Lajmet nga UBT

Në UBT me një aktivitet kulturor u shënua Dita e Shkollës dhe 7 marsi – Dita e Mësuesit

Hajrizi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, duke vlerësuar angazhimin dhe përpjekjet e gjithsecilit për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Publikuar

Me një aktivitet kulturor të përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit UBT dhe të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, kanë shënuar Ditën e Shkollës dhe njëherit 7 marsin – Ditën e Mësuesit.

Në këtë përvjetor të Ditës së Shkollës, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, duke vlerësuar angazhimin dhe përpjekjet e gjithsecilit për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

“Përgjatë 21 viteve, si UBT kemi tentuar që të krijojmë një ekosistem shumë të madh të dijes, ashtu siç edhe e kishin menduar paraardhësit tanë dhe mësuesit tanë që në vitet e hershme të themeleve të shkollës së parë shqipe. Dhe mendojmë se e kemi arritur me studimet akademike, por tani edhe me shkollën e mesme, gjë për të cilat ndihem shumë krenar dhe shumë i lumtur”, u shpreh rektori Hajrizi.

Drejtoresha e Shkollave të Mesme në UBT, Hajrije Devetaku u shpreh mirënjohëse dhe e lumtur për angazhimin e mësimdhënësve dhe vlerësoi punën dhe dëshirën e nxënësve për të arritur qëllimet e tyre.

“Në këtë ditë të veçantë për mësuesit dhe për shkollat shqipe në përgjithësi, shfrytëzoj rastin për të ju uruar të gjithëve këtë ditë, duke kujtuar angazhimin dhe përpjekjet e të gjithëve në drejtim të edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj. Në këtë ditë ne zotohemi për edukim cilësor dhe zhvillim të kompetencave gjithmonë duke pasur nxënësit dhe arritjet e tyre në qendër të vëmendjes”, ka thënë drejtoresha Devetaku.

Për të bërë edhe më të begatë kremtimin e ditës së kësaj vatre të diturisë, shkollat e mesme në UBT shpalosën një program të pasur arsimor, program ky i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit.

Lajmet nga UBT

UBT i bashkohet rrjetit të 153 universiteteve nga 25 shtete të ndryshme të anëtarësuara në UNIMED

Ky anëtarësim mundëson bashkëpunimin e UBT-së me institucione dhe universitete të tjera në fusha të ndryshme në zonën euro-mesdhetare.

Publikuar

nga

Në vazhdën e shumë anëtarësimeve në organizata dhe institucione ndërkombëtare të arsimit dhe jo vetëm, UBT së fundmi i është bashkuar rrjetit të 153 universiteteve nga 25 shtete të ndryshme të botës, si anëtari më i ri i Unionit të Universiteteve Mesdhetare (UNIMED – Mediterranean Universities Union).

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me rastin e anëtarësimit të UBT-së në Unionin e Universiteteve Mesdhetare të cilat vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës, ka thënë se institucioni të cilin ai e udhëheq fuqishëm po dëshmon promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në organizata të ndryshme të arsimit dhe shkencës.

“Anëtarësimi i UBT-së në Unionin e Universiteteve Mesdhetare – UNIMED, është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne, mbi të gjitha për Kosovën. Kjo pasiqë përmes këtij anëtarësimi po dëshmohet se Kosova ka mekanizma dhe se UBT ka cilësinë e nevojshme për të qenë krahë institucioneve më prestigjioze evropiane mesdhetare”, ka thënë rektori Hajrizi.

Ky anëtarësim mundëson bashkëpunimin e UBT-së me institucione dhe universitete të tjera në fusha të ndryshme në zonën euro-mesdhetare, duke përfshirë fushën shkencore, kulturore, sociale dhe ekonomike.

Unioni i Universiteteve Mesdhetare (UNIMED – Mediterranean Universities Union) i themeluar që nga vitet e 90-ta, numëron mbi 150 universitete nga 24 vende të ndryshme të Evropës dhe Mesdheut, e që ka për synim kërkimin dhe edukimin universitar në zonën euro-mesdhetare për të kontribuar në bashkëpunimin shkencor, kulturor, social dhe ekonomik.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studentë të shkallës së tretë Phd realizuan me sukses qëndrimet e tyre doktorale në një aktivitet të organizuar nga Fakulteti Psikologji në UBT

Ata kanë prezantuar hulumtimet e tyre për studentët dhe profesorët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT rreth psikologjisë klinike dhe edukimit në përgjithësi.

Publikuar

nga

Studentë të shkallës së tretë Phd, njëri shtetas i Austrisë dhe dy të tjerë nga Maqedonia e Veriut, kanë realizuar me sukses qëndrimet e tyre doktorale, në një aktivitet të organizuar nga Fakultetit i Psikologjisë në UBT.

Doktorantët nga Austria dhe Maqedonia e Veriut kanë prezantuar hulumtimet e tyre për studentët dhe profesorët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT rreth psikologjisë klinike dhe edukimit në përgjithësi, duke dhënë mendime kritike dhe ide kreative rreth zgjidhjes së problemeve të ndryshme që ndërlidhen me fushën e psikologjisë.

Fakulteti Psikologji në UBT është një program që ofron mbështetjen për studentët e këtij drejtimi dhe si qëllim kryesor ka avancimin e metodologjisë së mësimdhënies dhe të mësuarit, të kontribuojë në komunitet e shoqëri, si dhe të promovojë kërkimin shkencor në fushën e psikologjisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Profesorë të UBT-së po marrin pjesë në trajnimet rreth betonit të organizuara nga kompania “PENETRON” në Greqi

Si përfaqësues të UBT-së në këto trajnime po marrin pjesë dekani i Fakultetit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, Prof. Muhamet Ahmeti, prodekani Prof. Visar Krelani dhe profesori Driton Kryeziu, të cilët të njëjtat eksperienca do t’i prezantojnë në Kosovë në kuadër të ligjëratave dhe ushtrimeve laboratorike.

Publikuar

nga

Në kuadër të inovacioneve në fushën e ndërtimtarisë nga aplikimi për përmirësimin e vetive të betonit deri te riparimi i strukturave, janë duke u prezantuar në detaje si pjesa teorike, aplikative dhe metodat e testimeve në laboratorët që janë krijuar për testimin e të gjitha këtyre produkteve në Athinë të Greqisë, ku është edhe qendra për trajnime të vazhdueshme rreth betonit nga kompania “PENETRON”.

Si përfaqësues të UBT-së në këto trajnime po marrin pjesë dekani i Fakultetit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, Prof. Muhamet Ahmeti, prodekani Prof. Visar Krelani dhe profesori Driton Kryeziu, të cilët të njëjtat eksperienca do t’i prezantojnë në Kosovë në kuadër të ligjëratave dhe ushtrimeve laboratorike.

Kompania “PENETRON” dhe dega në Kosovë “Penetech” po realizojnë studime dhe hulumtime rreth jetëgjatësisë dhe cilësisë së betonit në laboratorin e materialeve në UBT dhe po ashtu kanë përkrahur aktivitetet e Akademisë Verore dhe të Panairit të Materialeve në UBT.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesionin e radhës informues për nxënësit e Shkollës “Kosovo Leadership Academy” dhe Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë

Ata u informuan rreth mundësive të shumta që ofrohen për studime në UBT.

Publikuar

nga

Qendra e Karrierës në UBT në bashkëpunim me Shkollën “Kosovo Leadership Academy” dhe në Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, ka zhvilluar sesionin e radhës informues për maturantët e këtyre shkollave, për t’i informuar rreth mundësive të shumta që ofrohen për studime në UBT.

Nxënësit e profileve të ndryshme në këto shkolla u informuan nga përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe profesorët në UBT, për programet dhe mundësitë e shumta për studime, për kurrikulat multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rreth infrastrukturës moderne të UBT-së.

Duke shtjelluar mundësitë e shumta për zhvillimin e tregut të punës dhe rëndësinë e madhe të profilizimit, maturantët e këtyre shkollave janë njoftuar në detaje për profesionet të cilat janë trend global në gjithë botën, e të cilat mund t’i gjejnë në programet e studimit që i ofron UBT.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara