

Lajmet
Vuçiq takon djalin e Trumpit në Beograd
Published
7 days agoon
By
UBTnewsPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bisedë të përzemërt me Donald Trump Jr. djalin e presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe për temat aktuale me rëndësi politike dhe ekonomike në botë.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale“, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Facebook.
Trump Jr. ka qenë në Beograd në shtator të vitit 2024, kur ka diskutuar me një grup biznesmenësh nga Serbia për investimet potenciale.
Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, veçse ka nisur të bëjë biznes në Beograd.
Me kompaninë e tij është nënshkruar një kontratë në maj të vitit 2024 për të ndërtuar një kompleks biznesor dhe rezidencial të një ish-shefi të Shtabit të Përgjithshëm, pjesë të të cilit janë shkatërruar si pasojë e intervenimit të NATO-s më 1999.
Përpara takimit, Vuçiq u ka bërë thirrje të gjitha aktorëve politikë në Serbi që të shmangin dhunën.
“Të mos sillen në mënyrë jokushtetuese, të mos pengojnë lëvizjen e njerëzve tjerë, që të mos krijojnë kriza pengjesh duke ia parandaluar dikujt punën dhe jetesën, që të mos sulmojnë policinë, siç e kanë sulmuar para ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë një natë më parë, të cilët nuk e kanë prekur askënd, dhe që të sillen në mënyrë të civilizuar, në përputhje me ligjet e këtij shteti”, ka thënë Vuçiq.
Në mbrëmjen e së hënës, studentët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së RTS-së në Beograd.
Për pasojë ka pasur përleshje mes forcave policore dhe protesutesve.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se policia nuk ka vepruar kundër protestueseve, por që ajo është sulmuar, ndonëse në pamjet në rrjetet sociale shihet qartë se policia i ka sulmuar dhe rrahur studentët dhe qytetarët tjerë.
Një zyrtar policor është plagosur, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se plaga e tij e rëndë në sy është shkaktuar nga protestuesit, të cilët i ka quajtur “anëtarë të pleniumit bolshevik”.
Megjithatë, pamjet në rrjetet sociale tregojnë se zyrtari policor i plagosur ka qenë me veshje civile në protesta dhe ka mundësi të jetë plagosur nga kolegët e tij në uniformë.
Përmes bllokadave dhe protestave, studentët po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 15 personave, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Qeveria pretendon se i ka plotësuar kërkesat e studentëve, derisa një grup ekspertësh i formuar nga Senati i Universitetit të Beogradit i ka mohuar këto pretendime përmes një raporti.
Studentë prej shumë pjesëve të Serbisë veçse janë nisur drejt Beogradit, në një protestë të re që është planifikuar për 15 mars./REL/
Lajmet
Sorensen në veri: Lëvizja e lirë është gur themel i integrimit në BE
Published
3 minutes agoon
March 18, 2025By
UBTNews
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen vizitoi veriun e Kosovës ku qëndroi në pikat kufitare.
“Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë”, tha Sorensen në një postim në X.
Gjatë vizitës, Sorensen ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani.
“Është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit evropian”, shkroi Sorensen derisa falënderoi KFOR-in për mbështetjen logjistike.
Diplomati danez po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë prej se ka marrë detyrën e emisarit.
Të hënën ai është takuar me krerë institucionalë e partiakë.
Lajmet
Në mbledhjen komemorative, vlerësohet lartë figura e Haxhi Thaçit
Published
8 minutes agoon
March 18, 2025By
UBTNews
Në mbledhjen komemorative të organizuar më rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u vlerësua lartë figura dhe kontributi i tij për lirinë e vendit. Aty u tha se Haxhi Thaçi mbolli farën e lirisë dhe la trashëgiminë historike të Kosovës.
Në këtë organizim ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve nga e gjitha Kosova, bashkëpunëtorë të ish-presidentit, Hashim Thaçi, si dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë bashkë me ministra të kabinetit qeveritar, u theksua mungesa e Thaçit në varrimin e babit të tij.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se Haxhi Thaçi është pjesë e brezit që mbolli farën e lirisë dhe e ujiti atë me përkushtim të jashtëzakonshëm e sakrifica të mëdha.
Nura e konsideroi si goditje të rëndë vendimin për moslejimin e ish-presidentit Thaçi për të qenë sot i pranishëm në vdekjen e babit të tij.
“Haxhi Thaçi është pjesë e brezit që mbolli farën e lirisë dhe e ujiti atë me përkushtim të jashtëzakonshëm e sakrifica të mëdha. Prandaj, ai sot i la trashëgiminë historike Kosovës… Baci Haxhi jo vetëm që iku nga kjo botë me mallin për djalin e tij, që të çmallej në moshën e pleqërisë, por iku pa e kuptuar pse Hashim Thaçi si një nga çlirimtarët që e solli lirinë, po vazhdon të qëndrojnë në një ambient burgu jashtë vendit të tij për të cilin punoj dhe luftoj pa reshtur deri në nëntorin e vitit 2020. Për të vazhduar sot e kësaj dite betejën për drejtësi…Vendimi për moslejimin e presidentit Thaçi për të qenë sot i pranishëm mes nesh është goditje rëndë, jo vetëm për familjen, ne dhe të gjithë ju bashkërisht. Por, për të gjithë ata që besojnë se drejtësia do të jetë drejtësi”, tha Nura.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se vlerat, mësimet dhe dinjiteti i siç e quan ai bacit Haxhi, janë forcat e padukshme që udhëhoqën Hashim Thaçin të bëhej një shtyllë e historisë tonë kombëtare.
‘President ashtu si edhe populli i Kosovës, babi yt ishte krenar me ty gjithmonë”, iu drejtua Krasniqi ish-presidentit Thaçi, me rastin e pa mundësisë për pjesëmarrje në këtë mbledhje komemorative.
“Me ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit ne nuk vajtojmë vetëm një baba. Ne nderojmë një figurën që mishëroi sakrificën, mendësimet e së cilës formësuan historinë dhe ishin busulla e moralit që krijoi një lider historik si Hashim Thaçi… Haxhi Thaçi nuk rriti vetëm një djalë, ai formësoi një udhëheqës, një çlirimtar, një njeri që do të qëndronte në ballë të luftës për lirinë e Kosovës dhe vendit e qytetarëve tanë. Vlerat e tij, mësimet e tij, dinjiteti i tij i heshtur, këto janë forcat e padukshme që udhëhoqën Hashim Thaçin të bëhej një shtyllë e historisë tonë kombëtare…Edhe sot nga kjo mbledhje komemorative ku padrejtësisht dhe fatkeqësisht mungon Hashim Thaçi ne i përcjellim ngushëllimet dhe përshëndetjet më të sinqerta atij duke i thënë ‘President ashtu si edhe populli i Kosovës, babi yt ishte krenar me ty gjithmonë”, u shpreh Krasniqi.
Njeri të urtë, prind shembullor, mik të rrallë, e atdhetar të palëkundur e quajti Haxhi Thaçin, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.
Ai tha se Haxhi Thaçi nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit dhe një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi.
“Jemi mbledhur këtu me zemrat e rënduara nga dhimbja, por edhe me nderimin më të madh për jetën dhe veprën e një njeriu të urtë, një prindi shembullor, një miku të rrallë dhe një atdhetari të palëkundur, bacit Haxhi Thaçi…Baca Haxhi nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi. Ai ishte njeriu që përjetoi padrejtësinë më të madhe. Jo vetëm si një shqiptar që për dekada u rrit dhe jetoi në shtypje, por si baba që pa të birin e tij një nga luftëtarët dhe udhëheqësit më të shquar të çlirimit dhe shtet ndërtimit të Kosovës, të mbajtur padrejtësisht në burg, larg familjes, popullit, atdheut për të cilin dha gjithçka…Malli dhe vuajtjet e bacit Haxhi nga padrejtësia ndaj Hashimit dhe shokëve të tij u bë e padurueshme kohëve të fundit. Por, ishte pikërisht malli dhe dëshira e tij si baba për ta parë dhe njëherë për së gjalli birin tij, heroin tonë të gjallë, presidentin zotërinë Hashim Thaçi, ajo që e mbante larg vdekjen këmbëngulëse”, tha Hamza.
Në mbledhjen komemorative, fjalim pati edhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila lartësoi edukatën prindërore të Haxhi Thaçit.
“Haxhi Thaçi ky burrë i shtrirë përpara nesh për të cilin morëm të gjithë rrugën këtu në Skenderaj, është shembull se si një njëri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh. Kjo është e mundur kur urtësia, njerzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndriçojnë dhe frymëzojnë përkushtimin dhe sakrificat për atdheun, për kombin për njerëzit. Por, Haxhi Thaçi ishte më shumë se ka kaq, përkujdesja prindërore, edukata patriotike, devocioni i këtij plaki që udhëhoqi gjithë jetën nga fryma e së drejtës dhe frymëzimi prej lirisë, i dhanë Kosovës një komandat e një luftëtar, një udhëheqës vizionar kryeministrin e parë dhe presidentin e pavarur të Kosovës… Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë nga Shqipëria dhe të gjithë shqiptaria, të qoftë i lehtë dheu i Burojës, Skenderaj, Kosovës, të kam sjellë dhe një dorë nga dheu i Shqipërisë”, potencoi ajo.
Ndërkaq, Linda Rama, bashkëkohorja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama tha se deshi që të jetë sot pranë nënës dhe bashkëshortes së ish-presidentit Thaçi, për të ndarë dhembjen.
“Në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj të cilës sot i mungojnë dy burra. E di dhe mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani. Aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryn dhe nuk pushojnë erërat e forta. E përjetoi çdo ditë…Po çka nuk di dot fare në këtë ditë kaq të trishtuar është se çdo të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë, duke luftuar nëpër male apo rob të atdhedashurisë së vet diku larg në një vend, pa qiell e për askush nuk e di se sa kohë…Desha të jem këtu sot pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Nënës dhe bashkëshortes së komandantit siç e thërras gjithnjë dhe në shtëpi i cili dhe në këtë ditë ndarjeje të dhimbshme duhet të vijojë të jetë larg në luftë…Të qoftë i lehtë dheu, baca Haxhi”, potencoi Rama.
Njoftimi për vdekjen e Haxhi Thaçit u dha të dielën, pak ditë pasi ish-presidenti Hashim Thaçi e vizitoi atë në Klinikën Interne të QKUK-së, në të cilën po trajtohej.
Varrimi i Thaçit do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.
Ndërkaq, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Lajmet
Djali i Thaçit në lamtumirën e gjyshit: Babin nuk e lejuan të hidhte një grusht dhe të Drenicës
Published
1 hour agoon
March 18, 2025By
UBTnews
Në mungesë të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, djali i tij Endrit Thaçi mbajti fjalimin e rastit gjatë ceremonisë së lamtumirës për gjyshin e tij Haxhi Thaçi.
“Në emër të familjes Thaçi dhe të babit, ju falenderoj për kujdesin dhe mbështetjen që na keni dhënë. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për të ritakuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa akuzat e padrejta. Në muajt e fundit, çdo orë, çdo minutë, priste që babi t’ia hapte derën në spital. Nuk u dorëzua dhe u kthye në jetë disa herë. Ato tre orë bisedë që patëm atë ditë, u bënë tre orët më të rëndësishme të jetës së tij. Ishte një bisedë babë e bir, ku të dy kërkonin lirinë, çlirimin.Vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babit kur doli nga spitali. Gjyshi i mbijetoi të gjitha vuajtjeve dhe dhimbjeve që kaluam si popull. Por këto katër vitet e fundit, gjyshi nuk mundi t’i mbijetonte më vuajtjeve dhe dhimbjes që i solli padrejtësia. Një sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet. Siç thoshte shpesh ai vetë, “do të vdes pa u koritur”. Gjysh, as sot nuk jemi koritur. Fatkeqësisht, babin nuk e lejuan të të jepte lamtumirën e fundit bashkë me ne. Sot, nuk e lejuan të hedhë një grusht dheu të Drenicës mbi bab por në vend të tij, sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina, dhe kujtimi ynë për ty, gjysh, do të jetë i përjetshëm.
Për ne, gjyshi ishte një kështjellë e pakthyeshme e urtësisë dhe dashurisë. Ai na mësoi se bashkimi është çelësi i çdo fitoreje, dhe personifikimi i këtij bashkimi janë krerët e UÇK-së në Hagë. Le të ndjekim shembullin e tyre për t’u bashkuar dhe për fitore të radhës mbi padrejtësinë.
Ju falënderoj të gjithëve që keni mbështetur familjen tonë, dhe familjet e të gjithë atyre që po mbahen ende në Hagë. Faleminderit për respektin dhe ngushëllimet tuaja. Lamtumirë, gjysh! Prehu në paqe”. e mbylli fjalën e tij djali i Hashim Thaçit.
Lajmet
Linda Rama në ceremoninë e lamtumirës për Haxhi Thaçin: Hashimi është ende në luftë
Published
2 hours agoon
March 18, 2025By
UBTnews
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte këtë të martë prezente në ceremoninë mortore të Haxhi Thaçit babait të ish-presidentit të Kosovës. Teksa shprehu ngushëllimet zonja Rama tha se nuk mund të ndihej më shumë se kaq mungesa e ish-presidentit Thaçi, i cili nuk u lejua nga Gjykata Speciale e Hagës të merrte pjesë në varrimin e të atit.
Ajo tha se edhe në këtë ndarje të dhimshme Hashim Thaçit ju desh të ishte larg në luftë duke iu referuar procesit gjyqësor që po mbahet ndaj tij si i dyshuar për krime lufte në kohën kur ishe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Erdha këtu për ti dhënë lamtumirën bacës Haxhi me respektin e thellë për të këtë familje të njësuar me historinë e Kosovës, falë njërit prej djemve të tij, Hashimit, të vëllazëruar me familjen time përmes Hashimit. Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë se e di mirë çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani e posaçërisht nëna e një politikani. Në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj të cilës sot i mungojnë dy burra. E di dhe më mirë se çdo të thotë të jetë bashkëshortja e një politikani e aq më tepër e një udhëheqësi aty ku fryjnë erërat më të forta, e jetoj çdo ditë këtë.
Ajo që unë nuk e di është se çdo të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë duke luftuar nëpër male. Duhet të jetë një ankth pa mbarim. Ndaj nuk më mbajti vendi në Tiranë, duhet të isha këtu, pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Nënës dhe bashkëshortes së komandantit i cili edhe në këtë ditë të dhimbshme duhet të vijojë të jetë larg në luftë. Nuk besoj se një mungesë mund të jetë kaq herë më e madhe se sa prania në një ditë si kjo. Ndaj ajo rrezaton shumë përtej këtyre mureve si një kambanë kujtese për dhimbjen e dhjetra mijërave grave dhe prindërve të kësaj toke, por edhe për sakrificat e krejt popullit të Kosovës për të paguar çmimin e lartë të lirisë. Të qoftë i lehtë dheu baca Haxhi”,-tha Linda Rama.

Sorensen në veri: Lëvizja e lirë është gur themel i integrimit në BE

Mercedesi planifikon të krijojë vetura inteligjente me teknologji kineze

Në mbledhjen komemorative, vlerësohet lartë figura e Haxhi Thaçit

Dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian bëjnë thirrje për sanksione ndaj Dodikut

Policia dëbon më shumë se 400 emigrantë të rinj nga teatri ikonik i Parisit

Pësoi sulm në zemër, Bove thotë se do të vazhdojë karrierën jashtë Italisë: Ia kam borxh familjes sakrificave që kam bërë

UBT dhe Oda e Inxhinierëve diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit në inxhinieri

Rreziqet e frikshme të pijeve ‘slushy’, një gotë e vetme mund ta çojë një fëmijë në koma

Djali i Thaçit në lamtumirën e gjyshit: Babin nuk e lejuan të hidhte një grusht dhe të Drenicës
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë