Lajmet

Ka vdekur nga COVID-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe

Publikuar

Ka vdekur patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, pasi u infektua me COVID-19. Ai u shtrua në një spital ushtarak në fillim të muajit nëntor, ndërkaq gjendja iu përkeqësua të enjten.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkroi në llogarinë e tij në Instagram se ishte i nderuar që e njohu patriarkun. “Njerëzit si ju kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçiq./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Bota

Edhe 41 viktima si pasojë e COVID-19 në Skoci

Publikuar

Në Skoci janë konfirmuar 966 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 98 mijë e 686.

Ndërkaq janë regjistruar 41 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, teksa numri i viktimave ka shkuar në 3 mijë e 889.

Të hospitalizuar janë 965 pacientë me COVID-19./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara