Lajmet

​Deputetja e LVV-së i akuzon për “qasje bllokuese” partitë që ishin në opozitë

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza deklaroi se partitë që deri më tash ishin në opozitë kanë “qasje bllokuese”. Sipas saj, të njëjtat po veprojnë në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo u ka bërë thirrje partive tjera politike që të marrin pjesë në votim për komisionin e votimit të fshehtë.

“Edhe sot në këtë vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetët e grupit tonë parlamentar dhe deputetët nga komunitet jo-shumicë ishin prezentë dhe e votuan komisionin për votim të fshehtë. Si një nga mënyrat përmes së cilës do të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe në këtë seancë, veçanërisht tani pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e kemi sjelljen e deputetëve të opozitës të cilët veprojnë në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos marrë pjesë në votim. Kurse, është krejtësisht e qartë që është obligim i të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës pjesëmarrja në votim dhe votimi i Kuvendit të Kosovës. Prej se ka filluar kjo legjislaturë ne kemi pasur një qasje bllokuese nga ana e opozitës, ajo qasje vazhdoi edhe sot”, deklaroi ajo.

Deputetët dështuan për të dyzetën herë të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit. Ata do të mblidhen sërish të enjten, në orën 11:00.

Vendi

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim të një gruaje: Dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Ngacmim”, pasi i njëjti dyshohet se ka shqetësuar një grua në rrugët e kryeqytetit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:00. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se e ka përcjellë dhe e ka ofenduar viktimën femër përgjatë rrugës.

Prokurori kujdestar ka vendosur masën e ndalimit, duke e dërguar të dyshuarin në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Dyshime për dhunim në Ferizaj: I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Një rast i dyshuar për veprën penale “Dhunim” është raportuar të ketë ndodhur më 27 tetor në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dhe viktima janë liruar, ndërsa rasti ka kaluar për hetim në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Magazinë

Elon Musk ironizon humbjen e Republikanëve me “laserët e hapësirës”

Published

on

By

Ndonëse është tërhequr nga një rol i drejtpërdrejtë publik në administratën e Donald Trumpit, miliarderi Elon Musk ka mbetur një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Partisë Republikane. Megjithatë, pas rezultateve të pafavorshme dhe humbjes së thellë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Musk ka reaguar me disa komente ironike në rrjetet sociale.

Përmes një sërë postimesh, miliarderi amerikan u shpreh me sarkazëm për dështimin e kandidatëve që mbështeti financiarisht. Në reagimin e tij të parë ai shkroi se “qendrat e të dhënave në hapësirë po duken gjithnjë e më tërheqëse tani”, duke ironizuar debatin e fortë gjatë fushatës në Teksas rreth ndërtimit të këtyre qendrave, temë kjo qënxiti pakënaqësi te votuesit dhe ndihmoi fitoren e demokratëve.

Veprimi jo i zakonshëm u pasua vetëm një minutë më vonë nga një tjetër mesazh ku Musk ironizonte pretendimet për ndërhyrje: “Me sa duket, laserët e mi hapësinorë për të ndërhyrë në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”.

Këto deklarata vijnë pas një cikli zgjedhor ku u shpenzuan miliarda dollarë nga të dyja kampet politike. Musk vetë derdhi më shumë se 480 milionë dollarë në mbështetje të republikanëve, duke u renditur ndër donatorët më të mëdhenj individualë të këtyre zgjedhjeve. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Goditet grupi kriminal në Kosovë: Sekuestrohen 37 kg heroinë dhe arrestohen pesë persona

Published

on

By

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka finalizuar me sukses një operacion të madh me ç’rast ka goditur një grup kriminal ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili konfirmoi se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 37 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Droga ishte e ndarë në 62 paketime, ndërsa vlera e saj në tregun e zi përllogaritet të jetë mbi gjysmë milioni euro.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Përmes një deklarate publike, ministri Sveçla përgëzoi organet e rendit për punën profesionale dhe nënvizoi se angazhimi i institucioneve të sigurisë do të rritet edhe më tej.

Tutje ai shtoi se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të shërbejë asnjëherë si zonë e sigurt për grupet kriminale apo për aktivitete që cenojnë shëndetin, mirëqenien e rinisë dhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara