Lajmet

Si ndikon ambienti ynë në qetësinë e mendjes dhe fuqinë e shpirtit?

Published

on

Hapësira që të rrethon: Sekreti i padukshëm i shëndetit mendor

Në një botë ku stresi, ritmet e shpejta dhe mbingarkesa ndjesore janë pjesë e përditshmërisë, hapësirat ku jetojmë nuk janë thjesht sfond — ato janë forca aktive që ndikojnë në shëndetin tonë emocional dhe mendor

Interieri i vëmendshëm është një qasje që vendos në qendër mirëqenien, duke krijuar ambiente që qetësojnë mendjen, ushqejnë shpirtin dhe mbështesin jetesën e ndërgjegjshme.

1. Ndriçimi natyral: Drita që ushqen jetën

Ndriçimi natyral rrit nivelet e energjisë, përmirëson humorin dhe ndihmon në rregullimin e ritmeve të brendshme biologjike. Hapësirat e pajisura me dritare të mëdha, materiale që pasqyrojnë dritën dhe organizim të hapur ndihmojnë që ambienti të ndihet më i freskët, më pozitiv dhe më i gjallë.

Përdorni perde të lehta dhe organizoni mobilet në mënyrë që të lejoni sa më shumë dritë të natyrshme të hyjë në shtëpi.

2. Elementet bimore: Lidhja e gjallë me natyrën

Bimët në ambient nuk janë vetëm dekorative: ato pastrojnë ajrin, rrisin nivelin e oksigjenit dhe reduktojnë stresin.

Edhe një sasi e vogël bimësie në hapësirat e brendshme përmirëson përqendrimin dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere më të butë dhe më të përqafueshme.

Zgjidhni bimë të lehta për t’u mirëmbajtur si pothos, sansevieria ose ficusi — dhe krijoni një “kënd jeshil” në shtëpinë tuaj.

3. Materialet organike: Tekstura që prekin ndjesitë tona

Druri natyral, gurët, liri, pambuku organik dhe qeramika e punuar me dorë krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me natyrën dhe ushqejnë ndjesinë e autenticitetit. Materialet organike, përmes ngjyrave të buta dhe strukturave të papërsosura, sjellin një ndjesi qetësuese dhe një estetikë më të ngrohtë dhe më tokësore.

Përdorni tekstile natyrore për perde, tapete dhe çarçafë; zëvendësoni sipërfaqet sintetike me ato prej druri ose guri.

4. Rendi dhe boshësia funksionale: Hapësirë për mendje të qetë

Një ambient i mbingarkuar vizualisht ngarkon mendjen. Minimalizmi i ndërgjegjshëm nuk do të thotë boshësi ekstreme, por hapësirë për frymëmarrje dhe rrjedhshmëri emocionale.

Çdo objekt duhet të ketë një funksion ose një kuptim të vërtetë për ju, shkruan Class.

Praktikoni një rishikim sezonal të hapësirave, duke larguar sendet që nuk ju shërbejnë më ose nuk ju sjellin gëzim.

Interieri i vëmendshëm është më shumë se stil dizajni: është mënyrë jetese. Një shtëpi e krijuar me kujdes, e ndriçuar nga drita natyrore, e gjallëruar nga bimët dhe e mbështjellë nga materiale organike, është një strehë për mendjen dhe shpirtin.

Në një botë që kërkon gjithmonë më shumë, shtëpia bëhet vendi që na ndihmon të ndalemi, të qetësohemi të rigjejmë veten.

Vendi

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për keqpërdorim të dyshuar të 2.2 milionë eurove

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe bashkëpunëtorëve të tij, lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove të mjeteve buxhetore nga një projekt i financuar me kredi të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas njoftimit të Muratit, kallëzimi penal lidhet me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe përfshin dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar, mashtrim dhe përdorim të paautorizuar të pasurisë.

Raporti i auditimit të pajtueshmërisë i publikuar së fundmi nga ZKA-ja për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesat Publike në Komunën e Prishtinës”, me vlerë kredie prej 5 milionë eurosh, konstaton se gjatë periudhës 2024–2026 janë kryer 21 pagesa në vlerë prej rreth 2.18 milionë eurosh për aktivitete jashtë qëllimit dhe fushëveprimit të marrëveshjeve të financimit. Mjetet e projektit ishin paraparë për investime në renovim dhe ngrohje të shkollave, çerdheve dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare.  /E.A/

Continue Reading

lajme

Trump, Xi dhe Putin përfundojnë takimin trepalësh në Shenzhen, në fokus Ukraina dhe armët bërthamore

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë përfunduar të enjten një takim trepalësh në qytetin kinez të Shenzhenit, ku në qendër të diskutimeve ishin lufta në Ukrainë dhe kontrolli i armëve bërthamore.

Takimi i liderëve të tri fuqive më të mëdha bërthamore u zhvillua rreth një tavoline të rrumbullakët në Vilën Kylin, pranë një liqeni dhe të rrethuar nga kodra të pyllëzuara, një ambient me histori të gjatë të mbajtjes së takimeve të ndjeshme diplomatike, ku më herët kanë qëndruar edhe ish-lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, babai i Xi-së, Xi Zhongxun, si dhe përfaqësues të Dalai Lamës.

Në hapje të bisedimeve, Trumpi e cilësoi takimin si historik, duke theksuar se paqja nuk arrihet duke refuzuar mundësitë për dialog. Putini, i cili vjen në këtë takim pas dëmtimit të rëndë të një ure kyç që lidh Krimenë me Rusinë gjatë luftës me Ukrainën, deklaroi se tri vendet ndajnë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, duke përfshirë edhe atë në Ukrainë.

Nga ana e tij, Xi, i cili drejtonte takimin, nuk iu referua drejtpërdrejt Ukrainës, por tha se historia tregon se harmoninë mes fuqive të mëdha e sjell paqen, ndërsa përplasjet e tyre sjellin trazira. Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, Xi u bëri thirrje dy liderëve të tjerë për ndalimin dhe eliminimin e armëve bërthamore me synim një botë pa to, ndonëse Kina ka vijuar zgjerimin e programit të saj bërthamor, ndërsa shtoi se tri vendet duhet të inkurajojnë zgjidhjen politike dhe diplomatike të konflikteve.

Para seancës së përbashkët, Trumpi pati takime të ndara me Xi-në dhe Putinin, të cilët i quajti miq. Ai deklaroi se ai dhe Xi ndajnë bindjen se qarkullimi i naftës në Ngushticën e Hormuzit, i prekur nga lufta me Iranin, duhet të vazhdojë, megjithëse Xi nuk e përmendi drejtpërdrejt Iranin në deklaratat e tij.

Pavarësisht tonit të lartë diplomatik, mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës mbeten dallime të thella për Ukrainën, Iranin, armët bërthamore dhe tregtinë, çka ngre pikëpyetje për rezultate afatgjata, ndërkohë që mbajtja e takimit në kuadër të një samiti të Azi-Paqësorit ka nxitur shqetësime te shtetet më të vogla për mundësinë e anashkalimit të interesave të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

Shtyhet seanca ku pritej të shqyrtohej Ligji për Specialen

Published

on

By

Vazhdimi i seancës së Kuvendit me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola, deklaroi se shtyrja e seancës erdhi pas “diskutimeve të ngjeshura” mes shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve politikë të këtyre grupeve.

Para orës 10:00, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa të dy u panë duke diskutuar edhe para nisjes së planifikuar të seancës. Pas takimit, Çitaku tha se nuk ka dallime për përmbajtjen e Ligjit, por vetëm për çështje procedurale.

Në rendin e ditës të kësaj seance, krahas rishqyrtimit të Ligjit që synon t’ia kufizojë mandatin Speciales, ishin paraparë edhe votimi i propozimrezolutës nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike, si dhe votimi i propozimrezolutës nga mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vonohet seanca për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten dhe ishte thirrur të vazhdonte në orën 10:00, nuk ka nisur ende edhe pse ka kaluar më shumë se një orë.

Në rendin e ditës të kësaj seance është përfshirë edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, është raportuar se ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se nuk ka dallime për përmbajtjen e ligjit, por vetëm sa i përket procedurave.

Për sot është paraparë të mbahet edhe një seancë e re plenare me 12 pika të rendit të ditës, fillimi i së cilës ishte planifikuar në orën 11:00. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara