Lajmet

Britania kritikohet ashpër për hapjen e minierës së parë të qymyrit në tre dekada

Miniera e diskutueshme pritet të krijojë më shumë se 500 vende pune.

Publikuar

Shkencëtarët, ambientalistët dhe madje edhe vetë këshilltarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për klimën kanë kritikuar ashpër vendimin e saj për të miratuar një plan për hapjen e minierës së parë të qymyrit në vend në tre dekada, pak më shumë se një vit pasi kombi u përpoq të bindte botën në samitin COP26 të largohej nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

Michael Gove, sekretari i strehimit dhe komuniteteve në MB, miratoi të mërkurën planin për hapjen e minierës së qymyrit Whitehaven në Cumbria, një qark në Anglinë veriperëndimore që është shtëpia e Lek District, liqeni që është pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Miniera e diskutueshme pritet të krijojë më shumë se 500 vende pune. Por dëmi mjedisor është poashtu i madh. Komiteti i Ndryshimeve Klimatike në Mbretërinë e Bashkuar (CCC), një grup i pavarur që këshillon qeverinë, ka vlerësuar se miniera dhe qymyri që do të prodhojë do të lëshojnë rreth 9 milionë ton emetime për ngrohjen e planetit çdo vit.

Mbështetësit e minierës argumentojnë se projekti do të krijojë vende pune dhe do të sigurojë lëndën djegëse fosile për prodhimin e çelikut britanik; megjithatë, 85% e qymyrit të nxjerrë do të eksportohet.

CCC e ka kritikuar vendimin. Miratimi i minierës u prit gjithashtu me kritika të ashpra nga shkencëtarët dhe ambientalistët.

“Një minierë e re qymyri në Cumbria nuk ka kuptim nga pikëpamja mjedisore apo ekonomike” tha Paul Ekins, profesor i Burimeve dhe Politikave Mjedisore në Institutin UCL. “Do të shtojë emetimet globale të CO2, pasi furnizimi i ri nuk do të zëvendësojë qymyrin tjetër, por do ta devijojë atë diku tjetër dhe do të bllokohet në vitet 2030 pasi industria e çelikut globalisht largohet nga qymyri”.

Ekins tha gjithashtu se miratimi i minierës “shkatërron reputacionin e Mbretërisë së Bashkuar si një lider global në veprimet klimatike dhe e bën të prekshme atë ndaj akuzave të justifikuara të hipokrizisë – duke u thënë vendeve të tjera të heqin qymyrin, ndërsa nuk e bëjnë vetë”./UBTNews/

Lajmet

Delegacioni i mjekëve nga Turqia do të kryejë 50 operacione për fëmijët kosovarë

Publikuar

nga

Një delegacion i mjekëve dhe stafit tjetër përcjellës nga Turqia, do të realizojë 50 operacione të fëmijëve në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Maksilofaciale që kanë lindur me probleme në buzë dhe hundë, mision ky që po realizohet në kuadër të Shoqatës “Interplast” nga Turqia.

Me këtë rast, për t’i dëshiruar mirëseardhje delegacionit nga Turqia, prezentë ishte Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministri i Zhvillimit Rural, Fikret Damko, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe përfaqësues të Organizatës TIK-a, që poashtu, përkrahen projektin.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoj shtetin turk për investimet e deritanishme dhe bashkëpunimin e ofruar.

“Ne si shtetet kemi kaluar fazën emergjente me donacione dhe investime, populli mik na ka ndihmuar, kemi nevojë për ekspertizën e jashtëzakonshme nga shteti mik, prandaj, prania e profesorit dhe profesionistëve nga Turqia do të ndihmojë 50 pacientë. Ajo që më gëzon është se do kemi mundësi edhe të edukojmë stafin dhe të zhvillohemi profesionalisht. Ky ishte hapi i parë i një bashkëpunimi që do vazhdojmë me Kirurgji Maksilofaciale dhe Kirurgji Plastike”, theksoi Vitia.

Ambasadori turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, mes tjerash potencoi se Kosova ka nevojë për përvojën e mjekëve nga Turqia të cilët kanë numër më të madh të pacientëve dhe më shumë eksperiencë.

“Kosovën e shohim si vend mik dhe vëlla, ne mendojmë se është e natyrshme vëllazëria dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Dua të falënderoj TIK-a, për realizimin e këtij projekti, por edhe ministrin Fikret Damka, që ka realizuar ndihmuar këtë projekt”, përfundoi ambasadori Sabri Tunç Angılı.

Ministri i Zhvillimit Rural, Fikret Damka, i cili vjen nga komuniteti turk, e që ka ndihmuar në realizmin e këtij projekti, tha se lidhjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe përkrahjen po mundohen të forcojnë edhe në fushën e shëndetësisë.

“Ne e kemi dizajnuar me kohë këtë ide, i falënderojmë që na ndihmuar po mundohemi që lidhjen e urës ta forcojmë dhe të bëjmë këtë edhe në shëndetësi, ku ndarja e përvojës është me rëndësi”, tha z. Damka.

Profesori nga Turqia, Metin Yavuz, kirurg plastik dhe rekonstruktiv, tha se kanë kemi vlerësuar pacientët tek të cilët do kryejnë intervenime dhe kanë marrë vendimet.

“Do të kryejmë operacione tek të porsalindurit me probleme në buzë dhe hundë, këto raste nëse nuk kryhen deri 18 muaj shfaqen probleme që nuk mund të kryhen më vonë. Kemi planifikuar të kryejmë 20 operacione, por pas vizitave dhe kontrolleve do të kryejmë deri në 50 intervenime, përfshirë ato me anestezion lokal dhe të përgjithshëm”, u shpreh ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: Tërheqja e Bidenit, fundi i një epoke

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.

Me anë të një postimi në “X”, ai tha se Kosova është një vend më i mirë dhe më i sigurt falë kontributeve të tij.

“Për dekada, presidenti amerikan Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.”, ka shkruar Kurti./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Çitaku: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, debakël politik për Qeverinë Kurti

Publikuar

nga

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka quajtur debakël politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti, heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.

“Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E. Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti. Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të hënën rregulloren që u lejon edhe serbëve të Kosovës që bartin pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd, t’u hiqen vizat sikurse të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, vendimi pritet t’i prekë rreth 18 mijë banorë serbë të Kosovës që i posedojnë këto dokumente.

Rregullorja hyn në fuqi në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.

Më 16 nëntor 2023, Komisioni publikoi një propozim për të hequr këtë përjashtim. Amendamenti i rregullores përkatëse u miratua nga Parlamenti i mëparshëm Evropian gjatë seancës plenare përfundimtare në prill të këtij viti./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Benzema: S’ka dyshime se kush duhet ta fitojë Topin e Artë

Publikuar

nga

Karim Benzema nuk e ka asnjë dyshim mbi atë se kush duhet ta fitojë çmimin Topi i Artë duke thënë se ai i takon njërit prej ish-bashkëlojtarëve të tij tek Real Madridi.

Benzema ka deklaruar se braziliani Vinicius Jr është ai që duhet ta rrëmbejë këtë çmim, derisa Real Madridi e ka cilësuar si klubin më të mirë në botë.

“Lojtarët lëvizin, ata shkojnë e vijnë, por Reali do të jetë gjithmonë në krye. Mbetet klubi më i mirë dhe do të vazhdojë ta dëshmojë këtë. Topi i Artë? Unë them Vini. Ai e meriton atë. Për sezonin e tij ai ishte superior me futbollin e tij dhe me atë që bënte me topin”, theksoi Benzema.

Ndryshe, Benzema po e vazhdon karrierën  e tij tek skuadra e Al-Ittihad.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara