Lajmet

Konferenca ndërkombëtare e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë solli shumë studiues ndërkombëtarë në këtë edicion të konferencës Ndërkombëtare

Published

on

Konferenca ndërkombëtare e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, e cila mbledh profesionistë dhe akademikë nga e gjithë bota për të diskutuar tema të rëndësishme dhe inovative në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të softuerit.   Sesionet trajtuan një sërë temash inovative që lidhen me avancimin e teknologjive dhe përmirësimin e shërbimeve në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit urban.

Sesionet e konferencës u fokusuan në avancimin e teknologjive dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e shëndetësisë dhe menaxhimit urban. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të angazhoheshin në diskutime të thella, duke ndarë përvoja dhe ide që do të kontribuojnë në zhvillimin e ardhshëm të teknologjisë dhe shkencave kompjuterike.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në diskutime të thella dhe të ndajnë përvoja, që do të kontribuojnë në zhvillimin e ardhshëm të teknologjisë dhe shkencave kompjuterike.

Sesioni i parë

Chair: Lavdim Menxhiqi

Co –Chair: Blerim Zylfiu

“Automatic Transformer Design Tool Selection in the Online-CADCOM Platform”, Katerina Kostova Galia Marinova;

“Implementation of IoT Hub and Digital Twins at UBT Smart and Self-Sustainable City”, Edmond Hajrizi;

“Building Smart Ecosystems Through IoT Cloud Solutions A Case Study at UBT Campus”, Milot Morina;

“Improving User Experience and Personalization in Ecommerce Websites”, Vesa Morina Albin Limani;

“Service Oriented Design: Achieving Scalability in Microservice Based Systems Using gRPC and Message Broker”, Butrint Salihu Xhelal Jashari;

“Online Restaurant Management System”, Blerta Xheladini, Lavdim Beqiri;

“MS SQL Server vs. PostgreSQL: An In-Depth Comparative Analysis Using Simulated Database Environments”, Lavdim Menxhiqi, Blerim Zylfiu, Edmond Hajrizi, Naim Llumnica ,Behar Haxhismajli;

“Development of a .vehicle auction system .using .net core and .next.js”, Berat Dullaj, Faton Kabashi, Lamir Shkurti, Vehebi Sofiu, Mirlinda Selimaj.

“The evolution of web development”, Leart Musahu, Faton Kabashi, Lamir Shkurti, Vehebi Sofiu, Laura Gjikokaj.

“Comparative Analysis of Agile and Waterfall Methodologies in Software Development”, Vjollca Baxhaku, Lavdim Beqiri.

“Leveraging AWS Lambda functions and GitHub actions for deployment of serverless apps”, Martin Djonov, Fisnik Doko, Miroslav Galabov.

“Handling mass-data in modern healthcare: a review of data streaming technologies”, Ylli Kllokoqi, Vehebi Sofiu.

“The improvement of the use of open data in public institutions”, Besart Hyseni, Lejla Abazi Bexheti.

“Advanced analysis of ui/ux with eye-tracking in ecommerce internet applications and the use of statistical analyses to increase conversion rates”, Riona Sopi, Faton Kabashi, Lamir Shkurti, Mirlinda Selimaj, Laura Gjikokaj.

“AI-Powered Platforms for Institutional Accountability: A Comparative Analysis of AI Algorithms for AntiCorruption Systems”, Blerim Zylfiu, Lavdim Menxhiqi, Edmond Hajrizi, Elton Boshnjaku.

“A Comparative Study of Optimization Algorithms: Ant Colony Optimization vs Simulated Annealing Alma Novobërdaliu”, Jeta Domi, Rreze Rexhepi, Edmond Hajrizi.

“Graph Database Applications in Social Network Analysis: Unraveling Interconnected Data and Interactions”, Alma Novobërdaliu, Edmond Hajrizi.

Sesioni dytë

Chair: Bertan Karahoda

Co – Chair: Besnik Qehaja

“Development of a Smart City Platform: IoT Integration and AI-Driven Predictive Analytics for Environmental Sustainability”, Edmond Hajrizi, Besnik Qehaja, Blerim Zylfiu, Elton Boshnjaku.

“AI-Powered Algorithms in Car Plate Detection: A Case Study on Kosovo Plate Recognition”, Greta Ahma, Gerta Ahma, Mirlinda Reqica.

“Transforming Healthcare .Systems Through the .Integration of Artificial .Intelligence and Blockchain”, Edmond Hajrizi, Elinda Krasniqi, Besnik Qehaja, Vehbi Neziri.

“Detection Of Heart .Diseases Using Artificial /Intelligencess”, Englebert Zefaj, Altin Murtezaj.

“Enhancing Patient Care: Supervised Machine Learning in Personalized Nutrition Recommendation Systems”, Fatjon Gashi, Greta Ahma, Gresa Ahma, Vehebi Sofiu.

“Integrating Augmented Reality in UBT Smart City Infrastructure”, Saranda Dreshaj.

“NLP for Voice-Based Accident Reports in Insurance Claim Management Apps”, Edmond Jajaga, Sumea Çadraku.

“Advancing Named Entity Recognition and Entity Linking for LowResource Languages: A Focus on RoBERTa Performance for Albanian”, Mirlinda Reqica, Meriton Reqica, Greta Ahma, Marigona Reqica.

“IoT Enabled Health Monitoring System Using Wearable Sensors for .Chronic /Disease .Management”, Greta Ahma, Mirlinda Reqica, Elita Hajrizi.

“The challenges of the .digital transformation of a .hospital according to the .trends of innovative .technological development”, Vehebi Sofiu, Faton Kabashi, Lamir Shkurti ,Mirlinda Recica, Mirlinda Selimaj, Greta Ahma.

Sesioni i tretë

Chair: Zhilbert Tafa

Co – Chair: Amet Shabani

“Drones Neutralization, Drone Defense Solutions”, Vassil Guliashki, Galia Marinova.

“Applied cryptography with python”, Hizer Leka, Albiona Leka.

“Tracking LUCR-3’s Relentless Attacks Across the Cloud Ecosystem”, Edmond Hajrizi, Abian Morina, Besnik Qehaja.

“A Comparative Analysis of Mathematical Domains and Computer Network Domains”, Vesë Vrellaku, Hizer Leka.

“Solving Network Problems through Intelligent Systems”, Liridon Hoti, Rigon Pira, Dijana Latifi.

“Digital Identity Verification in Finance”, Eda Tabaku, Ejona Duc.

“Blockchain technology and cryptocurrencies in the execution of transactions”, Fitim Aliu, Faton Kabashi, Lamir Shkurti, Vehebi Sofiu, Mirlinda Selimaj./UBTnews/

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara