Lajmet

​Prej krizave u pasuruan vetëm të pasurit

Kështu thuhet në raportin “Survival of the Richest” (Mbijetesa e më të pasurve).

Published

on

Koncernet dhe super të pasurit janë fituesit prej pandemisë COVID dhe krizës së energjisë, konstaton organizata e ndihmës Oxfam. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin “Survival of the Richest” (Mbijetesa e më të pasurve). Ky raport u publikua pikërisht në ditën e fillimit të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.

Në Gjermani tendenca është edhe më evidente, sipas organizatës kritike ndaj kapitalizmit. 81 përqind e të ardhurave nga rritja e pasurisë së përgjithshme mes viteve 2020 dhe 2021 në Gjermani, sipas raportit, i ka kaluar përqindjes më të pasur të popullsisë.

Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliardereve dhe miliarderëve në mbarë botën që nga viti 2020 është rritur mesatarisht çdo ditë me rreth 2.7 miliardë dollarë të SHBA-së, raporton Deutche Welle.

Sipas Oxfam aktualisht jetojnë të paktën 1.7 miliardë punonjëse dhe punonjës në vendet, në të cilat inflacioni është më i lartë se sa zhvillimi i pagave. Një në dhjetë vetë në planet është i uritur, rreth 828 milionë njerëz. 60 përqind e popullsisë botërore që vuan nga uria janë gra dhe vajza.

Edhe ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze e konsideron si të rrezikshëm këtë zhvillim.

“Është shenjë alarmi, që hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po thellohet gjithnjë e më shumë”, tha ajo në Berlin. “Pandemia, konfliktet e sidomos edhe sulmi rus na kanë kthyer vite pas në varfëri, uri, shëndet apo arsim – ndërkohë që të pasurit janë pasuruar edhe më shumë”.

Politikania socialdemokrate tërhoqi vëmendjen: “Nëse ne në mbarë botën nuk e evitojmë pabarazinë, ne nuk do të mund t’i përballojmë krizat”.

Sipas, saj është e rëndësishme, të krijohen rrjete sociale sigurie, që të mbështesin njerëzit në rast se humbasin të ardhurat, shtëpinë, apo punën si dhe kur bëhen prindër.

Oxfam kërkon si rrugëdalje nga kriza rritjen e taksave për të pasurit. Në disa vende më të varfrit përballen me taksa më të larta se miliarderët.

Sipas Oxfam në mbarë botën vetëm 4 përqind e taksave janë të ardhura prej tatimit ndaj pasurisë. Kjo organizatë pret prej qeverisë federale të Gjermanisë që të aplikojë konkretisht një taksë ndaj fitimeve të pazakonta në nivel të lartë gjatë kohës së krizës energjetike. Të tilla të ashtuquajtura super fitime duhet të tatohetn me të paktën 50 përqind. Përveç kësaj sërish duhet të rivendoset tatimi ndaj pasurisë. Është gjithashtu e nevojshme një taksë që paguhet njëherë ndaj pasurive të mëdha. Këto para duhet të investohen në sistemet e arsimit, shëndetësisë dhe të sigurimit social.

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara