Aktualitet

Pomatet: Bimët hibride që mund të revolucionojnë bujqësinë

Publikuar

Edhe pse duket sikur janë shkëputur nga ndonjë film fantastiko-shkencor, bimët gjysmë patate gjysmë domate mund të ndihmojnë në plotësimin e kërkesës botërore për ushqim.

Pomatet –të rritura për herë të parë në Gjermani, mund të përmirësojnë efikasitetin e prodhimit të ushqimit pa ndikuar në cilësinë e të korrurave.

Edhe pse mund të duken shumë ndryshe nga njëra tjera, patatet dhe domatet i përkasin të njëjtës familje, ndaj edhe mund të rriten si e njëjta bimë ose në të njëjtin trup. Sipër tokës ato prodhojnë kokrra domatesh, ndërsa nëntokë, patate.

Kjo praktikë është përdorur nga kopshtarët që në lashtësi, ama bashkimi i këtyre dy zarzavateve me kërcell të butë është një zbulim tërësisht i ri.

Metodat e shartimit përdoren edhe për të krijuar pemë që njihen si “sallatë frutash”, ku fruta të të njëjtës familje mund të rritën në të njëjtin trung – për shembull pjeshkë, kajsi dhe kumbull në po të njëjtën pemë apo limon, mandarinë, portokall, qitro në një tjetër.

Këto bimë hibride mund t’i bëjnë të korrurat më efikase, duke maksimizuar prodhimin – një sasi më e madhe ushqimi mund të rritet në një hapësirë më të vogël, përfshi ballkonet apo çatitë.

Dobitë e këtyre teknikave të reja mund të jenë pozitive edhe për vende si Kenia, popullsia e të cilave po rritet me hapa galopante. Një rendiment më i lartë në prodhimin e ushqimit mund të ndihmojë probleme të lidhura me mungesën e ujit, thatësirat apo sëmundjet e ndryshme./euronews.al

Aktualitet

Astronautët kinezë kthehen në Tokë pas tre muajve në hapësirë

Publikuar

nga

Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pas misionit më të gjatë të drejtuar nga Kina në hapësirë deri tani.

Kapsula e kthimit e anijes ”Shenzhou 12” u ngadalësua në zbritjen e saj nga një parashutë e madhe dhe përfundimisht u ul në shkretëtirën Gobi në Kinën Veriore, siç tregohet drejtpërdrejt nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Astronautët Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo u ngritën nga Toka më 17 qershor dhe kaluan tre muaj në hapësirë, një rekord për udhëtarët kinezë në hapësirë.

Ata kaluan pjesën më të madhe të udhëtimit të tyre në stacionin hapësinor ”Tiangong”, i cili është në ndërtim e deri më tani përbëhet vetëm nga moduli qendror ”Tianhe”.

Kina planifikon të dërgojë dy module të tjera të rënda secila me peshë 20 tonë në hapësirë.

Një fluturim ngarkesash me më shumë materiale është planifikuar për javën e ardhshme dhe një ekuipazh i ri pritet të fluturojë në stacionin hapësinor në tetor./Atsh

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

KMDLNj bën thirrje për një fushatë të qetë

Publikuar

nga

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive u ka kërkuar subjekteve politike një fushatë të qetë ku do të përjashtohej mosdurimi, gjuha e urrejtjes dhe veprimet që do të kontribuonin në rëndimin e gjendjes e cila është e keqe në këto rrethana

Sipas KMDLNj-së, mbajtja e zgjedhjeve është përgjegjësi, në radhë të parë e subjekteve politike që garojnë por edhe e votuesve, sidomos ditën kur votohet.

“Më 17.10.2021 në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale përkundër situatës së rënduar epidemiologjike të shkaktuar nga virusi Delta e që thuaja çdo ditë dhjetëra qytetarë humbin jetën kurse qindra infektohen. Në këto rrethana mbajtja e zgjedhjeve është përgjegjësi, në radhë të parë e subjekteve politike që garojnë por edhe e votuesve sidomos ditën kur votohet. KQZ-ë, si autoritet suprem për organizim të zgjedhjeve në Kosovë ka përcaktuar një afat prej 1 muaji për fushatë zgjedhore gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së e që në masë të madhe kufizon numrin e pjesëmarrësve , si brenda objekteve të mbyllura ashtu edhe në mjedise të hapura. KMDLNj kërkon nga subjektet politike një fushatë të qetë ku do të përjashtohej mosdurimi, gjuha e urrejtjes dhe veprimet që do të kontribuonin në rëndimin e gjendjes e cila është e keqe në këto rrethana. Subjektet politike kanë propozuar që fushata zgjedhore të kufizohet në pesë ditë ndërsa disa të tjera kanë propozuar që fushata të bëhet online, pa kontakte fizike me qytetarë, votues potencial. KMDLNj konstaton se disa subjekte politike dhe kandidatë po bëjnë fushatë një kohë të gjatë dhe i kanë thënë të gjitha ato kanë vlerësuar se paraqesin interes për qytetarin dhe votuesin. KMDLNj kërkon që subjektet dhe kandidatët për zgjedhje lokale të përqendrohen në program dhe premtime që përfshihen në mandatin e tyre, qoftë si kryetar komune apo asambleistë. KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse që me rreptësinë më të madhe të mbikëqyrin respektimin e masave anti-Covid dhe në rast se ato nuk respektohen duhet të shqiptojnë dënime shembullore. KMDLNj vlerëson se organizatat që monitorojnë zgjedhjet kanë kapacitet të mjaftueshëm dhe të dëshmuar monitorues dhe profesional të monitorojnë fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit si dhe balotazhin eventual. KMDLNj uron të gjitha subjekteve politike një fushatë të mbarë, votim të rregullt si dhe pranim të rezultateve të zgjedhjeve siç kanë vepruar edhe më parë”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj thotë se është e drejtë qytetare dhe e drejtë e njeriut e drejta për të votuar dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Gjendja me Covid në Spitalin e Pejës, 24 pacientë në gjendje të rëndë

Publikuar

nga

Sipas njoftimit të spitalit të Pejës nga 122 pacientë të shtrirë që po trajtohen për Covid-19, prej tyre 96 pacientë janë në oksigjenoterapi, 7 pacientë janë në CPAp dhe 24 pacientë në gjendje të rëndë.

Po ashtu, 16 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit si dhe janë pranuar 7 të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Kamboxhia vaksinon fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç, para hapjes së shkollave

Publikuar

nga

Kamboxhia të premten filloi vaksinimin e fëmijëve midis moshës 6 dhe 11 vjeç kundër koronavirusit.

Kryeministri Hun Sen tha këtë javë qëllimi i vaksinimit të të rinjve ishte të lejonte fëmijët të ktheheshin të sigurt në shkollë pas një mungese të gjatë për shkak të pandemisë.

Ai tha se më shumë se 1.8 milion fëmijë pritet të marrin goditjet e tyre në kuadër të programit, i cili do të përdorë vaksinën Sinovac të prodhuar nga Kina, raporton AP.

Të rinjtë prisnin me durim me prindërit e tyre në një klinikë në kryeqytetin Phnom Penh tëPremten ndërsa vaksnimi po fillonte

Hun Sen nisi lëvizjen me një ngjarje televizive kombëtare që tregonte vaksinimin e nipërve të tij dhe atyre të anëtarëve të lartë të qeverisë në Pallatin e Paqes.

Ai tha se po merrte në konsideratë shtrirjen e programit edhe më tej dhe së shpejti të vaksinonte fëmijë deri në tre vjeç.

Kamboxhia filloi vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç në fillim të gushtit.

Gati 72% e pothuajse 17 milionë njerëzve të Kamboxhias kanë marrë të paktën një vaksinë që kur filluan vaksinimet në shkurt.

Vaksinat Sinovac dhe Sinopharm të Kinës përbëjnë shumicën e vaksinimeve.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara