Kulturë, Lifestyle

Kanye West nuk ndryshon qëndrimet e tij, përkundrazi, ato i shndërron në këngë

Kënga e tij e re quhet “Someday We’ll Be All Free”.

Publikuar

Kanye West ka publikuar një këngë të re në faqen InfoWars të teoricienit konspirativ Alex Jones të titulluar “Someday We’ll Be All Free”.

Kanë kaluar muaj që kur Ye publikoi muzikë të re. Në mes të polemikave që po çojnë në rënien e tij publike, reperi dhe producenti kontrovers ka zgjedhur të lansojë muzikë.

Në fillim të këngës, ai duket se adreson disa nga polemikat rreth tij. Ndërsa në vargun e dytë, Kanye trajton komentet e tij famëkeqe për popullin hebre, komente këto që janë dënuar nga shumë figura të njohura botërore.

Fundi i këngës përmban një fragment nga intervista e fundit e Kanye me Alex Jones, ku ai shprehu dashurinë për Hitlerin dhe nazistët./UBTNews/

Art

​Sot hapet ekspozita e pamjeve satelitore “Duke parë përtej”

Çelja e ekspozitës do të bëhet të hënën, në orën 17:30 në “Pallatin e Rinisë”.

Publikuar

nga

Një vit pas rihapjes për publikun, Observatori Astronomik i Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë organizon ekspozitën e pamjeve satelitore “Looking Beyond – Duke parë përtej”, promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane me kontributin e Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI) dhe të kompanive e-GEOS dhe Telespazio, aktive në fushën e zgjidhjeve dhe shërbimeve satelitore.

Çelja e ekspozitës do të bëhet të hënën, në orën 17:30 në “Pallatin e Rinisë”, ku gjendet edhe Observatori, me pjesëmarrjen e Ambasadorit Antonello De Riu, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, si dhe kuratorit, Filippo Maggia, një nga ekspertët më të mëdhenj italianë në fushën e fotografisë bashkëkohore.

Sipas një njofitmi të mabasadës, pas çeljes, në kuadër të “Ditës së kërkimit italian në botë”, ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 14 prill, çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 11:00 – 18:00 dhe hyrja do të jetë falas.

Ambasadori De Riu, shpjegon se “projekti përbëhet nga një ekspozitë imazhesh të marra nga plejada satelitore COSMO SkyMed që synon të rrisë kërkimin italian mbi shkencën dhe hapësirën dhe të ndërgjegjësojë publikun për përdorimet e shumta të teknologjive të zbulimit satelitor, veçanërisht në fushën bujqësore, infrastrukturë, parandalimin dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive mjedisore. Ekspozita – shton diplomati – përfaqëson një mundësi për të prezantuar dhe ndarë një qasje në të cilën Italia beson bindshëm, atë të vënies së shkencës në shërbim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të planetit tonë. Një ngjarje që është kulturore dhe shkencore dhe që jemi krenarë ta sjellim në Observatorin e Prishtinës, i rihapur për publikun pas kaq shumë vitesh falë këmbënguljes së një grupi kosovarësh të rinj dhe të pasionuar.”.

Për Suhel Ahmetin, udhëheqës i Observatorit dhe kryetar i Klubit të Astronomisë së Kosovës (ACK), “qëllimi i ekspozitës, për të cilën falënderojmë përzemërsisht Ambasadën Italiane, është t’i ofrojë publikut një mundësi për të reflektuar për kontributin e teknologjive satelitore për vëzhgimin e Tokës, për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në përgjithësi, përmes kësaj ekspozite, inaugurimi i së cilës bie në një ditë shumë të veçantë për ne që është përvjetori i nëntë i themelimit të Klubit tonë, shpresojmë të rrisim interesimin e publikut kosovar për astronominë dhe hapësirën”.

COSMO-SkyMed është një nga programet më inovative në fushën e vëzhgimit të Tokës, financuar nga ASI dhe Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe Universitetit. Sistemi bazohet në një konfigurim të katër satelitëve të pajisur me sensorë SAR (Synthetic Aperture Radar), të aftë të vëzhgojnë planetin ditën dhe natën, në të gjitha kushtet atmosferike. I projektuar për qëllime të dyfishta, programi është në gjendje t’i plotësojë nevojat civile dhe ushtarake.

Observatori Astronomik i Prishtinës, i hapur për herë të parë në vitin 1977, kishte funksionuar vetëm 3-4 vite, megjithatë kishte shërbyer si qendër shkencore dhe arsimore dhe si nyje e bashkëpunimit midis Lindjes dhe Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 2022, pas 43 vitesh pasiviteti dhe falë kontributit të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe Komunës së Prishtinës, rihapi dyert e tij me përpjekjet e disa të rinjve entuziastëve të hapësirës. Qendra ka disa teleskopë dhe një stacion meteorologjik. Organizon ngjarje shkencore dhe takime vëzhgimi të hapësirës, sidomos gjatë eklipseve.

Dita e kërkimit italian në botë promovohet nga Ministria e Universitetit dhe Kërkimit me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar me synimin për të rritur kontributin e studiuesve italianë në shkencën ndërkombëtare. Në mënyrë simbolike festohet rreth datës 15 prill, përvjetorit të lindjes së gjeniut italian Leonardo Da Vinci.

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Aktori Luke Evans i shpreh mbështetje Ukrainës

Ai dëshiron që “lufta e tmerrshme dhe e pakuptimtë të përfundojë”.

Publikuar

nga

Aktori nga Uellsi, Luke Evans, i cili u shfaq në filmat “Beauty and The Beast” dhe “The Beast and The Hobbit”, i shprehu mbështetje popullit të Ukrainës.

Qytetarët ukrainas janë “vëllezërit dhe motrat tona”, thotë ai, duke shtuar se dëshiron që “lufta e tmerrshme dhe e pakuptimtë të përfundojë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Diamanti Koh-i-Noor do të njihet si ‘simbol i pushtimit’ në ekspozitë

Ekspozita do të hapet më 26 maj.

Publikuar

nga

Koh-i-Noor – një nga diamantët më të famshëm dhe të diskutueshëm – do të jetë pjesë e një ekspozite në Kullën e Londrës e cila e njeh atë si “simbol të pushtimit”.

Ekspozita do të eksplorojë mbi origjinën dhe historinë e bizhuterive të kurorës. Ajo do të hapet më 26 maj – në të po të njëjtin muaj me kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Camilla-s.

Ekspozita do të shpjegojë të kaluarën shumë konfliktuale dhe koloniale të diamantit 105.6 karat, si dhe mënyrën se si u përfshi në bizhuteritë e kurorës britanike.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II vitin e kaluar, India ka ripërsëritur thirrjet për riatdhesimin e gurit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Zbulohen detaje rreth filmit të fundit të Quentin Tarantino

Detajet rreth komplotit të filmit të ardhshëm mbeten të paqarta.

Publikuar

nga

Filmi final i vetëshpallur i Quentin Tarantinos është në rrugë e sipër. Të martën, The Hollywood Reporter raportoi se Tarantino ka shkruar një skenar të titulluar “The Movie Critic” që tani po përgatitet ta drejtojë në vjeshtë, duke cituar burime.

Detajet rreth komplotit të filmit të ardhshëm mbeten të paqarta, por gazeta raportoi se filmi zhvillohet në Los Anxhelos gjatë fundit të viteve 1970 dhe përqendrohet rreth një gruaje kryesore. THR spekuloi se filmi mund të fokusohej në kritiken e ndjerë të filmit Pauline Kael, për të cilën Tarantino “dihet se ka një respekt të thellë” dhe që për disa muaj në 1979 punoi si konsulent në Paramount Pictures, sipas gazetës. Kael vdiq në vitin 2001.

Quentin ka thënë prej vitesh se do të bënte vetëm 10 filma në karrierën e tij. Në nëntor 2022, regjisori i filmit Pulp Fiction i tha Chris Wallace të CNN se filmi i tij i radhës do të ishte i fundit pas publikimit të nëntë filmave të pavarur, duke filluar me Reservoir Dogs të vitit 1992. “E kam bërë për një kohë të gjatë; e kam bërë për 30 vjet. Dhe është koha për të përfunduar shfaqjen”, i tregoi Tarantino Wallace.

Tarantino ka fituar dy çmime Oscar për skenarin: për filmin Pulp Fiction të vitit 1994 dhe Django Unchained të vitit 2012, të dyja të cilat ai i drejtoi gjithashtu. Pjesa tjetër e filmave të tij të pavarur të drejtuara përfshijnë Jackie Brown (1997), Kill Bill: Volume 1 (2003), Kill Bill: Volume 2 (2004), Inglourious Basterds (2009) dhe The Hateful Eight (2015)./lapsi.al/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara