Lajmet

Inovacioni dhe zhvillimi i kujdesit shëndetësor: Temat kryesore të sesioneve shkencore në Konferencën Ndërkombëtare të Mjekësisë dhe Infermierisë në UBT

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e Mjekësisë dhe Infermierisë, e mbajtur në kampusin e UBT-së në Lipjan, bashkoi profesionistë dhe ekspertë të mjekësisë nga e gjithë bota për të prezantuar dhe diskutuar hulumtimet më të fundit në fushën e kujdesit shëndetësor.

Me një agjendë të gjerë dhe tematika të larmishme, konferenca synoi shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, me fokus në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe zhvillimin e metodave të reja shkencore dhe infermierore. Drejtues të konferencës ishin Chair: Fitim Alidema dhe Co-Chair: Abdullah Gruda, ndërsa folësit kryesorë përfshinë Prof. Dr. Halil Krasniqi, Margarita Gjata, dhe Gëzim Bocari.

  

Sesioni i parë:

“Digestive Tract Enzymes (Amylase, Lipase and Protease)” – Afrim Zeqiraj & Blendi Ademaj;

“Synthetic strategies for some carborane analogues of coumarins with anticancer activity” – Ahmed Jashari & Eva-Maria Hey-Hawkins;

“Description of cases subjected to the in-vitro fertilization procedure” – Albina Fejza & Njomza Mustafa;

“Knowledge of kosovo women about papillomavirus and its relationship with cervical cancer” – Albina Fejza & Qëndresë Ismajli;

“Physicochemical and Biological Evaluation of Aqueduct Water in Kosovo” – Demokrat Nuha, Arbëri Bytyçi, Fisnik Laha, Pajtimi Bytyçi, Osman Fetoshi, Shpetim Blakaj, Berat Durmishi & Nerxhivane Gërguri;

“Initial experiences for HPV vaccination in Kosovo” – Hana Bejiqi, Besmira Morina, Blend Bejiqi & Shqipe Agushi;

“Prevalence of analgesic use in primary care in the city of Istog during the period january-june 2024” – Dugagjin Sokoli, Edmond Hajrizi, Zejdush Tahiri dhe Fitim Alidema;

“The Impact of Artificial Intellegence on Tacit Knowledge in Modern Organizations : A Comprehensive Review” – Naser Rugova;

“Estimation of Lipid Profile Parameters and Blood Glucose Level in Overweight/Obesity Patients and Patients with Normal BMI” – Prezantim poster – Valon Durguti, Elma Sadiku, Suzana Aliu & Fisnik Laha.

Sesioni i dytë:

Chair: Fisnik Laha

Co-Chair: Afrim Zeqiri

“Knowledge, Attitudes and Practices Regarding Hemorrhagic Fever with Renal Syndrome Among Temporary Mountain Residents” – Hajrullah Fejza etj.;

“Management of Patients for the Preservation of Public Health During War” – Hajrullah Fejza, Zejnije Shala & Abdullah Gruda;

“Gastroesophageal Reflux Associated with Lercanidipine” – Mimoza Telaku & Skender Telaku

“Chronic Diarrhea in Adults: Our Experience” – Mimoza Telaku etj.;

“Esophageal Varices in Patients with Myelodysplastic Syndrome: A Case Report” – Bytyqi Jeton etj.;

“The Possible Harmful Effects of Radio Waves Radiation on Humans: A Literature Review” – Mevlan Qafleshi;

“Imaging Diagnosis of Mediastinal Masses” – Edita Bajraktari & Ilir Ahmetgjekaj;

“Congenital Cysts of the Neck” – Poster Presentation – Emel Ahmeti etj.

Sesioni i tretë:

Chair: Hajrullah Fejza

Co-Chair: Naser Rugova

“Genetic and Psychiatric Molecular Analysis in Speech Delay Syndrome” – Naser Kamberi, Festim Kamberi, Hyzer Rizani & Agim Proshkaj;

“Treatment of Osteoarthritis Through Physiotherapy: A Narrative Review” – Ardiana Hajdari & Arsim Hajdari;

“The Role of Nurses in the Prevention of Decubitus” – Andrita Kurhasku;

“Artificial Intelligence Can Be Applied in Biomedicine and Laboratory Medicine: Insights from Scientific Publications” – Zafer Gashi etj.;

“Hemogram Parameters Related to Glucose and HbA1c Values in Patients with Type II Diabetes: Effect of Blood Volume in EDTA Tube on HbA1c Result” – Zafer Gashi etj.;

“Evaluation of Vitamin D Status in Seasonal Serum Samples” – Zafer Gashi etj.;

“The Influence of Patients’ Previous Experiences on the Perception of Anesthesia and Postoperative Recovery” – Valentina Ješić, Dafina Qenaj-Binaj & Afrim Binaj;

“Radon as Medicine: The Potential of Using Radon as a Therapeutic Gas in Medicine” – Lulzim Thaçi & Flamur Krasniqi.

Sesioni i katërt:

Chair: Lulzim Thaçi,

Co-Chair: Mevlan Qafleshi

“Comparison of the Standard Surgical Method and Diode Laser in the Application of Mucogingival Surgeries – Frenectomy” – Kryeziu Rronë & Dalipi-Sllamniku Zana;

“Postoperative Complications After Spinal Anesthesia in Patients of University Clinical Centre of Kosova (QKUK)” – Besir Shaqiri etj.;

“Effects of Anesthesia on Cancerous Diseases of the Uterus in the Gynecology Department in Gjilan” – Besir Shaqiri etj.;

“The Comparison Between General and Spinal Anesthesia for Cesarean Section in Anamorava” – Besir Shaqiri etj.;

“Gastric Melanoma Metastaticum – A Rare Case” – Zaim Gashi etj.;

“The Role of the Nurse in Patients with Intensive Medication” – Albana Hashani Berisha & Rrezjona Reqica.

Sesioni i pestë:

Chair: Shqipe Agushi,

Co-Chair: Njomza Shosholli

“Determining Factors in Creating the Perception of Lying Patients – Pregnant and Parturient Patients on the Health Personnel of the Hospital in Peja, Departments of Gynecology, Obstetrics and Neonatology” – Skender Dreshaj etj;

“Adhesions in Deliveries with Sextio Cesarea According to the Schtark-Misgav Ladach Method and the Modified Method with Sutures of the Visceral and Parietal Peritoneum at the General Hospital in Peja, January 2023 – May 2024” – Skender Dreshaj etj;

“Assessment of Health Risks from Air Pollution in Peja Municipality” – Xhevat Kurhasani;

“Examining Knowledge Among Adolescents About Food and Nutritional Supplements Such as Vitamin D, Iron, Zinc and Calcium” – Laura Binxhija Qeska & Arvanita Tahiri;

“Reconstruction of Amputated Auricle with Retroauricular Flap After Human Bite” – Zejnë Buja etj;

“Nurses and Healthcare Management in Health Emergency Situations” – Diana Sejdiu Shala & Medina Thaçi;

“Prevalence of Rhinoconjunctivitis and Eczema in 300 Online Respondents” – Veron Ismajli etj.

Konferenca nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mjekësisë dhe infermierisë, me synimin për të avancuar praktikat shëndetësore dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve në Kosovë dhe më gjerë./UBTnews/

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara