Lajmet

Krasniqi: Largimi i profesionistëve shëndetësor nga Kosova – një ndër sfidat më të mëdha

Këtë deklaratë Krasniqi e ka bërë gjatë mbledhjes së komisionin për Financa Publike të martën.

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka thënë se largimi i profesionistëve shëndetësor nga Kosova është një ndër sfidat më të mëdha të Kosovës.

Këtë deklaratë Krasniqi e ka bërë gjatë mbledhjes së komisionin për Financa Publike të martën, me ç‘rast shtoi se duhet të investohet më shumë në shëndetësi që të parandalohet ikja e profesionistëve.

“Do të jetë sfida më e madhe që do të përballet Kosova. Ne duhet të bëjmë gjithçka që profesionistët t’i mbajmë këtu. Nga klinika e pediatrisë janë larguar në 4 muajt e fundit 4 pediatra. Beni përpjekje sepse duhet investime në shëndetësi”, u shpreh ai.

Edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se duhet të merret ndonjë masë në këtë drejtim pas që “trendi i ikjes së stafit shëndetësor është duke u rritur dita ditës”.

“Ky trend i ikjes së stafit shëndetësor është duke u rritur dita ditës prandaj merrni ndonjë masë në këtë drejtim”, tha Beqa.

Tutje, ai pyeti se a është vazhdimi i kontratës se drejtorit komfor me ligjin dhe se konkurset e shpallura duhet të jenë në harmonizim me ligjin.

“A është i ligjshëm vazhdimi i kontratës së drejtorit? Është dashur të vijë bordi dhe ministri. Kur del konkursi duhet të dalë në harmonizim me ligjin”, shtoi Beqa.

Ndërsa, Krasniqi tha se nuk i ka ai kompetencat për zgjedhjen e bordit dhe as të drejtorëve.

“Unë skam kompetencë për zgjedhjen e anëtarëve të bordit. Ne nuk kemi rregullore të rregullimit të administratës së brendshme në ShSKUK. Nuk kam kompetencë as në nënshkrim të kontratave dhe zgjedhje të drejtorëve. Unë kam kërkuar nga bordi me lejua zhvillimin e konkursit për zgjedhje të drejtorëve”, u shpreh Krasniqi.

Tutje, drejtori i ShSKUK-së tha se në të gjitha klinikat ka nevojë për përmirësime të punës.

“Në të gjitha klinikat ka nevojë për përmirësime të punës. Po konsideroj që të kërkohet të rregullohet në të gjitha ato që kanë munguar ndër vite. Drejtori i ShSKUK-së vetëm e monitoron procesin e zgjedhjes së drejtorëve. Lista e pritjes ka pasur gjithmonë dhe do të vazhdojë të ketë edhe në të ardhmen dhe të shihet se kush mund të presë dhe kush jo”, tha Krasniqi.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara