UBT, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Universitetin “Ukshin Hoti”, Universitetin Linneaus University, Norwegian University of Science and Technology, South-East European Research Centre, si dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë përurimin e Shkollës Kombëtare të Kërkimit në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.
Me këtë rast, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në fjalën e tij përshëndetëse ka uruar të gjithë partnerët për zhvillimin dhe finalizimin e gjithë këtij projekti, duke falënderuar në veçanti partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë që Kosova të ketë një shkollë kombëtare për hulumtime në fushën e teknologjisë informative.
“Kjo shkollë do të jetë një nga nismat më të mira për Kosovën, për shkak që do t’i japë mundësi të rinjve për t’u ngritur profesionalisht në një nivel më të lartë për fusha të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Kosovë. E veçanta e kësaj shkolle është se bënë bashkë disa institucione vendore dhe ndërkombëtare. Një falënderim i veçantë i takon Ambasadës së Suedisë dhe asaj të Norvegjisë në Kosovë për mbështetjen e parezervë në këtë nismë”, tha rektori Hajrizi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë në përdorimin e teknologjisë për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje, për të përmirësuar shërbimet për qytetarët dhe bizneset tona dhe për të rritur produktivitetin dhe konkurrencën e ekonomisë sonë.
“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në vendin tonë ka një potencial të madh. Këtë muaj do të arrijmë mbulimin e plotë të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit broadband. Me një industri dhe komunitet të gjallë, TIK-u është një nga sektorët e paktë ku kemi një bilanc pozitiv tregtar. Pra, nuk është befasi që procesi i vazhdueshëm i vlerësimit të Strategjisë së Specializimit të Zgjuar e ka identifikuar tashmë TIK-un si një nga pesë sektorët prioritarë në ekonominë tonë që kanë potencialin më të lartë për rritje dhe inovacion’’, u shpreh kryeministri.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi ka thënë se kjo shkollë është demonstrim i bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet institucioneve.
“Kjo shkollë e re Kombëtare Kërkimore në TIK demonstron fuqinë e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet institucioneve, organizatave dhe individëve që ndajnë një vizion dhe qëllim të përbashkët”, tha rektori Qerimi.
Kjo shkollë për dy vitet e ardhshme do të jetë e pozicionuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërkaq pas dy viteve do të pozicionohet te partnerët e tjerë, një prej të cilëve është edhe UBT.
UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026, në të gjitha programet e studimit, në nivelet: Bachelor dhe Master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.
Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:
Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
Licenca falas për softuerë;
Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;
Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.
Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:
Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);
Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
Ekstrakti i lindjes.
Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn dhe TikTok.
Në një nga ditët më të rëndësishme për semimaturantët në mbarë vendin, ditën e Testit të Arritshmërisë, stafi i UBT International Smart Schools ka qenë i pranishëm në qytetin e Prizrenit së bashku me nxënësit për të promovuar ofertën arsimore.
UBT ka ndarë materiale informuese, duke ofruar detaje mbi mundësitë që ofron kjo shkollë për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin një karrierë në fushën e mjekësisë.
Me një infrastrukturë moderne dhe metodologji të avancuar të mësimdhënies, UBT International Smart Schools ofron dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë:
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Këto drejtime janë të dizajnuara për të përgatitur të rinjtë për një karrierë të sigurtë në shëndetësi, me fokus për praktikë të drejtpërdrejtë në institucionet shëndetësore dhe zhvillimin profesional të garantuar. Përmes bashkëpunimit me profesionistë të fushës dhe praktikave në ambiente reale, të rinjtë do të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe sfidat e sektorit të shëndetësisë.
Për të qenë pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve që kujdesen për shëndetin, regjistrohu tani! Vendet janë të limituara.
UBT International Smart Schools sjellë në Gjilan dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor. Kjo është mundësia ideale për nxënësit që duan të ndjekin një profesion të sigurt në fushën e shëndetësisë.
Me pajisje moderne dhe mësim me metoda bashkëkohore, shkolla ofron përgatitje të plotë praktike dhe teorike për profesionistët e ardhshëm të mjekësisë.
Programe të ofruara:
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Nxënësit do të kenë mundësi të praktikojnë në institucione shëndetësore dhe të mësojnë nga profesionistë me përvojë, duke u përgatitur për sfidat e tregut të punës në sektorin e shëndetësisë.
Mos e humb shansin të bëhesh pjesë e kësaj rrugë të sigurt profesionale. Regjistrohu tani — vendet janë të kufizuara!
UBT International Smart Schools zgjeron ofertën arsimore dhe edukative me dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor, duke i ofruar nxënësve të Prizrenit mundësinë për të ndjekur një karrierë të sigurtë në fushën e mjekësisë.
Me një infrastrukturë moderne dhe metodologji të avancuar të mësimdhënies, shkolla sjell mundësi të shumta për të rinjtë që duan të specializohen në profesionet mjekësore.
Nxënësit tani mund të zgjedhin mes dy programeve kryesore:Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Këto drejtime janë të fokusuar në inovacion, praktikë të drejtpërdrejtë në institucione shëndetësore dhe zhvillimin profesional të garantuar. Përmes bashkëpunimit me profesionistë të fushës dhe praktikave në ambiente reale, të rinjtë do të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe sfidat e sektorit të shëndetësisë.
Për të qenë pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve që kujdesen për shëndetin, regjistrohu tani! Vendet janë të limituara.