Lajmet

Vaksinimi i personave mbi 75 vjeç do të vazhdojë deri më 22 prill

Published

on

Të moshuarit me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç do vazhdojnë të vaksinohen deri në datën 22 prill në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Në këtë sallë gjithashtu po vazhdon vaksinimi edhe i personelit shëndetësor, i personave me dializë dhe i të moshuarve mbi 80 vjeç.

Koordinatori i Qendrës “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se nga data 8 prill deri sot në orët e mesditës, nga personat 75-79 vjeç me sëmundje kronike, janë vaksinuar 1 mijë e 172 persona. Ai shtoi se nga data 8 prill, numri total i të vaksinuarave në këtë qendër, është më shumë se 2 mijë e 750 persona.

“Ne jemi duke vazhduar me personat me sëmundje kronike të moshës 75 vjeç e sipër dhe aktualisht deri në këto çaste që flasim, kemi të vaksinuar 1 mijë e 172 persona mbi 75 vjeç me sëmundje kronike. Ndërsa në total nga data 8 deri më datën e sotme që kemi përfshirë personelin shëndetësor, të moshuar, persona me dializë dhe këta të sëmurë kronikë, në total kemi kaluar 2 mijë e 750. Deri në fund të ditës së sotme po ashtu presim që ky numër të jetë në rritje. Ndërsa me këtë kategori 75 vjeç e sipër deri më datën 22 do të vazhdohet po me të njëjtin interval. Kurse nga data 22 e tutje mbi bazën e vendimit që do të sjellë komiteti drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë, do të dalim pastaj edhe me veprime tjera”, deklaroi ai.

Qytetarët e sapovaksinuar në sallën “1 Tetori”, thonë se ata me shumë dëshirë kanë ardhur për t’u vaksinuar, pasi që edhe kishin sëmundje shoqëruese.

79-vjeçari nga Prishtina, Shefki Muçolli, thotë se ka plotësuar kushtin për vaksinim, por nuk është ngutur, pasi që nuk e ka marrë shumë serioze çështjen e virusit.

“Jam 79-vjeçare, kam plotësuar kushtin për t’u vaksinuar. Jo dilema nuk kam pasur, por edhe nuk jam ngut fort se nuk e kam marrë atë aq serioze, por këto kalojnë”, tha ai.

Ndërsa, 75-vjeçari Azem Dragusha thotë se ka punuar në shëndetësi dhe ka pritur me gëzim vaksinimin, por nuk dëshironte të linte dikë tjetër pa u vaksinuar.

“Unë 40 vite kam punuar në shëndetësi. E kam pritur me padurim të vijë këtu, por mendoja se qe tollovi dhe tani më vështirë, e nuk kisha dëshirë dikujt me ia nxënë vendin”, tha ai.

Zymer Haxhia, 76-vjeçar, tha për KosovaPress se ka pasur dilema se do të vijnë vaksinat dhe ka pasur frikë nga virusi për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

“Veç thoja a vinë se prej frikës se unë me shëndet të lig e çdoherë më keq po bëhet, e tash ndoshta më mirë diçka”, tha ai.

Përndryshe, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen sot ka njoftuar se 95 mijë doza të vaksinave të financuara nga BE do të arrijnë në Kosova nga muaji maj deri në fund të gushtit.

Lajmet

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Published

on

By

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë sërish thirrje Serbisë për të ndërmarrë hapat të menjëhershëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023.

“Ne e kemi marrë parasysh paralajmërimin e zyrës së prokurorit të lartë në Beograd më 2 dhjetor 2024 për hapjen e hetimeve në këtë rast”, tha një zëdhënës i bllokut të premten.

Ai shtoi se Serbia është e detyruar të bashkëpunojë në hetimet për rastin e Banjskës.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.

Në dhjetor, kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, tha se vendimi për të ngritur aktakuzë kundër Radoiçiqit, do të merrej deri në fillim të vitit 2025.

Në Serbi, Radoiçiq dyshohet për vepra të tjera penale, përkatësisht për “krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe prodhim, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve”.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së e përsëriti të premten se për Serbinë përparimi në bisedimet për anëtarësim në bllokun evropian do të varet edhe nga përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe nga sundimi i ligjit.

Vendet anëtare në BE-së në dhjetorë nuk ishin pajtuar se Serbia i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hapur disa kapituj në procesin e negociatave të anëtarësimit, edhe pse Komisioni Evropian kishte dhënë vlerësimin se ato kushte ishin përmbushur nga ana e Beogradit.

Disa shtete anëtare kundërshtimin për hapjen e këtyre kapitujve e kishte arsyetuar me mungesën e rezultateve në sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë, të cilin BE-ja përmes përfaqësuesit të saj të lartë e kishte quajtur “sulm terrorist”.

Disa shtete të BE-së janë sidomos të pa kënaqura me faktin se nuk ka akoma as aktakuzë ndaj Radoiçiqit./REL/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Itali

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës rihter ka tronditur rajonin e Sicilisë pasditen e së premtes.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit është regjistruar 44 kilometra të Capo d’Orlando.

Tërmeti ka rënë në orën 16:19 minuta, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka raportime për dëme materiale.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës, gati për zgjedhjet e 9 shkurtit

Published

on

By

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt takim zyrtar lidhur me planifikimet dhe angazhimin e Policisë në zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Në këtë takim morën pjesë menaxhmenti i lartë, në krye me drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, drejtorët e departamenteve si dhe udhëheqës e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja, KFOR-i, EULEX-i, OSBE-ja dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane e zyrës së BE-së në Kosovë.

Të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Drejtori Hoxha, gjatë këtij takimi, ka theksuar se përmes realizimit të planit operativ duhet të krijohet një ambient i sigurt dhe i qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës përmes mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Përveç tjerash, ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

​Përfshihet nga flaka një objekt në Prishtinë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Published

on

By

Një objekt në lagjen “Qafa”, në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Aty kanë dal zjarrfikësit me kanë katër automjete, ndërkohë policia ka reaguar duke larguar qytetarët në një distancë.

Ende nuk dihet se cili është shkaktari i këtij zjarri.

Continue Reading

Të kërkuara