Sport
Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Botërorit në eSports Basketboll eFIBA season 3
Published
1 week agoon
By
UBTnewsPasi kishte mësuar kundërshtarët e Grupit A, ku Kosova bën pjesë në këtë sezon të eFIBA, tashmë është mësuar edhe orari e ndeshjeve të fazës parakualifikuese. Më 8 tetor, fillon rrugëtimin tonë në Kampionatin Botëror të eSports Basketboll kundër Zvicrës. Të njëjtën ditë, ekipi ynë do të ndeshet edhe me Greqinë dhe Francën, nënkampionin botëror të sezonit 2.
Më 10 Tetor, do të zhvillohen ndeshjet kundër Britanisë së Madhe, Italisë dhe mbyllet kjo fazë me ndeshjen kundër Suedisë.
Ekipi kosovar po vazhdon përgatitjet për të pasur paraqitje sa më dinjitoze në pjesëmarrjen tonë të parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror eFIBA. Pesë nga shtatë ekipet e grupit, kalojnë në fazën tjetër./UBTnews/
Sport
Alarm: Barcelona u detyrohet 140 milionë euro klubeve të tjera
Published
1 hour agoon
October 9, 2024By
UBT NEWSPavarësisht përmirësimit të situatës financiare të Barcelonës, klubi vazhdon të përballet me borxhe të konsiderueshme nga transferimet e lojtarëve. Sipas një raporti të fundit, Barcelona i detyrohet më shumë se 140 milionë euro klubeve të tjera për blerjet e kryera në vitet e fundit.
Raporti ekonomik i 30 qershorit tregon se borxhi i klubit ndahen në 45 milionë euro në afat të shkurtër dhe mbi 102.6 milionë euro në afat të gjatë. Një nga pagesat më të mëdha është ajo për Robert Lewandowski, për të cilin Barcelona i detyrohet rreth 10 milionë euro Bayern Munichut.
Përveç Lewandowskit, klubi ka detyrime edhe për lojtarë të tjerë si Raphinha, për të cilin është detyrim 559,000 euro në afat të shkurtër dhe 42 milionë euro në afat të gjatë, si dhe për Jules Koundé, për të cilin duhet të paguajë 24.5 milionë euro Sevillas.
Ferran Torres është një tjetër emër i njohur në listën e detyrimeve, me 13 milionë euro për të dy afatet. Edhe pse klubi është në një rrugë të mirë për përmirësimin financiar, këto detyrime vazhdojnë të rëndojnë situatën e tij financiare./UBTNews/
Performanca e shkëlqyer e Edon Zhegrovës, futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Europë. Së fundmi, mediat italiane raportojnë se Atalanta, nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperini, ka shfaqur interes për të mësuar më shumë mbi mundësinë e blerjes së kartonit të Zhegrovës nga klubi francez Lille.
Zhegrova, i cili ka treguar një stil driblues të jashtëzakonshëm dhe performanca të mira në Ligue 1, vlerësohet rreth 25 milionë euro. Atalanta, e njohur për zhvillimin e talenteve dhe krijimin e skuadrave ambicioze, duket se po planifikon të investojë në të rinj për të forcuar ekipin për të ardhmen.
Gasperini, që ka një histori të suksesshme me zhvillimin e lojtarëve, dëshiron ta sjellë Zhegrovën në Bergamo për të përforcuar skuadrën. Atalanta ka një plan afatgjatë për ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe Zhegrova përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të arritur këtë qëllim.
Me këtë situatë, Zhegrova mund të përfitojë nga një kalim në një ligë më të fortë dhe një mundësi për të shkëlqyer në një kampionat prestigjioz si Serie A, duke rritur edhe më tej profilin e tij në arenën ndërkombëtare. Negotiatat për transferimin e tij pritet të zhvillohen në javët e ardhshme, ndërsa tifozët e Atalantës shpresojnë për një njoftim pozitiv./UBTNews/
Fenerbahçe po monitoron me kujdes situatën e talentit turk, Arda Güler, i cili aktualisht po kalon një periudhë të vështirë në Real Madrid, duke luajtur me minutash të kufizuara. Skuadra e drejtuar nga José Mourinho ka shfaqur interes për të shfrytëzuar këtë rast dhe për ta sjellë Gülerin në radhët e saj.
Drejtuesit e Fenerbahçes planifikojnë të kontaktojnë Realin e Madridit për të shqyrtuar mundësinë e një huazimi për gjysmën e dytë të sezonit. Nëse klubi “merengues” jep dritën jeshile, Fenerbahçe mund të veprojë shpejt për të siguruar lojtarin.
Ky zhvillim ndodh në një kontekst ku klubi i Mourinhos po kërkon të rinovojë emocionet për tifozët e tij, sidomos pas spekulimeve mediatike mbi interesimin e Galatasaray-t për të mbajtur Victor Osimhen.
Mario Branco, drejtor sportiv i Fenerbahçes, është gati të nisë bisedimet me drejtuesit e Realit të Madridit. Megjithëse klubi spanjoll nuk ka në plan ta shesë Gülerin, ata mund të shqyrtojnë mundësinë e huazimit për të ndihmuar lojtarin të fitojë përvojë në ligat më sfiduese evropiane.
Burime të afërta me klubin turk kanë bërë të ditur se presidenti Ali Koç mund të takohet personalisht me Gülerin për të diskutuar për të ardhmen e tij dhe për mundësitë që ai ofron për Fenerbahçen.
Në një deklaratë pas prezantimit të tij, Mourinho ka shprehur dëshirën e madhe për të pasur Arda Güler në skuadër. Nëse Real Madridi nuk vendos kushte strikte për transferimin e tij dhe nëse Fenerbahçe merr përsipër pagën e lojtarit, negociatat mund të avancojnë me shpejtësi./UBTNews/
Sport
Kumbulla: Jemi shumë të motivuar për dy ndeshjet e radhës
Published
2 hours agoon
October 9, 2024By
UBTnewsNë një konferencë për shtyp Marash Kumbulla tha se dy kundërshtarët e radhës të Shqipërisë janë shumë të vështirë, por si gjithmonë Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar. Qendërmbrojtësi kuqezi komentoi edhe formën e mirë që po kalon me ekipin e Espanyol si dhe konkurrencën e madhe në repartin e prapavijës në Kombëtare.
“Ajo periudhë ishte shumë e keqe për mua. Një vit e gjysmë dhe pas dëmtimit muajt në vazhdim nuk ishin shumë të thjeshta. Tani besoj se zhvillova një fazë përgatitore shumë të mirë, kalova te Espanyol dhe tani po i luaj të gjitha ndeshjet. Fizikisht ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë moment”, tha fillimisht Kumbulla.
Ai foli më tutje edhe për partneritetin në mbrojtje me Ismajlin.
“Jep garanci, por nuk është vetëm punë e imja dhe e Ismajlit, por e të gjithë ekipit. Kemi shumë konkurrencë, jemi shumë të mirë si mbrojtës, jo vetëm në qendër, por edhe në krah. Vendos trajneri dhe kush luan do të bëjë mirë”, theksoi ai.
Me sa pikë mendoni se Kombëtarja është e kënaqur në këto dy ndeshje? – Ne do futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dy ndeshjet. Tani mendojmë vetëm për Çekinë, është një ekip shumë fizik dhe i fortë në duele, tani mendojmë vetëm për ata dhe të shohim më pas për Gjeorgjinë.
Pas golit me Espanyol, presim një gol me ngjyrat kuqezi? – Po e pres edhe unë, pasi janë shumë ndeshje pa bërë gol në Kombëtare. Kam shumë dëshirë që të shënojë.
Ka ngacmime me nota humori mes teje, Ismajlit dhe Ajetit? – Nuk ka ngacmime, Kombëtarja është e para. Nëse ekipi, fiton të tjerat vijnë mbrapa. Është normal që të gjithë lojtarët duan të luajnë, por e dimë që në Kombëtare ka shumë konkurrencë. Janë të gjithë shumë lojtarë të mirë, të shohim zgjidhjet e trajnerit.
Dallimi mes kampionatit spanjoll dhe italian? – Kampionati në Spanjë është ndryshe nga Italia. Është më shumë taktik, loja është e hapur me kundërsulme dhe duele. Jam përshtatur shumë mirë në këtë kampionat.
Nuk keni qenë në dy ndeshjet me Çekinë në kualifikueset e Europianit, tani jeni më i motivuar për fitoren? – Po sigurisht. Të dy ndeshjet i kam parë nga shtëpia. Sic e thashë edhe më para, me Çekinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ne jemi shumë të motivuar, edhe ekipi kundërshtar gjithashtu. Presim një ndeshje shumë të vështirë.
Klani Berluskoni po kthehet në politikën italiane!
Muaji i ndërgjegjësimit: UBT rozë në tetor!
Alarm: Barcelona u detyrohet 140 milionë euro klubeve të tjera
Atalanta në gjueti të Edon Zhegrovës!
Rohde: Kosova nga tani do të përfaqësohet në CEFTA nga zyrtarët e vet
Hajdari: Kosova tash do të përfaqësohet vetë në CEFTA, pa UNMIK-un
AfD nominon Alice Weidel si kandidate për kancelare
Arrestohet në Zveçan një person për armëmbajtje pa leje, sekuestrohet një sasi armatimi
Arda Güler në radarin e Mourinhos!
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet4 weeks ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kronika e zezë4 weeks ago
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte, Policia: Në mars të 99-tës kreu vepra të ndryshme penale