

Kulturë
Mbi 400 milionë kopje të shitura, çfarë e bën ende kaq të suksesshëm Leon Tolstoin?
Romanet e tij “Lufta dhe Paqja” dhe “Ana Karenina” i mahnitën lexuesit kur u botuan për herë të parë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiSa herë që mendoni mbi veprat e mëdha të letërsisë ruse, ka shumë mundësi që mendja t’iu shkojë menjëherë te shkrimtari Leon Tolstoi. Romanet e tij “Lufta dhe Paqja” dhe “Ana Karenina” i mahnitën lexuesit kur u botuan për herë të parë, dhe më shumë se një shekull më vonë, konsiderohen ende si ndër veprat më të mira letrare të shkruara ndonjëherë. Por shitjet e librave janë vetëm një pjesë e historisë. Ja çfarë duhet të dini më shumë për jetën dhe karrierën e Leon Tolstoit.
Nuk e donte romanin “Lufta dhe Paqja”
Shkrimi i kësaj vepre voluminoze, ishte një proces rraskapitës për Tolstoin. Ai e rishikoi vazhdimisht veprën, dhe vetëm për pjesën e parë realizoi 15 drafte dhe shpenzoi gati 1 vit për ta shkruar siç duhet. Por në fund, u shpërblye e gjithë puna e tij e palodhur.
“Lufta dhe Paqja” është padyshim vepra e tij më e famshme, dhe një nga romanet më të famshme që është shkruar ndonjëherë. Por pavarësisht se shpenzoi kaq shumë kohë me të (ose ndoshta për shkak të këtij fakti), Tolstoi u bë përçmues ndaj romanit.
Në një letër drejtuar një miku të tij, ai shprehej se historia ishte e zmadhuar më shumë seç duhej. Ndërkohë në ditarin e tij, shkroi: “Njerëzit më duan për vogëlsirat që kam shkruar – si Lufta dhe Paqja e kështu me radhë – të cilat ata mendojnë se janë kaq shumë të rëndësishme”.
Romani “Ana Karenina”, u frymëzua nga një ngjarje reale
Ngjarjet e Ana Kareninës mund të jenë bazuar te një dramë e jetës reale, që preku mikun dhe njëherazi fqinjin e Leo Tolstoit, Aleksandër Nikolajeviç Bibikov, që kishte një lidhje romantike me një grua të quajtur Ana Stepanovna Pirogova.
Por Bibikov filloi që ta linte atë pas dore, në favor të dados gjermane të fëmijëve të tij. E pushtuar nga xhelozia, Stepanovna iku në fshat, ku u end e pikëlluar për disa ditë, përpara se t’i dilte para një treni duke vrarë veten. Tolstoi ishte dëshmitar në autopsinë e saj, dhe ajo ngjarje e preku aq sa një vit më vonë, vendosi ta kthejë atë në një roman.
Bashkëshortja e tij, Sofia, ishte një aset i paçmuar për karrierën e tij
Shumë artistë të mëdhenj, kanë përfituar nga puna e padukshme e partnerëve të tyre. Por mbështetja që mori Leon Tolstoi nga gruaja e tij, ishte më se e dukshme. Sofia ulej përkrah tij gjatë kohës që ai shkruante, dhe i jepte shpesh sugjerime, apo ia redaktonte tekstin.
Ishte ajo që ri–shkroi të gjitha draftet e tij, në mënyrë që ai të kishte një dorëshkrim të lexueshëm kur t’ua dërgonte botuesve, gjë që duhet të ketë qenë mjaft sfiduese duke pasur parasysh numrin e lartë të faqeve të dorëshkrimeve të Tolstoit. Nga ana e biznesit, Sofia ishte ajo që e nxiti atë të botonte “Lufta dhe Paqja” si një roman të plotë, në vend të tregimeve nëseri.
Leon Tolstoi dhe Sofia patën 13 fëmijë
Me gruan e tij, Sofia, Leon Tolstoi pati 13 fëmijë, tetë nga të cilët mbijetuan deri në moshë madhore. Disa ndoqën shembullin e babait të tyre duke u bërë shkrimtarë, përfshirë Ilia Tolstoi dhe Lev Tolstoi. Sot janë gjallë qindra nga pasardhësit e tij të drejtpërdrejtë, ndërsa dy herë në vit ata organizojnë mbledhjet familjare të Tolstoit në vilën e tij (sot një muze) në Jasnaja Poliana, Rusi.
Është një nga shkrimtarët më të shitur të të gjitha kohërave
Është e vështirë të thuhet një shifër e saktë e kopjeve të shitura të librave të botuar para shekullit XX-të. Por është e sigurt të thuhet se librat e Tolstoit janë best–seller të përhershëm. Vetëm në vitin 2004, “Ana Karenina” rifitoi interesin e lexuesit falë një promovimi nga “Klubi i Librit” të moderatores së njohur amerikane Oprah Winfrey, dhe botuesi e rriti atë vit tirazhin nga 20 mijë në 800 mijë kopje.
Romani “Lufta dhe Paqja”, shiti kopje të mjaftueshme për t’u përfshirë në listën e 50 librave më të mirëve të shitur ndonjëherë në Britaninë e Madhe. Sipas disa vlerësimeve, deri më sot janë shitur më shumë se 400 milionë kopje të veprave të Tolstoit.
Nuk e fitoi kurrë Çmimin Nobel
Kur Çmimi Nobel për Letërsi nisi të jepej për erë të parë në vitin 1901, shumë njerëz supozuan se fituesi do të ishte Leon Tolstoi. Në atë që cilësohet ende si një nga mospërfilljet më të mëdha në historinë e këtij çmimit, Nobeli iu dha atë vit poetit francez Salli Prydom.
Dyzet e dy shkrimtarë dhe artistë suedezë i shkruan Tolstoit për t’i shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të komitetit të Nobelit. Por shkrimtari rus iu përgjigj: “U lumturova kur mësova që nuk m’u dha Çmimi Nobel. Më privoi nga problemi i madh se si do t’i shpenzoja paratë”.
Ai u nominua si kandidat deri në vitin 1906.
Thënie të paharrueshme të Leon Tolstoit:
“Në rast se nuk do të kishte mjete të jashtme për zbehje e ndërgjegjes së tyre, gjysma e njerëzve do të vrisnin veten menjëherë, pasi të jetosh në kundërshtim me arsyen është një gjendje shumë e patolerueshme ,dhe të gjithë njerëzit e kohës sonë ndodhen në një gjendje të tillë”.
“Besimi është domethënia e kësaj jete, ai kuptim me anë të të cilit njeriu nuk e shkatërron veten, por vazhdon të jetojë. Është forca përmes së cilës jetojmë”.
“Ndryshimet në jetën tonë, duhet të vijnë nga pamundësia për të jetuar ndryshe, dhe jo sipas kërkesave të ndërgjegjes sonë, dhe as nga vendosmëria jonë mendore për të provuar një formë të re të jetës”.
“Gjatë gjithë historisë nuk ka pasur asnjë luftë që nuk është nxitur nga qeveritë, në mënyrë të pavarur nga interesat e njerëzve, për të cilët lufta është gjithmonë e dëmshme edhe kur është e suksesshme”./bota.al
Magazinë
Përplaset avioni privat i këngëtarit të njohur, vdes piloti
Published
13 minutes agoon
February 11, 2025
Një avion privat doli nga pista në aeroportin Scottsdale në Arizona të hënën dhe u përplas me një tjetër aeroplan privat.
Një person vdiq në incident, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA ndërsa disa persona u plagosën.
Sipas Daily Mail, avioni i rrëzuar i përket këngëtarit të grupit të hard rock-ut amerikan Mötley Crüe, Vince Neil.
Sipas njoftimit, në bord ndodhej e dashura e tij Rain Andreani. Në aksident ka humbur jetën piloti. E dashura e Neil dhe një i njohur i mbijetuan përplasjes, por u dërguan në spital. Vetë këngëtari nuk ishte në bord.

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925.
Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit. Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912.
Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.
Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë:
– Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),
– pozita gjeografike në qendër të vendit,
– patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës, dhe
– ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.
Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur.
Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t’i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), moment kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje.
Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm. Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit, u bë prefekturë më vete. Më 1923 kishte 12.453 banorë.
Më 1924 Tirana u bë arenë e luftës së brendshme politike-Revolucionit të Qershorit dhe rikthimit të Ahmet Zogut, i cili u vu në krye të shtetit, në filim si kryetar i Republikës Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).
Data 11 shkurt, datë në të cilën Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtë me veprimtarinë e dendur patriotike të tiranasve, para dhe pas pavarësisë.
(Tirana sot)
Magazinë
13 vite nga vdekja e ikonës së muzikës botërore Whitney Houston
Published
39 minutes agoon
February 11, 2025
Whitney Houston, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, u nda nga jeta me 11 shkurt të vitit 2012, në orën lokale 15.55 në hotelin Beverly Hilton të Beverly Hillsit, ku ishin mbledhur artistët që morën pjesë në mbrëmjen e çmimeve muzikore Grammy.
48 vjeçarja Houston pati një jetë të mbushur me sukses, zhgënjime, probleme dhe arritje artistike si askush tjetër. Nga mesi i viteve 1980 deri në fundin e viteve 1990, ajo ishte vajza e artë e industrisë së muzikës amerikane, e cila shënoi një shifër rekord shitjesh të albumeve të saj, 55 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Më 1985 hodhi në treg albumin e parë me titull “Whitney Houston” i cili u shit miliona kopje anembanë botës, kurse në vitin 2009 ajo u rikthye suksesshëm me albumin “I look to you”, por pjesëmarrjet e saj në koncerte lanë shumë për të dëshiruar.
Jeta e 48 vjeçare Whitney Houston, ishte jeta e një dive të muzikës e cila në momentet e saj të arta solli kulme të papërsëritshme në muzikën amerikane e botërore.
Përndryshe, një nga projektet që u shndërrua në hit e që dëgjohet gjithandej sot e asaj dite është “I Will Always Love You”. /UBT News/
Kulturë
Restaurohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër
Published
50 minutes agoon
February 11, 2025By
UBTnews
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se, ka përfunduar puna për restaurimin e Urës të Mesit (Zerzebilit) në Përroin e Dunavatit. Kjo urë është Monument Kulture, Kategoria I.
Kjo ndërhyrje restauruese u realizua nga DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shkruan ATSH.
Mbi përroin e Zerzebilit gjenden tri ura të vogla të shpallura monumente kulture.
Ndërsa Ura e Mesit, që sapo u restaurua është e ndërtuar me gurë të zinj, me një hark guri në mes dhe përdoret nga kalimtarët dhe në ditët e sotme.
Urat në qytetin e Gjirokastrës janë ndërtuar për të lidhur dy lagje të saj. Përrenjtë që përshkojnë qytetin kanë detyruar ndërtimin e një sërë urash të vogla, tre Urat e Vogla mbi Përroin e Dunavatit u ndërtuan nga Aqif Zerzebili, një person i kamur që donte të lidhte lagjet Manalat e Cfakë me pjesën tjetër të qytetit.

Trump fal plotësisht Rod Blagojevich, ish-guvernatori mund të emërohet ambasador në Beograd

Përplaset avioni privat i këngëtarit të njohur, vdes piloti

Ende nuk ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në qendrën “1 Tetori”

Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Rama për Veliajn: U mor pa gjyq nga zyra e u mbyll në qeli, kryeqyteti u la pa kokë

Italia mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2030

Zvicra pa Granit Xhakën në dy miqësoret e marsit

13 vite nga vdekja e ikonës së muzikës botërore Whitney Houston

Trumpi i jep detyrë të re Richard Grenellit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota2 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 weeks ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë