Lajmet

Krasniqi: Katër policët e lënduar në veri janë liruar nga QKUK, gjendja e tyre stabile

Gjatë aksionit të sotëm në veri janë lënduar tetë zyrtarë policorë.

Publikuar

Janë liruar katër policët që po trajtoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit kundër kontrabandës së mallrave të Policisë dhe Doganës së Kosovës në veri të vendit.

Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha se gjendja e të lënduarve është stabile.

“Në bazë të informatave që kemi pranuar nga ekipet mjekësorë të Qendrës Emergjente janë paraqitur katër zyrtarë policor të cilët tashmë janë liruar në shtëpi dhe gjendja e tyre është stabile. Ata kane shenja të lehta në trup dhe u janë bërë kontrollet e tyre. Dhe tashmë para 20 minutash është liruar edhe zyrtari i fundit”, tha Krasniqi.

“Tani për tani jemi në kontakt me Spitalin e Mitrovicës dhe nuk kemi ndonjë informatë që mund të sjellët ndonjë person tjetër i lënduar”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve që po marrin trajtim mjekësor në QKUK është edhe kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti.

Ndryshe gjatë aksionit të sotëm në veri janë lënduar tetë zyrtarë policor dhe një qytetar.

Lajmet

Si ndikon menopauza në trupin tuaj?

Menopauza fillon në mes të viteve 40.

Publikuar

nga

Shumica e grave do të përjetojnë të paktën një simptomë të shkaktuar nga ndryshimi pasi kanë arritur fazën e menopauzës, që zakonisht fillon rreth mesit të viteve 40.

“Disa nga këto mund të jenë mjaft të rënda dhe të kenë një ndikim të rëndësishëm në aktivitetet tuaja të përditshme”, paralajmëron NHS.

Me pak fjalë, menopauza është një periudhë kalimtare kur hormonet po pakësohen dhe kjo nuk shkakton vetëm ndalimin e periodave, por hormonet seksuale veprojnë në të gjithë trupin, nga truri, lëkura e vagina.

Do të thotë që simptomat e menopauzës janë shumë të ndryshme, disa gra nuk e dinë se problemet e tyre, duke filluar nga “mjegulla e trurit” deri te sulmet e panikut, janë shkaktuar nga menopauza.

Një ndër simptomat është edhe ankthi i cili përfshin ndjenjën e tensionuar, frikën e panikun dhe kjo gjendje është  e vazhdueshme.

Irritueshmëria dhe ndryshimet e humorit janë gjithashtu një tipar i zakonshëm i menopauzës./prive.al

Vazhdo të lexosh

Lajmet

11 strategjitë e suksesit të Elon Musk

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është njeriu më i pasur në botë.

Publikuar

nga

Sipërmarrësi i suksesshëm, Elon Musk, duket se e ka shumë të qartë vizionin për të nesërmen inovative dhe ai nuk ka aspak frikë që ta ndjekë atë.

Dhe ajo që mund të bëni ju është të ndiqnin strategjitë e tij.

  1. Njohuria është pushtet. Sa më shumë njohur të fitoni gjatë jetës, aq më mirë do të jetë për ju. Procesi i të mësuarit vazhdon gjatë gjithë jetës suaj.
  2. Rrezikoni. Nëse nuk rrezikoni tani, ju nuk do ta merrni kurrë hapin e duhur.
  3. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Musk është nga sipërmarrësit më të suksesshëm, por edhe ai e ka njohur dështimin.
  4. Duhet të keni intuitën e një lideri të vërtetë. Nuk mjafton vetëm të merrni përsipër rriske por edhe të keni aftësitë dhe intuitën e një lideri të vërtetë.
  5. Konsultoni edhe mendimet e të tjerëve. Aty mund të gjeni ode të vlefshme.
  6. Mos humbni kohë kot. Koha është një ndër elementët më të rëndësishëm në rrugën drejt suksesit.
  7. Mos u frikësoni edhe kur ju refuzojnë.
  8. Përpilo listën e prioriteteve. Musk e skedulon kohën e tij duke i ndarë gjërat sipas prioriteteve.
  9. Mos u dorëzoni. Ndaj mbani pranë vetes njerëz që ju mbështesin dhe ju japin guxim për të vazhduar më tej.
  10. Krijoni një balancën jetë profesionale-jetë personale. Gjeni kohë për familjen tuaj dhe mundohuni të krijoni një ekuilibër midis jetës suaj profesionale dhe asaj familjare.
  11. Mësoni nga gabimet. Gabimet dhe përvoja është mësuesi më i mirë, për të gjithë ne.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Spanjë: Banorët largohen nga shtëpitë pas përhapjes së llavës në La Palma

Dridhjet janë regjistruar para shpërthimit.

Publikuar

nga

Rreth 300 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre herët të enjten ndërsa llava që derdhej nga vullkani Cumbre Vieja u përhap në një zonë tjetër në ishullin spanjoll të La Palma, transmeton UBT News.

Ekipet e urgjencës u dhanë disa orë njerëzve që jetojnë midis qyteteve Tazacorte dhe La Laguna për të mbledhur sendet dhe kafshët e tyre.

Gjatë mëngjesit, një tërmet 4.5 ballë goditi ishullin, tha Instituti Spanjoll Gjeografik , i cili u cilësua si më i fuqishmi nga 100 tërmetet që kanë goditur zonën e shpërthimit gjatë 24 orëve të fundit.

Pa e parë fundin e shpërthimit, i cili është në javën e katërt, autoritetet thanë se ata prisnin që rrjedha e lavës të vazhdonte të përhapej në veriperëndim nga vullkani.

Llava e kuqe tashmë ka shkatërruar gati 600 hektarë tokë dhe ka shkatërruar rreth 1,500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, përfshirë një fabrikë çimentoje që lëshoi ​​tym toksik në fillim të javës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Një koleksion i filmave dhe dokumentarëve palestinezë po vjen në Netflix!

Një përzgjedhje e filmave palestinezë tashmë janë në Netflix.

Publikuar

nga

Palestinian Stories’ përpilojnë 32 vepra të kineastëve përfshirë Elia Suleiman, Annemarie Jacir dhe Basil Khalil, transmeton UBT News.

Si pjesë e një serie të re të titulluar ‘Palestinian Stories’, veprat e regjisorëve palestinezë të vlerësuar nga kritikët përfshirë Elia Suleiman, Annemarie Jacir dhe Basil Khalil do të mbërrijnë në Netflix këtë tetor.

Filmi i shkurtër i Basil Khalil i nominuar për Oskar, ‘Ave Maria’ , është vetëm një nga titujt, së bashku me ‘Salt of This Sea’ dhe ‘Suleiman’s Divine Intervention’, të Annemarie Jacir.

Projekte të tjera në listë janë: A Drowning Man; Frontiers of Dreams and Fears; A Man Returned; When I Saw You; Children of Shatila; The Crossing; Paradise Now; Chronicle of a Disappearance; Maradona’s Legs; 3000 Nights; In Vitro; Bonbone; Three Logical Exists; dhe Ghost Hunting.

“Shumëllojshmëria e përmbajtjes sonë qëndron pranë zemrës sime ndërsa Netflix po punon për t’u bërë shtëpia e kinemasë arabe, një vend ku çdokush në botë mund të ketë qasje në histori të mëdha arabe”, tha Nuha El Tayeb.

“Ndërsa këto histori janë qartë dhe autentike arabe, temat janë thelbësisht njerëzore dhe do të kenë jehonë me auditorët në të gjithë botën. Kjo është bukuria e vërtetë e tregimit”.

Ndërkohë, një përzgjedhje e filmave dhe dokumentarëve palestinezë tashmë janë në dispozicion në platformën e transmetimit, duke përfshirë ‘The Present’, ‘Eyes of a Thief’ dhe ‘Born In Gaza’./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara