Internet

Instagrami kryeson listën e aplikacioneve që njerëzit duan të fshinë

Instagram, Facebook dhe Snapchat ishin aplikacionet më të kërkuara në internet nga njerëzit që donin t’i fshinin.

Publikuar

Ka shumë arsye pse mund të dëshironi të fshini një aplikacion të njohur nga telefoni i tyre – dhe nuk jeni vetëm.

Aplikacionet e njohura të mediave sociale Instagram, Facebook dhe Snapchat ishin më të kërkuarat në internet nga njerëzit që kërkonin t’i fshinin ato aplikacione gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas një analize të tendencave të kërkimit nga website i sigurisë kibernetike VPNOVeview.

Gjatë asaj periudhe, kishte më shumë se 900 mijë kërkime për mënyrën e “fshirjes” ose “çaktivizimit” të Instagramit.

Ky ishte më shumë se dyfishi i numrit të kërkimeve për fshirjen ose çaktivizimin e Facebook, për të cilin VPNOverview tha se ishte aplikacioni i dytë me më shumë kërkime në analizën e tij, me mbi 385 mijë kërkime gjatë gjashtë muajve.

Raporti analizoi vëllimin e kërkimit për termat që lidhen me fshirjen ose çaktivizimin e aplikacioneve të njohura duke përdorur website keywordtool.io dhe të dhënat nga kompania e analitikës së web Similarweb. Këto pesë aplikacione u shfaqën më shpesh:

• Instagram (900 mijë e 120 kërkime)

• Facebook (385 mijë e 410)

• Snapchat (217 mijë e 400)

• Twitter (92 mijë e 490)

• Telegram (24 mijë e 819)

Nga njëra anë, është e arsyeshme që Instagram dhe Facebook – që të dyja janë në pronësi të Metës – do të kishin më shumë njerëz të interesuar për t’i fshirë ato, sepse tashmë janë në telefonat e shumë njerëzve.

Instagram, për shembull, ishte aplikacioni i dytë më i shkarkuar i vitit 2022, me më shumë se 548 milionë shkarkime globale – pas 672 milionëve shkarkimeve të TikTok, sipas BusinessofApps. Aplikacioni nuk rrezikon të zhduket së shpejti.

Por platformat kryesore të Meta-s panë rritje të përdoruesve në stanjacion dhe rënie të angazhimit në vitin 2022. Dhe në vitet e fundit, sondazhet kanë treguar mosbesimin në rritje  ndaj platformave të njohura të mediave sociale për çështje si dezinformimi, ngacmimi kibernetik, mashtrimet, shqetësimet për privatësinë dhe të dhënat./Revistaclasslifestyle

Internet

Belgjika do të monitorojë Telegramin në përputhje me ligjin e ri të BE-së për moderimin e përmbajtjes

Publikuar

nga

Autoritetet belge do të jenë përgjegjëse për monitorimin e Telegramit dhe do të adresojnë të gjitha shqetësimet lidhur me këtë aplikacion mesazhesh.

Kompania e Telegramit ndodhet në Dubai, por ka zgjedhur një përfaqësues ligjor në Belgjikë, tha një zëdhënës i Institutit Belg për Postën dhe Telekomunikacionin.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së, i cili hyri në fuqi në muajin shkurt, u kërkon kompanive që ndodhen në vendet tjera jashtë bllokut ta kenë një përfaqësues ligjor në një prej shteteve anëtare të BE-së.

Vendet e BE-së duhet gjithashtu të caktojnë një autoritet të pavarur për të mbikëqyrur përputhjen e kompanive me rregullat e reja. Kjo do të fillojë zyrtarisht kur Belgjika të caktojë BIPT si një Koordinator të Shërbimit Dixhital./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Publikuar

nga

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Pronari kinez i Tiktok-ut e paralajmëroi ShBA-në se ky aplikacion nuk do të shitet

Senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikuar

nga

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un, se nuk e mendon shitjen e aplikacionit të famshëm, pasi senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të javës, TikTok-u paralajmëroi se do të ankohet në gjykatë ndaj këtij vendimi, të cilin e konsideron “jo kushtetues”.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkori të mërkurën ligjin mbi të cilin do të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, gjë e cila pritet të ndodhë nëse pronari i saj nuk do ta shesë atë brenda një viti.

Shqetësimet mbi këtë platformë janë shprehur edhe nga zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës, se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara