Aktualitet

OBSh-ja: Delta do të bëhet dominuese brenda muajsh

Publikuar

Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet dominues gjatë muajve të ardhshëm, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Delta – variant më ngjitës, i zbuluar për herë të parë në Indi – është regjistruar tashmë në 124 territore, 13 më shumë se javën e kaluar, tha OBSH-ja në raportin javor epidemiologjik.

“Pritet që Delta t’i tejkalojë me shpejtësi variantet e tjera dhe të bëhet dominuese gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në raport.

Nga tri variantet e tjera, të klasifikuara si shqetësuese nga OBSH-ja, Alfa – e zbuluar për herë të parë në Britani – është raportuar në 180 territore; Beta – e zbuluar në Afrikë të Jugut – është raportuar në 130 territore dhe Gama – e zbuluar në Brazil – është raportuar në 78 territore.

OBSH-ja po ashtu tha se 3.4 milionë raste të reja me koronavirus janë regjistruar javën e kaluar në botë – 12 për qind më shumë se në javën para asaj.

“Me këtë ritëm, pritet që numri i rasteve të raportuara globalisht të kalojë 200 milionë në tri javët e ardhshme”, tha OBSH-ja.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka infektuar deri më tash mbi 191.5 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.

Në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.9 miliardë vaksina.

Aktualitet

Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Mësimi të nis më 27 shtator, shtyrja e mëtejme e papranueshme

Ata ju bënë thirrje institucionëve vendimmarrëse të kenëkujdes me deklarimet e vendimet e tyre.

Publikuar

nga

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës kanë reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se IKSHPK-ja ka rekomanduar që të vazhdohet me masat për institucionet arsimore.

Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka thënë se ky rekomandim është në kundërshtim të plotë me Udhëzuesin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2021-2022.

“Nëse vazhdohet me këso vendimesh joserioze të shtyhet fillimi i procesit mësimor, si dhe të kushtëzohet fillimi i tij me skenarë të shpikur pa nevojë, ne si Këshill i Prindërve në Prishtinë do të shqyrtojmë seriozisht opsionin që të pezullojmë angazhimin e prindërve nëpër shkollat e Prishtinës, si në Këshilla Drejtues ashtu edhe në Task Forcat e shkollave. Nuk përjashtohet edhe thirrja për bojkotim të mbledhjeve të prindërve nëpër klasa”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës vlerëson se deklarimi i Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, se fillimi i procesit mësimor mund të shtyhet përsëri (meqë IKSHPK paska vlerësuar ashtu) dhe se pas fillimit mësimi nuk do të ndërpritet është edhe i befasishëm edhe në kundërshtim të plotë me Udhëzuesin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2021-2022. Ai Udhëzues parashikon katër skenarë të procesit mësimor e jo vetëm një, sikurse ka pretenduar z. Vitia.

Për më tepër, lehtësia me të cilën po deklarohet shtyrja e mundshme e procesit mësimor po na tingëllon edhe e paarsyeshme edhe e papërgjegjshme – sidomos kur nga e hëna u pritka hapja e restoranteve edhe në hapësirat e brendshme (!).

Njëkohësisht këto veprime (parandaluese) janë krejt ndryshe me çfarë është thënë e bërë për më shumë se një muaj nga Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit, se përgatitjet janë bërë për të filluar procesi mësimor, por edhe me të gjitha masat e mëhershme të zhvillimit të procesit mësimor në kohë pandemie.

Nëse vazhdohet me këso vendimesh joserziore të shtyhet fillimi i procesit mësimor, si dhe të kushtëzohet fillimi i tij me skenarë të shpikur pa nevojë, ne si Këshill i Prindërve në Prishtinë do të shqyrtojmë seriozisht opsionin që të pezullojmë angazhimin e prindërve nëpër shkollat e Prishtinës, si në Këshilla Drejtues ashtu edhe në Task Forcat e shkollave. Nuk përjashtohet edhe thirrja për bojkotim të mbledhjeve të prindërve nëpër klasa.

Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve vendimmarrëse, që të jenë serioz e të përgjegjshëm për deklarimet e vendimet që marrin për procesin mësimor dhe që më datë 27 shtator të fillohet procesi mësimor – me një skenar të pranueshëm e të përshtatshëm. Shtyrja e mëtejme do të jetë absolutisht e papranueshme për ne.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Rrënohet një mbindërtim pa leje në Prishtinë

Pala ishte urdhëruar ta rrënoj vet pjesën e shtuar, por kjo nuk ka ndodhur.

Publikuar

nga

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë është rrënuar një ndërtim pa leje.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adoni Tahiri ka treguar se mbindërtimi aty ishte evidentuar javë më parë për çka kishte urdhëruar palën që vet ta rrënojë pjesën e shtuar por që një gjë e tillë nuk ishte përfillur.

“Javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania. Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore, dhe ta rrënojë vet pjesën e shtuar. Vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionin nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti ka vazhduar punimet në mbindërtim. Si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin e rrënimin, duke e larguar konstruksionin nga pjesa e sipërme të ndërtesës. Hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme”, ka shkruar Tahiri. 

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Bordi i ri i AKP-së vazhdon të marrë paga të majme, sikur bordi i shkarkuar

Publikuar

nga

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020, është konfirmuar se bordin i ri i AKP-së ende vazhdon të ketë shpenzime të larta, rreth 20 mijë euro për një mbledhje.

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci ka konfirmuar se Rregullorja për pagesat e anëtarëve të Bordit mbetet në fuqi.

Mikullovci duke iu përgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se më 27 shtator në mbledhjen e Bordit do të shqyrtohet Rregullorja për pagesat e bordit të AKP-së. Ai tha se ky bord ka mbajtur deri tash dy mbledhje.

Deputeti Hoti theksoi se derisa vazhdon të jetë në fuqi rregullorja për kompensimin e anëtarëve të Bordit me paga të larta, shihet se nuk ka pasur bazë urgjenca e Qeverisë Kurti për shkarkimin e Bordit të AKP në fillim të mandatit.

“Urgjenca e ndërrimit të bordit nuk ka pasur bazë nga Qeveria Kurti, derisa prapë mbetet në fuqi Rregullorja për pagesat e mbledhjeve të Bordit në AKP deri 20 mijë euro. Bordit i AKP-së është emëruar rreth dy muaj më parë nga Kuvendi i Kosovës me emra të propozuar nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi ai.

Gjatë raportimit, drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj theksoi se AKP më 2020 ka shpenzuar rreth 7 milionë euro, prej tyre mbi 5 milionë vetëm për paga dhe mëditje.

Tolaj duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit Armend Muja për proceset e arbitrazhit, tha se AKP ani se këto ditë ka fituar një rast në arbitrazh, megjithatë në proces gjyqësor ndërkombëtar, AKP mbetet me Sharrcem.

“Jemi në pritje të vendimit të arbitrazhit në favor të AKP për rastin e Sharrcemit, presim që ta fitojmë edhe këtë të drejtë sikur në rastin kompanisë së Goleshit. Prej kësaj të fundit kemi qenë të rrezikuar t’i humbasim miliona euro, por që nuk ka ndodhur”, tha ai.

Ndërsa, në këtë mbledhje nuk u votua raporti financiar për vitin 2020 në AKP pasi nuk pati kuorum.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Policia ende në veri, bëhet ndërrimi i ekipit

Nata në këtë pikëkalim kufitar ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Publikuar

nga

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinjë, duke monitoruar gjendjen e sigurisë pas bllokadës së rrugës nga serbët lokal, përderisa ata kanë bërë ndërrimin e ekipit pas përfundimit të orarit.

Rruga u bllokua pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga Qeveria për automjetet që hyjnë nga Serbia.

Nata në këtë pikëkalim kufitar ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident, derisa numri i protestuesve ka qenë i vogël edhe për shkak të temperaturave të ulëta.

Numri i protestuesve, që gjatë natës janë ndërruar me grupe, është rritur në mëngjes ku tashmë një numër më i madh i tyre po qëndrojnë aty.

E gjithë situata gjatë natës është përcjellë pos nga Njësia Speciale, edhe nga KFOR të cilat kanë patrulluar edhe me helikopterë.

Kjo është dita e tretë e bllokadës së rrugës duke shkaktuar kolona të gjata dhe pamundësuar kalimin e kufirit me vetura.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara