Lajmet

Hoti: Qeveria e përkushtuar për respektimin e të drejtave të fëmijëve

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë sot në konferencën për lansimin e rezultateve të Anketës Globale të Treguesve të Shumëfishtë 2020. Anketën ai e cilësoi si ndihmë konkrete që meriton vlerësim, ngaqë krijon pasqyrë të detajuar jo vetëm për fëmijët, por për mbarë shoqërinë tonë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që me tërë potencialin e vet të punojë për t’u siguruar fëmijëve tanë, pa dallim etnie, ngjyre e besimi, të gjitha mundësitë që t’i jetojnë dhe t’i shijojnë të drejtat që u takojnë dhe u garantohen edhe me legjislacionin në fuqi”, theksoi Hoti.

Hoti poashtu theksoi se ne si komb kemi arsye të veçantë të krenohemi me nobelisten tonë të paqes, Nënën Terezë, pasi që ajo, në Kalkutën e largët punoi me vullnet dhe sakrificë të jashtëzakonshme për fëmijët dhe njerëzit e tjerë të braktisur të atij vendi./UBTNews

Lajmet

584 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 584 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23 mijë e 274.

Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është 13 mijë e 543./UBTNews

1.827 TESTIME, 584 TË SHËRUAR DHE 764 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, November 27, 2020

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara