Lajmet

Studimi: Rrahjet e zemrës diktojnë perceptimin tuaj mbi për kohën

Ky proces ndodh automatikisht, por jo vazhdimisht.

Published

on

Në këtë moment truri po mban shënim gjurmët e kalimit të kohës pa vetëdijen tuaj, duke ju lejuar të përqendroheni mbi gjëra më të mira si leximi i kësaj historie. Ky proces ndodh automatikisht, por jo vazhdimisht. Perceptimi i trurit për kohën mund të luhatet. Disa momente duket se zgjaten ose zvogëlohen në lidhje me çdo sekondë që kalon.

Ndërsa këto luhatje mund të jenë shtrembërime të realitetit, teknikisht ato nuk janë të gjitha në kokën tuaj. Sipas një studimi të ri, disa perceptime mbi kohën e kanë origjinën në zemrën tuaj. “Rrahjet e zemrës diktojnë ritmin mbi perceptimin e kohës” thotë profesori i psikologjisë në Universitetit Kornell, Adam K. Anderson, njëherazi autori kryesor i studimit.

“Koha është një dimension i Universit, dhe një bazë thelbësore për përvojën tonë me veten. Hulumtimi ynë tregon se kjo përvojë sinkronizohet dhe ndryshon me kohëzgjatjen e tërrahurës së zemrës” thekson ai.

Studimi i ri shqyrtoi lidhjet midis perceptimit të kohës dhe ritmeve trupore, me fokus kryesor luhatjet natyrore të ritmit të zemrës. Ndërsa rritmi i përgjithshëm i zemrës duket i qëndrueshëm, çdo rrahje individuale mund të jetë pak më e shkurtër ose më e gjatë se ajo e mëparshme.

Hulumtimet kanë treguar se rrahjet e zemrës mund të ndikojnë në perceptimin tonë të stimujve të jashtëm, dhe është dyshuar prej kohësh se zemra e ndihmon trurin që të masë kohën. Studiuesit rekrutuan 45 studentë nga Universiteti Kornell, të moshës 18–21 vjeç me një nivel dëgjimi normal dhe pa histori të sëmundjeve të zemrës.

Ata përdorën elektrokardiografinë (EKG) për të monitoruar aktivitetin e zemrës me një saktësi prej disa milisekondash, duke e lidhur aparaturën e EKG-në me një kompjuter që do të regjistronte tingujt të shkurtër të shkaktuara nga rrahjet e zemrës së studentëve.

Secili prej tyre zgjati vetëm 80 deri në 180 milisekonda, dhe pasi dëgjuan një të tillë subjekteve iu kërkua të raportonin nëse mendonin se zgjati më shumë apo më pak se sa tingujt e tjerë. Subjektet perceptuan se tonet e rrahjes ishin më të gjata në kohë kur parapriheshin nga një rrahje zemre më e shkurtër në kohë, dhe i raportuan tonet si më të shkurtra kur ato pasonin një rrahje zemre më të gjatë në kohë.

“Rrahjet e zemrës janë një ritëm, të cilin e përdor truri ynë për të na dhënë ndjenjën tonë të kohës që kalon. Dhe ajo nuk është lineare. Por tkurret dhe zgjerohet vazhdimisht” thotë Anderson. Ndërsa zemra mund të ushtrojë një ndikim të madh në perceptimin e trurit mbi kohën, studiuesit kanë vënë re se ajo është si një rrugë me dy drejtime.

Dëgjimi i një tingulli i nxiti subjektet ta përqendronin vëmendjen e tyre tek ai. Kjo është një ”përgjigje orientuese”, e cila nga ana tjetër ndryshoi rrahjet e tyre të zemrës dhe e ri-rregulloi përvojën e tyre të kohës. Perceptimi i gabuar i kalimit të kohës, mund të duket si një gjë e keqe, dhe ndonjëherë është kështu.

Por ndërsa humbja e gjurmës së kohës mund të shkaktojë probleme, ajo mund të ketë edhe përfitime adaptive për llojin e luhatjeve të përkohshme të identifikuara në këtë studim.

Zemra duket se e ndihmon trurin të punojë në një mënyrë më efikase edhe me burime të kufizuara, shtojnë studiuesit, duke ndikuar mbi mënyrën se si ai përjeton kalimin e kohës në shkallë më të vogla, dhe duke vepruar në periudha kohore shumë të shkurtra për mendime ose ndjenja të ndërgjegjshme. / science alert – bota.al

Lajmet

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, Policia e Kosovës e dënon me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dënuar një shofer i cili po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50km/h.

Kundërvajtësi teksa po lëvizte në Prelez të Ferizajt u ndalua nga policia që i shqiptoi atij gjobë prej 300 eurosh, tre pikë negative dhe tre muaj ndalim vozitje.

Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Punëve të Brendshme ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve: Shkelësit e vendimit do të ndëshkohen

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura.

Ky vendim vie pas temperaturave të larta dhe rrezikut të përhapjes së zjarreve në pyje, fusha dhe livadhe.

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese.

Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij“, ka shkruar Sveçla.

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, njëherësh përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik.

Gjatë takimit, sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mënyrat konkrete të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos në partneritetin ekonomik dhe të mbrojtjes, forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimit të objektivave euroatlantike të vendit.

Osmani thuhet se i falënderoi deputetët Vickers dhe Foster për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Deputeti Martin Vickers, i cili është Kryetar i Grupit Ndërpartiak për Kosovën dhe Shqipërinë (All-Party Parliamentary Group for Kosovo and Albania), dhe deputeti Paul Foster, Nënkryetar Ekzekutiv i “Labour Friends of Kosovo”, riafirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për hapjen e qendrave të kujdesit shëndetësor në bregdetin shqiptar.

Rama ka njoftuar se janë hapur 36 qendra në të gjithë bregdetin për pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë ka vizituar Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës.

Nga kjo vizitë ajo u njoftua se stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë teksa pacientët janë 50% turistë shqiptarë dhe 50% turistë të huaj.

Continue Reading

Të kërkuara