Lajmet

​Deri në vitin 2040 nga sëmundja e Parkinsonit mund të preken mbi 12 milionë njerëz

11 prilli u caktua si “Dita Botërore e Parkinsonit” për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e Parkinsonit

Published

on

Parkinsoni, që njihet si “sëmundja e pleqërisë” mes njerëzve dhe është një nga sëmundjet degjenerative më të zakonshme të trurit, mund të prekë më shumë se 12 milionë njerëz deri në vitin 2040.

11 prilli u caktua si “Dita Botërore e Parkinsonit” për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e Parkinsonit dhe për të tërhequr vëmendjen në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave të Fondacionit të Parkinsonit, numri i njerëzve që luftojnë me Parkinsonin në mbarë botën tashmë ka kaluar 10 milionë.

Të dhënat tregojnë se incidenca e sëmundjes tek meshkujt është 1.5 herë më e lartë se tek femrat. Përveç kësaj, shumica e personave që preken nga kjo sëmundje janë njerëz të moshës mbi 60 vjeç.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku i paaftësisë dhe vdekjes nga sëmundja e Parkinsonit rritet më shpejt se sëmundjet e tjera neurologjike, transmeton Anadoly Agency.

Bëhet e ditur se vdekjet nga sëmundja u rritën me 100 për qind në vitin 2019 krahasuar me vitin 2000 dhe arritën në 329 mijë.

Sipas faqes së internetit “Our World in Data”, e cila publikon të dhëna shkencore për problemet globale si uria, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet, thuhet se kontinenti evropian është ndër vendet ku janë regjistruar më së shumti vdekje nga Parkinsoni në vitin 2019.

Greqia u regjistrua si “vendi evropian me numrin më të madh të vdekjeve nga sëmundja e Parkinsonit”.

Sipas të dhënave të vitit 2019, 25.2 për 100 mijë njerëz në Greqi, 15.6 në Islandë, 15.4 në Finlandë, 15.1 në Gjermani, 13.9 në Itali, 12.8 në Shqipëri, 12.7 në Mbretërinë e Bashkuar, 12.4 në Holandë, 12.3 në Austri dhe 12 në Belgjikë humbën jetën për shkak të kësaj sëmundjeje.

Kjo normë ishte 11 në Japoni, 10.5 në SHBA dhe 8.1 në Australi.

Në Rusi, vdekjet nga sëmundja e Parkinsonit janë të ulëta në krahasim me vendet e tjera, me 6.4 për 100,000 njerëz. Turqia është ndër vendet ku vdekjet nga sëmundja e moshës janë më të ulëta me një normë prej 4.1.

Ekspertët ia atribuojnë rritjen e numrit të rasteve dhe vdekjeve si pasojë e sëmundjes, zgjatjes së jetëgjatësisë mesatare si dhe rritjes demografike.

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi vizitë kulturore në Medellin

Published

on

Gjatë qëndrimit në Medellín, Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi një vizitë kulturore në Museo de Antioquia dhe në Palacio de la Cultura Rafael Uribe Uribe, të organizuar nga Secretaría de Cultura Ciudadana de Medellín.

Vizita kishte për qëllim njohjen më të afërt me historinë, artin dhe trashëgiminë kulturore të Kolumbisë dhe rajonit të Antioquia-s.

Kjo përvojë kulturore u përmbyll me një prezantim të veçantë të valleve tradicionale kolumbiane nga Ballet Folclórico Bochica nga Medellín, i dedikuar për ekipin e Baletit Kombëtar të Kosovës, duke krijuar një atmosferë miqësie dhe shkëmbimi kulturor mes artistëve.

Pas kësaj vizite, ekipi vazhdoi qëndrimin në Comuna 13, një nga zonat më simbolike të Medellín-it, e njohur për transformimin social, artin urban dhe historinë e veçantë të qytetit.

Continue Reading

Lajmet

“Ballet2000” i kushton artikull Baletit Kombëtar të Kosovës

Published

on

“Ballet2000”, një nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare në botën e baletit dhe artit koreografik, ka publikuar një artikull kushtuar Baletit Kombëtar të Kosovës dhe produksionit “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.

Në artikull është prezantuar edhe turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në El Salvador dhe Kolumbi, duke vënë në pah aktivitetin ndërkombëtar të institucionit dhe promovimin e artit e kulturës së Kosovës para publikut të Amerikës Qendrore dhe Latine.

Përmes këtij publikimi, revista ka evidentuar angazhimin artistik dhe zhvillimin e vazhdueshëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën ndërkombëtare të vallëzimit dhe baletit bashkëkohor.

Nga institucioni u shprehën mirënjohës për vlerësimin dhe hapësirën e dhënë në një revistë me prestigj të lartë ndërkombëtar në fushën e baletit dhe artit koreografik.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës performoi gjatë vikendit për herë të parë në Korçë

Published

on

Gjatë vikendit, në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës shënoi një moment të veçantë, duke u prezantuar për herë të parë para publikut korçar.

Nën dirigjimin e Baki Jasharit, orkestra solli një mbrëmje artistike të nivelit të lartë me një program të pasur që ndërthurte kryevepra të repertorit botëror dhe krijimtari shqiptare nga Verdi, Saint-Saëns, Fahri Beqiri, Rexho Mulliqi, Valton Beqiri, Hajrullah Syla dhe Gridi Kraja.

Në skenë shkëlqeu edhe violinistja e njohur shqiptare, Sihana Badivuku, interpretimi virtuoz i së cilës i dha koncertit një dimension të veçantë artistik.

Filharmonia e Kosovës falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, Bashkinë Korçë, Këshillin e Qarkut Korçë dhe Qendrën e Kulturës dhe Inovacionit Korçë për mbështetjen në realizimin e këtij koncerti.

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, u promovua libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Libri, i përgatitur nga Federata Evropiane e Guidave Turistike, sjell praktika bashkëkohore për interpretimin e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e guidave turistike si ambasadorë të kulturës dhe historisë sonë.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe roli i institucioneve kulturore në edukimin e brezave të rinj.

Po ashtu, u vlerësua edhe roli i Muzeut të Hidroelektranës, i funksionalizuar për publikun nga Ministria e Kulturës, i cili po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme edukimi, interpretimi dhe promovimi të trashëgimisë kulturore.

Continue Reading

Të kërkuara