

Lajmet
KQZ: Integriteti i votës nuk është cenuar pavarësisht vonesave
Published
1 month agoon
By
UBTnewsKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas përfundimit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, i gjithë angazhimi i institucionit është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ njoftoi se duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës.
“KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi. KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ njofton se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e votave të subjekteve politike, e kanë filluar gjatë ditës së djeshme në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.
“Në QKN-të e Obiliqit, Lipjanit dhe Parteshit, procesi i numërimit dhe evidentimit të këtyre rezultateve në platformë elektronike dhe formularët digjital, është zhvilluar pa ndonjë problem, por në QKN-në e Prishtinës janë paraqitur probleme të herëpashershme. Aktualisht, procesi i numërimit është duke u zhvilluar në këto Qendra Komunale të Numërimit dhe gjatë ditës do të fillojë edhe në qendra të tjera, për të cilat do të njoftojmë”, thuhet në njoftim.
KQZ poashtu ka njoftuar se nisur nga fakti që të dielën në mbrëmje kishte probleme të mosfunksionimit të platformës për rezultatet preliminare, KQZ i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike.
“KQZ është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit. Ndërkaq, lidhur me rezultatet preliminare të subjekteve politike dhe të pjesëmarrjes, që gjatë këtyre ditëve janë evidentuar pasaktësi, KQZ njofton se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për të bërë përmirësimet e nevojshme dhe publiku do të njoftohet me kohë”, përfundon njoftimi.
Lajmet
BE ka konfirmuar vizitën e Sorensen në Kosovë
Published
19 hours agoon
March 14, 2025By
UBTNews
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme do ta vizitojë për herë të parë Kosovën.
Këtë e ka konfirmuar Bashkimi Evropian, të cilët thanë se Sorensen do të jetë në Kosovë nga data 17 deri më 19 mars.
“Mund të konfirmojmë se Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga data 17-19 mars”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas javë më parë ka thënë se gjatë muajit mars do të shikojnë se si do të ecet përpara në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, por palët ende nuk kanë filluar zbatimin e sa
Lajmet
Elezi: Të shtunën, KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Published
19 hours agoon
March 14, 2025By
UBTNews
Këtë të shtunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënsi ii KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’ju konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’ju njoftojmë me kohë” deklaroi Elezi.
Lajmet
Kapetanoviq viziton Prishtinën, takohet me Kurtin
Published
20 hours agoon
March 14, 2025By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të rajonit.
Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), si dhe Agjenda e Gjelbër, ishin ndër temat kryesore të diskutimit. Kryeministri e uroi Sekretarin e Përgjithshëm për detyrën e tij të re dhe ritheksoi mbështetjen e Kosovës për RCC-në në promovimin e bashkëpunimit në rajon.
Duke potencuar rëndësinë e barazisë në organizatat rajonale, kryeministri nënvizoi nevojën për një përfaqësim të drejtë në pozitat drejtuese dhe në stafin e RCC-së dhe inkurajoi organizimin e më shumë aktiviteteve të RCC-së në Prishtinë.
Kryeministri shprehu përkushtimin e Kosovës ndaj Planit të Veprimit CRM2 dhe theksoi rëndësinë e progresit në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë që ato të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.
Agjenda e Gjelbër duhet të sigurojë një tranzicion të drejtë dhe, në këtë drejtim, duhet të garantohet qasje e barabartë në mekanizmat e financimit.
Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka filluar zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime me Bosnje dhe Hercegovinën, e cila ka rritur lëvizshmërinë e qytetarëve të Bosnjës drejt Kosovës. Ky vendim kontribuon në rritjen e mobilitetit të qytetarëve dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri theksoi rëndësinë që Bosnje dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, si një obligim i marrë nga Procesi i Berlinit dhe në funksion të rritjes së lëvizshmërisë mes qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe në funksion të thellimit të bashkëpunimit e integrimit ekonomik të rajonit.
Lajmet
Konjufca takon ambasadorin francez, Olivier Guérot
Published
20 hours agoon
March 14, 2025By
UBTNews
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në këtë takim, kryekuvendari Konjufca dhe ambasadori Guérot biseduan rreth zhvillimeve në Kosovë, si dhe rreth çështjeve të ndryshme të interesit të përbashkët.
Duke folur për raportet e mira mes vendeve tona, kryetari Konjufca u shpreh për rëndësinë e thellimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në çdo drejtim, në perspektivat që hapin vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta.
Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën për bashkëpunime përmes projekteve, e në të njëjtën kohë edhe për nevojën e takimeve të niveleve të ndryshme, përfshirë edhe ato në rafshin e parlamentarizmit.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe rreth zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ecurinë para çertifikimit të rezultateve, legjislaturën dhe ekzekutivin e ardhshëm që do të burojnë nga këto zgjedhje.

Ja mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmijët tuaj

BE ka konfirmuar vizitën e Sorensen në Kosovë

Elezi: Të shtunën, KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Trump i quan produktive bisedimet me Putinin, sheh mundësi për t’i dhënë fund luftës

U tërhoq nga qeverisja e Kanadasë, Trudeau shpreh mirënjohje ndaj popullit kanadez

Mark Carney do të betohet si kryeministër i Kanadasë, tërhiqet Justin Trudeau

Armët amerikane vazhdojnë të shkrepen në fushëbetejë në Ukrainë

BE-ja zgjat sanksionet ndaj individëve dhe institucioneve ruse

OKB: Siguria ushqimore në Gaza mund të përkeqësohet seriozisht nëse nuk rifillojnë ndihmat
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt