Jeta studentore

UBT sot filloi vitin e ri akademik 2020/2021

Published

on

Sipas Kalendarit Akademik, sot, më 1 tetor 2020, qindra studentë të rinj dhe studentë aktual kanë filluar rrugëtimin akademik në UBT, të cilët të ardhmen e tyre profesionale ia besuan institucionit lider për cilësi në arsimin e lartë.

Në këtë vit akademik, duke pasur parasysh që shëndeti i studentëve është prioritet i UBT-së, institucioni do të zhvillojë mësimin e kombinuar, në mënyrë fizike dhe online.

Në urimin e tij, presidenti i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrzi ka potencuar që do të punohet pareshtur për përgatitjen e kuadrove të reja profesionale, të cilët do të ndihmojnë dhe ndikojnë në përparimin e Kosovës në të gjitha fushat, por edhe ta përfaqësojnë denjësisht shtetin tonë kudo që ka nevojë.

“Ne jemi përkushtuar që të ofrojmë të gjitha mundësitë dhe të ndjeni të barabartë me studentët ndërkombëtarë. Ofruam programe të shumta studimi, rreth 200 specializime, qindra bursa studimi në UBT, mundësuam që mësimi të zhvillohet edhe me teknologjinë e fjalës së fundit, përmes Realitetit Virtual dhe të Shtuar, ndërtuam mbi 100 laboratorë fizik të pajisur me mjetet më bashkëkohore në nivel botëror, krijuam mbi 20 mijë mësime virtuale. Duke ju falënderuar për besimin tuaj në institucionin tonë, me plot bindje ju them që ju jeni orientuar për vlera të mirëfillta akademike dhe të jetës. Ne do të përkujdesemi së bashku me mbi 1 mijë profesionistë që janë staf akademik për ngritjen profesionale, siç deri sot kanë bërë prindërit tuaj, andaj edhe jemi të vendosur që bashkë të mos ndalemi derisa ju të jeni gjenerata që do ta ndërtoni dhe zhvilloni Kosovën”, theksoi presidenti i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

Kjo javë do të jetë informuese dhe orientuese për studentët e rinj, teksa studentët aktual do të zhvillojnë procesin mësimor në përputhje me planin dhe programin e studimeve.

UBT edhe në këtë vit të ri akademik, do të vazhdojë të mbështesë studentët me metodat më të sofistikuara teknologjike në të gjitha fushat e studimit. Institucioni, sikurse edhe viteve tjera, do të përkujdeset me të gjitha kapacitetet që ka, që studentët të përfitojnë kompetenca të larta dhe të shndërrohen në profesionistët që ka nevojë jo vetëm Kosova, por edhe rajoni dhe bota.

Viti paraprak akademik, ishte një vit jo i zakonshëm për shkak të pandemisë covid-19, por UBT e përmbylli suksesshëm duke aplikuar platformat teknologjike për mësim në distancë, duke përfshirë edhe atë Virtual Reality.

Jeta studentore

Publikohet numri i ri i gazetës “UBT News” dhe revistës “Alumni”

Published

on

Është publikuar numri i ri i gazetës “UBT News” dhe revistës “Alumni”, përgatitur nga stafi i Media Group dhe studentët e drejtimit Media dhe Komunikim në UBT.

Gazeta dhe revista në këtë numër janë të veçantë, ngaqë UBT shënon 20-vjetorin e themelimit, vit jubilar që po shënohet me aktivitete të shumta.

Në to janë të përmbledhura gjitha aktivitetet që janë zhvilluar përgjatë vitit 2020, dhe ndër të tjera, mund të lexoni për:

–          aktivitetet e UBT-së gjatë kohës së pandemisë;

–          konferencat shkencore;

–          marrëveshjet e reja vendore dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit;

–          sukseset e studentëve dhe ish-studentëve të UBT-së;

–          ligjëratat tematike;

–          vizitat studimore;

–          ekspozitat;

–          publikimet e UBT-së e shumë e shumë lajme të tjera me interes.

Gazetën mund ta gjeni në ueb-faqen e UBT-së, në linkun: https://www.ubt-uni.net/inc/uploads/2020/12/Gazeta-Dhjetor-22_12_2020-min.pdf

Revistën mund ta gjeni në ueb-faqen e UBT-së, në linkun: https://www.ubt-uni.net/inc/uploads/2020/12/Revista-Alumni_FINAL-min.pdf

Ndërkaq, kopjet fizike mund t’i gjeni në ambientet e UBT-së.

Continue Reading

Jeta studentore

Shkencat Kompjuterike, profesion që po thyen stereotipat gjinorë në Kosovë

Published

on

Shumë gra zgjedhin të mos ndjekin studimet në shkencat kompjuterike, shkaku i stereotipave të krijuara, perceptime që i sfidojnë dhe i ndalojnë ato në formimin e karrierës profesionale.

Por, kjo nuk ka penguar shumë gra tjera që të jetësojnë ëndrrën e tyre, teksa aftësitë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, i shndërruan në rol që formësojnë shoqërinë.

Krahas rritjes së shpejtë të kësaj fushe, po rritet edhe interesimi dhe përzgjedhja si profesion për të studiuar në UBT, ku suksesshëm studentet po arrijnë të kenë edhe karrierë në sektorin e ICT-së.

Shumë të diplomuara në këto drejtime në UBT, tani më udhëheqin biznese inovative, punojnë në kompani të ndryshme botërore, janë angazhuar në pozita koordinuese, udhëheqëse dhe si staf akademik e administrativ, por edhe janë të angazhuara në shumë institucione shtetërore.

Vesa Morina ka mbaruar studimet në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në UBT. Ajo tashmë është punësuar në UBT, në pozitën e asistentes, teksa ka qenë pjesë e programit Erasmus+ në Universitetin “Nova de Lisboa”, në Portugali.

Ajo theksoi se të studiosh në Shkenca Kompjuterike është një vendim i qëlluar, ngaqë mbi gjitha është fitimprurës. Sipas saj, në kohën moderne ky drejtim nuk duhet të klasifikohet si profesion i meshkujve, për siç tha, sepse edhe gratë kanë aftësi profesionale.

“Në institucionin ku ligjëroj ka numër të madh të studentëve të gjinisë mashkullore, por viti në vit po shkojmë drejt një kuptimi se nuk është profesion i gjinisë, por i aftësive që posedon personi në zgjidhjen e problemeve. Përderisa keni aftësitë e duhura për të përfunduar punën me sukses në vendet me ambient të punës, nuk duhet të këtë paragjykime, ose të paktën unë kam pas fatin të mos kem një përvojë të tillë në ambientet e punës të deri më tanishme”, potencoi ajo.

Tutje, Vesa tha se gratë duhet të kyçen në këtë drejtim, të realizojnë ëndërron e tyre dhe të sistemohen në vende pune brenda dhe jashtë vendit.

“Inkurajoj të gjithë, por sidomos vajzat të kyçen në këtë drejtim, i cili është një drejtim me shumë sfida por kënaqësia pas përfundimit të punës e tejkalon çdo lodhje që mundesh me has gjatë rrugës. Ndjehet nevoja për sa më shumë vajza në fushën e teknologjisë, dhe gjithçka që ju nevojitet është vendosmëria dhe vetëbesimi”, tha ajo.

Rrugëtim të suksesshëm profesional pati edhe ish-studentja Diellza Berisha. Ajo mbaroi studimet për Shkenca Kompjuterike në UBT, ndërkaq sot ajo në pozitën e ligjërueses së lëndëve të matematikës dikrete, hyrje në algoritme, inxhinieri e web-it, simulim dhe vizualizim, po i përcjell njohuritë tek studentët e rinj.

“Frymëzimi dhe ideja për të filluar studimet në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në nivelin BSc, e pastaj edhe në nivelin MSc, ka qenë se kjo fushë është bërë pjese e pandashme e jetesës individuale dhe shoqërore në tërësi. Të gjitha aktivitetet punuese, kreative dhe prodhuese tani janë të mbështetura direkt ose indirekt nga teknologjia informative dhe si e tillë ka nevojë të zhvillohet dhe avancohet në mënyrë të vazhdueshme”, tha ajo.

Diellza tha se UBT i ofroi gjitha mundësitë, si në pjesën akademike dhe në aspektin e infrastrukturës, që ajo të gëzojë sukseset e deritanishme. Ajo tregoi se ka injoruar paragjykimet e mundshme, teksa ishte fokusuar vetëm në profesionin që kishte zgjedhur, e që është ndër  profesionet më të kërkuara në botë.

“Fillimisht shkencat elektro-teknike janë konsideruar në një mënyrë si profesion më tepër ‘mashkullore’. Në kohën kur unë jam regjistruar në këtë institucion, në gjeneratën tonë numri  gjinisë femërore ka qenë pothuajse formal, teksa sot gjërat kanë ndryshuar. Numri është disa here me i lartë që tregon se ka filluar të kuptohet me drejt roli në ketë drejtim t edukimit dhe mundësive të tërësishme që ofron kjo fushë”, theksoi Diellza.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është më i madhi i kësaj fushe në vend dhe rajon, pasuar nga Fakulteti Sistemet e Informacionit dhe Menaxhim i Mekatronikës, ku janë programe që çdo vit pranojnë qindra studente femra, numër që vazhdon të rritet nga viti në vit.

Deri më sot, mbi 2000 studente që kanë filluar ndërtimin profesional në fushën e teknologjisë në këtë institucion, të cilat konkretisht po zhvillojnë aftësitë e tyre në infrastrukturë moderne dhe në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative dhe robotikës.

Continue Reading

Art

Studentët e Dizajnit të Integruar realizojnë sfilatën “POP-UP” (Video)

Published

on

By

Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Dizajnit të Integruar kanë realizuar një sfilatë  mode me krijime të përzgjedhura të studentëve të vitit të tretë dhe vitit të dytë.  Koleksioni i kësaj sfilate si tërësi është bazuar dhe titulluar sipas trendit e fundit të modës në botë, “POP-UP”, që ka qenë karakteristikë tipike e modës së zhvilluar gjatë këtyre muajve të pandemisë nga stilistët dhe dizajnerët  më të njohur.

Profesoresha dhe organizatorja e sfilatës, Afërdita Statovci potencoi se fillimi i muajit Mars 2020, u shënua me fillimin e një periudhe sfiduese për të gjitha industritë, përfshirë këtu edhe industrinë e modës.

“E ardhmja e shfaqjeve, ekspozitave dhe sfilatave të modës ishte e pa sigurt dhe kjo paraqiti një sfidë për dizajnerë të modës, për studentë të modës dhe për brende të tejkalojnë krizën e pandemisë dhe përkufizimeve sociale që e përcollën atë. Të ballafaquar me domosdoshmërinë e përkthimit të modës në një format digjitale, ne në specializimin Dizajn Mode dhe Tekstil, kaluam javët e para të izolimit në muajin Mars duke diskutuar mënyrën se si të bashkëdyzojmë glamurin dhe shkëlqimin e një sfilatë mode me ‘ftohtësinë’ e internetit. Përgjigja:  Sfilatë Virtuale”, potencoi Statovci.

Sipas profesoreshës, video lojërat dhe zhanri fantastiko-shkencor kanë qenë prej kohësh një mjet për të ndërtuar një utopi, duke u mbështetur në idenë se përtej realiteteve fizike mund të ndërtohet diçka më e mirë.

“Tema e sfilatës ishte ‘POP-UP’, që në dizajn të modës nënkupton diçka që shfaqet papritmas. Si koncept ‘POP-UP’, në dizajn të modës është përqafuar fuqishëm nga dizajnerët dhe brendet e modës në tërë globin si një eksperiencë e re, dhe si mjet i cili ofron përvoja të reja për të krijuar lidhje më të thella me publikun duke i lejuar atij të analizojë dhe të shijojë më shumë dizajnet e shfaqura”, vlerësoi ajo.

Sfilatën mund ta gjeni në linkun:

Continue Reading

Të kërkuara