Aktualitet

Zbulohet edhe një bunker për fshehjen e medikamenteve të kontrabanduara

Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse.

Publikuar

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë gjetur një hapësirë të fshehur (bunker) në një barnatore në Prishtinë. Dogana njofton se pas pranimit të informatave përsëri përmes aplikacionit e-dogana lidhur me parregullsitë potenciale, zyrtarët doganorë kanë organizuar një kontroll në një barnatore në Prishtinë.

“Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse. Aplikacioni i lansuar nga dogana si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat”, thuhet në komunikatën për media.

Dogana tutje ka bërë të ditur se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe iOS, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Njoftimi:

“Prishtinë 27 janar 2023 njësit e doganës sot kanë arritur që të zbulojnë një hapësirë të fshehur (bunker) në një barnatore në Prishtinë.

Pas pranimit të informatave përsëri përmes aplikacionit e-dogana lidhur me parregullsitë potenciale, zyrtarët Doganorë kanë organizuar një kontrolle në një barnatore në Prishtinë. Gjatë kontrollimit janë hasur në barna të kontrabanduara si dhe hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara.

Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse. Aplikacioni i lansuar nga dogana si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”.

Aktualitet

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Zeqir Shala

Lajmin e ka bërë të ditur sot Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Publikuar

nga

Ka ndëruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka informuar se varrimi i Shalës do të bëhet sot.

“Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 22.03.2023, në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vuçak. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!”, është bërë e ditur në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Greqia mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes vendeve.

Publikuar

nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Greqi u prit sot në takim nga kryetari i Parlamentit grek, Konstantinos Tasoulas, me ç’rast, u vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes vendeve.

Rama dhe Tasoulas shprehën dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Kryeministri Rama dhe kryetari i Parlamentit Konstantinos, Tasoulas, siç u bë e ditur në komunikatë, bashkëvlerësuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi, si ura solide miqësie mes vendeve.

“Është kënaqësi e veçantë që jemi sot në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, u shpreh Rama.

Ndërsa, Tasoulas shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në këtë aspekt.

“Me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit evropian, me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona, duke pasur ura lidhëse minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar ne Greqi, po ecin përpara”, tha ai gjatë takimit.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Milkov: Bullgaria favorizon integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

Kjo “sepse është mjedisi në të cilin Bullgaria ekziston dhe ndjek politikën e saj të jashtme”.

Publikuar

nga

“Bullgaria është në favor të integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, por me kusht që të respektohen të drejtat e bullgarëve atje”, kështu tha të hënën ministri i jashtëm në detyrë, Nikolay Milkov.

Ai foli për mediat gjatë rrugës për në Shkollën e 16-të Ndërkombëtare Dimërore për Diplomacinë, të mbajtur nga Instituti Diplomatik dhe Ministria e Jashtme për diplomatët e huaj nga BE, Evropa Juglindore dhe rajoni i Detit të Zi.

Ai gjithashtu tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një çështje me rëndësi të menjëhershme për Bullgarinë “sepse është mjedisi në të cilin Bullgaria ekziston dhe ndjek politikën e saj të jashtme”, u tha ministri gazetarëve.

“Ne kemi një qëndrim parimor në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe do të ishte më mirë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, por në të njëjtën kohë duhet të ndodhë në përputhje me parimet dhe mekanizmat, të vendosura dhe të caktuara nga BE”, tha Milkov.

Ai nënvizoi se Bullgaria është në mbrojtje të të drejtave të “bullgarëve në këto vende, të njerëzve që kanë vetëdije bullgare dhe ndihen bullgarë në zemër”.

“Këto gjëra nuk shkojnë kundër qëllimit të integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor. Krejt e kundërta: respektimi i të drejtave të njeriut, të drejtat për shoqërim, luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes, janë të gjitha kriteret për anëtarësimin e këtyre vendeve drejt BE-së”, tha Milkov.

Në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milkov u shpreh se Bullgaria ka një qëndrim të qartë, i cili bazohet në atë që ka vendosur BE-ja për Shkupin dhe mbështetet në “propozimin francez ose evropian”, për ta parafrazuar atë.

Ai shtoi se propozimi në fjalë është pranuar nga të gjitha vendet anëtare, përfshirë Bullgarinë dhe nga Kuvendi i Shkupit. “Kur të plotësojnë kushtet, rruga për anëtarësim do të hapet”, shtoi ai./BTA

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Kolumbia pezullon armëpushimin me kartelin e drogës

Pezullimi i tij është një goditje e madhe për përpjekjen e z. Petro për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur.

Publikuar

nga

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro ka pezulluar një armëpushim me kartelin kryesor të trafikut të drogës në vend, Klanin e Gjirit.

Ai e akuzoi atë për “mbjellje ankthi dhe terrori” dhe urdhëroi forcat e sigurisë të riaktivizojnë operacionet e tyre ushtarake kundër bandës kriminale.

Armëpushimi ishte rënë dakord në dhjetor si pjesë e planit të presidentit për “paqe totale” në Kolumbi.

Pezullimi i tij është një goditje e madhe për përpjekjen e z. Petro për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur.

Politika e tij është rrënjësisht e ndryshme nga ajo e paraardhësit të tij në detyrë, Iván Duque, i cili u përpoq të siguronte paqen duke rritur operacionet ushtarake kundër grupeve të armatosura të paligjshme të Kolumbisë.

Në vend të kësaj, Petro po përpiqet të negociojë përfundimin e armiqësive me dhjetëra organizata kriminale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara