaluar në vendin e ngjarjes një 30-vjeçar, me shtetësi të dyfishtë: kosovare dhe serbe, thuhet në njoftim.

“Në vendin e lartcekur, është ndaluar edhe automjeti me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar… I njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti i tij është sekuestrohet, sipas njoftimit.

Policia shtoi se i dyshuari e kishte përdorur “këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale”.

Në korrik të vitit 2023, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, për arsye “sigurie”, kur tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe.

Në dhjetor, Policia e Kosovës hoqi qindra kamera në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Paraprakisht, ajo kishte hequr kamera edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug – komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjenden mbetje skeletore në ish-bazën e Hitlerit

Publikuar

nga

Prokurorët polakë kanë përfunduar hetimet mbi mbetjet skeletore që u gjetën në vendin ku diktatori gjerman, Adolf Hitler dhe liderë të tjerë nazistë kaluan kohën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Eshtrat u gjetën më 24 shkurt në Wolf’s Lair, e cila shërbeu si selia kryesore e Hitlerit për Frontin Lindor midis viteve 1941-44, kur Polonia u pushtua nga Gjermania. Ky zbulim ngjalli interes për të zbuluar identitetin e atyre të cilëve iu gjetën eshtrat, por hetimet dështuan për shkak të gjendjes së mbetjeve dhe kalimit të kohës.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit afër qytetit Ketrzyn, Daniel Brodowski, tha se zyrtarët policorë siguruan mbetjet pasi ato u gjetën nga një grup lokal, Latebra, i cili merret me gjurmimin e objekteve historike.

Një ekspert mjeko-ligjor i ka ekzaminuar nën mbikëqyrjen e prokurorisë, e cila po përpiqej të përcaktonte nëse kishte ndodhur vrasja nga pakujdesia. Brodowski njoftoi përmes një deklarate se hetimi u ndërpre në fund të marsit për shkak të mungesës së provave se ishte kryer një krim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara