Lajmet

Krasniqi: Miratimi i Deklaratës Kushtetuese mishëron parimet e barazisë, lirisë dhe demokracisë

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 34-vjetorin e Miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Kosovën më 2 korrik 1990, tha se kjo datë është një ndër vendimet më të rëndësishme politike e historike të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për çlirm dhe pavarësi, përmes një akti politiko-juridik.

“Kjo deklaratë, që mishëron parimet e barazisë, lirisë  dhe demokracisë, i parapriu hartimit dhe miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në përpjekjet e gjata të shtet-formimit dhe shtet-ndërtimit të Kosovës”.

“Mirënjohje për të gjithë delegatët, të cilët përmes kësaj deklarate demonstruan guxim dhe maturi politike duke e shpallur Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe”, shkroi Krasniqi në postimin e tij në Facebook.

Bota

Xi bën thirrje për unitet kundër ndërhyrjeve të jashtme në samitin e SCO-s

Publikuar

nga

Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), të “konsolidojnë unitetin” kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme nga forcat e huaja.

“Shoqëria njerëzore ka ardhur në një udhëkryq tjetër. Është thelbësore për botën që SCO të qëndrojë në anën e duhur të historisë dhe në anën e drejtësisë”, i tha Xi këshillit të krerëve të shteteve në samitin e SCO-së në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit.

“Transformimi i paparë në një shekull po shpaloset me një ritëm të shpejtë. Përballë sfidave reale kundrejt forcave te jashtme që ndërhyjnë në punët e brendshme dhe krijojnë përçarje, uniteti duhet të konsolidohet”, tha Xi, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying.

Presidenti kinez bëri thirrje për ruajtjen e “vijës së fundit të sigurisë” mes “kërcënimeve reale nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë”. Xi theksoi se e drejta për zhvillim duhej të mbrohej.

“Familja e madhe e SCO tani përbëhet nga 26 vende nga tre kontinente. Dhe asaj i janë bashkuar gjithnjë e më shumë partnerë dhe kanë ndërtuar një bazë më solide për bashkëpunim”, shtoi ai.

Samiti dyditor filloi dje në Astana, ku SCO pranoi Bjellorusinë si shtetin e 10-të anëtar me të drejta të plotë. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vuçiq vazhdon me pretendimet e tij: I kemi parë si në pëllëmbë të dorës të ngritur dronët Bayraktar

Publikuar

nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka qëndruar sërish pas pretendimit të tij se dronët “Bayraktar” të Kosovës ishin ngritur më 5 dhe 20 qershor në Gjakovë, e që sipas tij kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe.

Ai, sot në një konferencë para mediave serbe, ka pretenduar se ata i kanë parë dronët në fjalë duke lëvizur.

“I kemi parë si në pëllëmbë të dorës dhe po të ishte një herë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, meqë është zonë nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë zonën nën kontroll. të KFOR-it, pra, ata po e bëjnë punën e tyre, nuk do të ishte problem që ne ta përkufizojmë kështu”, tha Vuçiq.

Vazhdo të lexosh

Bota

Atentati ndaj kryeministrit Fico, Sllovakia riklasifikon ngjarjen si sulm terrorist

Publikuar

nga

Autoritetet sllovake kanë riklasifikuar atentatin ndaj kryeministrit Robert Fico dhe po e hetojnë atë si një sulm terrorist, jo si tentativë për vrasje, tha Prokuroria e Përgjithshme e Sllovakisë.

Fico është duke u rikuperuar nga dëmtimet e rënda që pësoi kur një person i armatosur e qëlloi me armë pas një takimi të qeverisë në qytetin Handlova në Sllovakinë qendrore më 15 maj.

Autori i dyshuar, i identifikuar nga mediat vendase si poeti 71-vjeçar Juraj Cintula, u akuzua për tentativë vrasjeje me paramendim dhe u la në paraburgim.

“Atentati është riklasifikuar” – i tha agjencisë franceze të lajmeve një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të përgjithshëm. “Ne e njoftuam të dyshuarin se ngjarja është klasifikuar si sulmit terrorist” – shtoi ajo pa dhënë detaje të mëtejshme. 59-vjeçari Robert Fico kryeson një koalicion qeverisës trepartiak me partinë e tij populiste Smer.

Pas atentatit, ai iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale në një spital të vendit ndërsa u u lejua të vazhdonte trajtimin mjekësor në shtëpinë e tij në kryeqytetin Bratislavë më 31 maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rasti Thaçi dhe të tjerët, pranohen me shkrim deklaratat e disa dëshmitarëve

Publikuar

nga

Me vendim të trupit gjykues, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është marrë vendim që të pranohen me shkrim deklaratat e disa dëshmitarëve.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Michael Doyle i cili tha se në njërën prej këtyre rasteve kishe ngritur shqetësime mbrojtja lidhur me disa prova që kishin të bënin me pretendimet kundër Thaçit dhe Krasniqit. Megjithatë, trupi gjykues e kishte pranuar deklaratën e tij, Betimi për Drejtësi.

“Në çështjen gjyqësore Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit, më 28 qershor, Trupi Gjykues lëshoi një vendim në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për të pranuar si provë deklaratën me shkrim të një dëshmitari dhe provat materiale në lidhje me të. Mbrojtja ngriti shqetësime lidhur me një pjesë të provave, veçanërisht pjesën e cila ka të bëjë me pretendime kundër Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit. Trupi Gjykues vuri në dukje se deklarata e dëshmitarit nuk përfshin asnjë pretendim për të cilat u shqetësua Mbrojtja dhe e pranoi si provë”, tha Doyle.

Sipas Doyle, trupi gjykues kishte konstatuar se provat janë relevante për akuzat dhe nuk i shkaktojnë dëm mbrojtjes e po ashtu do të iu  jepej mundësia këtyre të fundit që t’i bëjnë pyetje dëshmitarit në sallën e gjyqit.

“Gjithashtu, Trupi Gjykues konstatoi se provat janë relevante për akuzat dhe nuk i shkaktojnë dëmtim padrejtësisht Mbrojtjes, duke qenë se Mbrojtja do të ketë mundësinë t’i bëjë pyetje dëshmitarit në sallën e gjyqit para se të pranohen provat Trupi Gjykues do të vendosë çfarë peshe do t’u kushtojë provave në kuadër të provave përkatëse të paraqitura gjatë gjykimit. Në të njëjtin vendim, Trupi Gjykues u bind se qëllimi i Prokurorisë për të parashtruar dëshminë me shkrim të dëshmitarit do të kontribuonte në kryerjen e shpejtë të procesit”, tha ai.

Ndërsa, ai tha se më 2 korrik është marrë vendimi që të pranohen deklaratat me shkrim të nëntë dëshmitarëve të tjerë.

“Më 2 korrik, Trupi Gjykues pranoi si prova deklaratat me shkrim të nëntë dëshmitarëve të tjerë. Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën për të pranuar si provë deklaratën me shkrim të dëshmitarit të dhjetë, duke konstatuar se nëse Mbrojtjes nuk i jepet mundësia për të marrë në pyetje këtë dëshmitar, kjo mund të ketë efekt dëmtues ndaj të akuzuarve”, tha ai.

Duke folur për këtë çështje gjyqësore, Doyle tha se trupi gjykues ka urdhëruar prokurorinë që t’i paraqes atyre dhe palëve në procedurë një listë me tema dhe aspekte që do të diskutohen gjatë marrjes në pyetje të një dëshmitari tri ditë para se të fillojë dëshminë ai.

“Trupi Gjykues urdhëroi Prokurorinë t’u paraqesë Trupit Gjykues, Mbrojtjes dhe Mbrojtësit të Viktimave një listë me tema dhe aspekte të përgjithshme që do të diskutohen gjatë marrjes në pyetje, tri ditë para fillimit të dhënies së dëshmisë së çdo dëshmitari, deklarata e të cilit pranohet me shkrim në vend të marrjes në pyetje në sallë të gjyqit”, tha ai.

Zëdhënësi i DhSK-së, tregoi edhe për mbarëvajtjen e seancave në këtë çështje gjyqësore duke specifikuar se të hënën filloi dëshminë dëshmitari Bislim Zyrapi të cilit iu angazhua edhe avokat.

“Në të njëjtën çështje gjyqësore, të hënën, dëshmitari i 75-të i thirrur nga Prokuroria filloi dhënien e dëshmisë. Dëshmitari, Bislim Zyrapi, gjatë dhënies së dëshmisë po ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar për të shmangur rrezikun e vetinkriminimit. Z. Zyrapi dëshmoi të martën, të mërkurën dhe sot paradite”, tha ai.

Ai shtoi se pas Zyrapit filloi dëshminë një dëshmitar tjetër për të cilin ZPS-ja pretendon se është arrestuar nga anëtarët e UCK-së ndërsa kushëriri i tij ishte rrëmbyer.

“Pas tij një dëshmitar tjetër me masa mbrojtëse filloi dhënien e dëshmisë sot Sipas përmbledhjes së Prokurorisë në gjykatë, më 1998, anëtarë të UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, kufoma e të cilit u zbulua më vonë atë vit. Në të njëjtin vit, edhe dëshmitari u ndalua dhe u keqtrajtua nga anëtarë të UÇK-së”, tha ai duke shtuar se Zyrapi do ta vazhdojë dëshminë e tij të hënën më 8 korrik.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara