Sport

Numri 8: Iniesta i thotë lamtumirë futbollit

Published

on

Andres Iniesta, një nga emrat më të njohur dhe të respektuar në historinë e futbollit, ka vendosur të mbyllë kapitullin e tij si futbollist profesionist. Siç raporton “Relevo”, Iniesta do të shpallë vendimin e tij më 8 tetor, një datë me rëndësi simbolike për të, pasi numri 8 e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Iniesta është i njohur si njeriu që shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e futbollit spanjoll, në finale të Botërorit 2010, duke kontribuar në fitoren e Spanjës kundër Holandës. Goli i tij në kohën shtesë jo vetëm që i dha ‘La Roja’ titullin kampion bote për herë të parë, por gjithashtu e vulosi statusin e tij si një nga legjendat e futbollit.

Karriera e Iniesta është e mbushur me arritje të jashtzakonshme. Si lojtar i FC Barcelonës, ai fitoi çdo trofe të mundshëm, duke përfshirë katër tituj të Ligës së Kampionëve, nëntë tituj të La Ligas, dhe gjashtë tituj të Kupës së Mbretit. Ai gjithashtu ka fituar tri trofe të Kupës së Botës për Klube dhe shtatë Superkupa të Spanjës.

Përveç suksesit në nivelin klubor, Iniesta ka luajtur një rol kyç në sukseset e kombëtares spanjolle. Ai është dy herë kampion i Evropës (2008 dhe 2012) dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut në vitin 2012.

Një karrierë e tillë legjendare, megjithatë, ka pasur një mungesë të madhe: “Topi i Artë”. Përkundër arritjeve të tij mbresëlënëse, ky çmim i rëndësishëm nuk arriti ta fitojë, një fakt që ka ngjallur diskutime ndër vite mbi vlerësimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa Iniesta përgatitet të largohet nga fusha, ai lë pas një trashëgimi të paçmuar, duke u konsideruar një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Një lamtumirë e tillë do të jetë pa dyshim një ngjarje e rëndësishme për të gjithë tifozët e futbollit, që e kanë ndjekur dhe admiruar karrierën e tij të jashtëzakonshme./UBTNews/

 

 

Sport

Jurgen Klopp me mesazh pikëllues për humbjen e ish-lojtarit të tij, Diogo Jota

Published

on

Jurgen Klopp e ka marrë me pikëllim të thellë humbjen e ish-lojtarit të tij, Diogo Jota.

Dyshja kishte punuar së bashku në Liverpool dhe sukseset nuk iu kishin munguar. E ditën e sotme, njëjtë si krejt të tjerët, edhe trajneri gjerman u informua për vdekjen e futbollistit portugez, së bashku me vëllain e tij, në një aksident të tmerrshëm që e pësuan në Spanjë.

“Jam me zemër të thyer për ndarjen nga jeta të Diogo Jota dhe vëllait të tij André. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por ai ishte gjithashtu një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!”.

“Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqinë time për bashkëshorten, fëmijët, familjen, miqtë dhe këdo që i donte”.

“U prehsh në paqe, Diogo”.

Continue Reading

Sport

​Klopp i jep lamtumirëm Diogo Jotas: Ishte një mik i shkëlqyer

Published

on

By

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool-it dhe kombëtares portugeze, humbi jetën së bashku me vëllanë e tij, Andre Jota, në një aksident tragjik automobilistik në provincën spanjolle të Zamorës. Ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të së hënës ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët, por edhe bashkëlojtarët, tifozët dhe figura të njohura të futbollit ndërkombëtar.

Mes shumë mesazheve prekëse që kanë mbërritur nga bota e sportit, bie në sy edhe ai i ish-trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp, i cili nuk i fshehu dot emocionet e forta në një reagim prekës. Klopp ishte personi i cili kërkoi që Jota t’i bashkohej Liverpool në vitin 2020, ku ai ishte vetëm 23-vjeç.

Ky është një moment ku unë kam vështirësi! Duhet të ketë një qëllim më të madh, por unë nuk mund ta shoh! Jam i trishtuar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij, Andres. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur e i kujdesshëm. Do të na mungosh shumë,”- shkroi Klopp në një postim emocional në Instagram.

Në fund të mesazhit, tekniku gjerman përcolli ngushëllimet më të thella për familjen e ish-sulmuesit të Liverpool-it:

“Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i deshën! Pusho në paqe – Me dashuri, J.”

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre, humbën jetën pasi automjeti tip Lamborghini me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një objekt, për të shpërthyer më pas në flakë.

Continue Reading

Sport

Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

Published

on

La Liga e ka publikuar orarin e ri për sezonin e ri.

Një nga derbit kryesor në botën e futbollit, është “El Clasico”, e cila zgjon interesim tepër të madh te futbolldashësit.

Tashmë dihen edhe datat se kur do të përballen mes vete Real Madrid dhe Barcelona.

Loja e parë në edicionin 2025/2026 do të luhet më 25 ose 26 tetor 2025 në “Santiago Bernabeu” si dhe ndeshja kthyese në “Camp Nou” do të zhvillohet më 9 ose 10 maj 2026.

 

Continue Reading

Sport

Vjen reagimi i Liverpoolit pas vdekjes se Jotas

Published

on

By

Klubi anglez Liverpool, ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me vdekjen e futbollistit të tyre, Diogo Jota ne një aksident trafiku, përcjellë KosovaPress.

Klubi i Futbollit Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, thhet në komunikatën e Liverpoolit.

Continue Reading

Të kërkuara