Lajmet

KQZ dhe Komisioni i Venecias mbajnë punëtori për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës organizoi punëtorinë për mësimet nga zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025.

Gjatë kësaj punëtorie, ku morën pjesë anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së, përfaqësues të institucioneve të ndryshme (Avokati i Popullit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit) u trajtuan çështje të ndryshme nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me theks të veçantë zgjidhjen e kontesteve zgjedhore dhe monitorimin, dokumentimin dhe sanksionimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

Në hapje të punëtorisë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi shprehu mirënjohje për Komisionin e Venecias për prezencën e tyre në vendin tonë, si një dëshmi e qartë e përkushtimit të përbashkët për të mbështetur standardet demokratike, transparencën dhe sundimin e ligjit në proceset zgjedhore në Kosovë dhe më gjerë.

Po ashtu, kryesuesi Radoniqi shpalosi ecurinë e procesit të fundit zgjedhor dhe sfidat me të cilat është përballur KQZ dhe për mësimet që të bëhen përmirësimet e nevojshme për proceset e ardhshme zgjedhore.

Ndërkaq, nga Sekretariati i Komisionit të Venecias, Michael Janssen falënderoi KQZ-në për këtë organizim të përbashkët dhe shprehu rëndësinë e trajtimit të rekomandimeve.

Punëtoria e organizuar është në përputhje me praktikën standarde të Komisionit të Venecias, i cili zakonisht ofron asistencë para ose pas zgjedhjeve gjatë të cilave merr pjesë në misione vëzhgimi të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Qëllimi i takimit është të ndihmojë në analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në forcimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në Kosovë.

Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) ka qëndruar në Kosovë me qëllim që të vlerësojë fushatën zgjedhore dhe klimën politike para zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025.

lajme

78-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur

Published

on

By

Xhafer Raçi, 78-vjeçar nga Prishtina, vazhdon të jetë i zhdukur, familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mësuar për vendndodhjen e tij.

Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, është larguar nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas familjes, herën e fundit ai është parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Familjarët kanë bërë të ditur se 78-vjeçari vuan nga demenca, duke shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e tij.

Familja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e Xhafer Raçit që ta lajmërojnë autoritetet.

Informacionet mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave 192 dhe 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected].

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e 78-vjeçarit.

Continue Reading

Vendi

Shtyhet sërish seanca konstituive, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit me 62 vota. Megjithatë, seanca konstituive u shty sërish. Kësaj radhe për shkak të mosdakordimit për votimin e nënkryetarëve. Seanca u shty për në orën 11:00 të premten.

Continue Reading

Vendi

Simiq propozoi “në emër të popullit serb” në Kuvendin e Kosovës – reagime të ashpëra

Published

on

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka propozuar Slavko Simiqin për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Simiq tha se kandidatura është bërë në emër të popullit serb, me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb.
“Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb, përkatësisht 9 nga 10 deputetë, propozojmë zotin Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, deklaroi ai.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar duke thënë se deputeti i Listës Serbe, sipas saj, ka sulmuar Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit.

“E tash pritini këta që na tregojnë që nuk paska rëndësi që deputeti i Listës Serbe sulmon Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit”, ka shkruar Gërvalla.

Edhe deputeti i LVV-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Simiqit, duke thënë se Lista Serbe nuk përfaqëson të gjithë popullin serb në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Të kërkuara