Lajmet

Haxhiu: Vettingu i domosdoshëm

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë ndër prioritetet e qeverisë në fushën e drejtësisë, është  rishikimi i procesit të funksionimit të ligjit dhe vettingu , luftimi i krimit dhe korrupsionit si dhe adresimi i krimeve të luftës raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se përmes vettingut synojnë kthimin e besimit të qytetarëve në sistrmin e drejtësisë.

Në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime dhe Juridike (GLPS), me temë: Sundimi i ligjit në Kosovë, prioritetet e qeverisë së re”, Haxhiu tha se dokumenti për vettingun që kanë punuar përmban ndryshime kushtetuese.

“Qeveria jonë aktualisht përballet me shumë sfida, por që me vullnet do punojmë në këto sfida dhe kjo mund të bëhet me të gjithë bashkërisht. Disa nga prioritetet e qeverisë tonë, është rishikimi i tejzgjatur i funksionimit të ligjit, proces që ka nisur para tre viteve dhe është në prag finalizimi, edhe pse nuk ka qenë proces i nisur nga qeveria jonë, ne do ta shtyjmë përpara sepse ka rëndësi te madhe. Si prioritet i dytë, është procesi i vetingut në ministrinë tonë, ku kemi punuar me një dokument. Ky dokument ka pasur për qëllim një çështje me atë se vettingu a duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese apo me ndryshime ligjore. Për këtë na duhen edhe mendime nga shoqëria civile. Nëse e them mendimin tim dhe të Qeverisë më i fuqishëm do të ishte me ndryshime kushtetuese por rezervat janë vështirësia e kalimit të amandamenteve në Kuvendin e Kosovës duke ditur që duhen 2/3”. Qëllimi kryesor i joni është që të premten ne synojmë që me këtë proces të vetingut ta kthejmë besimin në sistemin e drejtësisë”, theksoi ajo.

 Ajo përmendi luftën kundër krimit të organziaur dhe korrupsionit si proces tjetër të rëndësishëm.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, është çështje tjetër duke përfshirë këtu krijimin e koncept dokumentit tonë që kemi bërë gjatë qeverisjes tonë, dhe me pak ndryshime po ai dokument është vënë në votim dhe kemi tashmë këtë koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë te pajustifikueshme, që është dokument shumë i mirë.”, deklaroi ajo.

Ndër prioritetet tjera sipas Haxhiut është edhe adresimi i krimeve të luftës.

“Krimet e luftës janë të ndjeshme të adresohen nga një numër kaq i vogël i prokurorëve. Tjetër prioritet por jo më pak i rëndësishëm është adresimi i dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Kam hall të madh për rastet që neglizhohen nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat. Është e papranueshme që dikush që bart petkun e policit, prokurorit e gjykatësit një rast të dhunës së familjes ta trajtojë si çështje private, kjo është çështje institucionale”, ka thënë ajo.

Rreze Hoxha- Zhuji  nga GLPS -ja tha se nevoja për një reformë qenësore dhe të thellë të sundimit te ligjit nuk do diskutim. Sipas saj ndryshime duhet të ketë tek pjesa e vettingut dhe kush parashihet të përfshihet.

“Nevoja për një reformë të thellë e qenësore të sundimit të ligjit nuk do diskutim. E para ka të bëjë se cilat kategori duhet të jenë pjesë e vettingut, si duhet krijohet ky mekanizëm, rezultati etj. E fillova me këtë pasi është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë, por që mendoj këtu nuk duhet të jenë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe AKI, Policia dhe shumë akterë tjerë që të gjithë të kontribuonin në sistemin e drejtësisë”, tha ajo.

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara