Film & TV

‘iCarly’ gati për t’u kthyer me episode të reja

iCarly ka zbuluar sekuencën e hapjes së titullit dhe si personazhet e saj kryesorë, ku tani të gjithë janë rritur.

Publikuar

iCarly ka zbuluar sekuencën e hapjes së titullit dhe si personazhet e saj kryesorë, ku tani të gjithë janë rritur.

Me përjashtim të së njëjtës këngë, intro ofron një vështrim krejt të ri në ish-serialin ikonik Nickelodeon. Laci Mosley (Harper) dhe Jaidyn Triplett (Millicent) bashkohen me Miranda Cosgrove (Carly), Nathan Kress (Freddie) dhe Jerry Trainor (Spencer) në sekuencën, e cila i tregon ata në një seri pamjesh, veshjesh dhe situatash të ndryshme.

Cosgrove, e cila shërben si producente ekzekutive në projekt, më parë i tha Seventeen Magazine se ajo “u angazhua shumë” për të mbajtur këngën origjinale të shfaqjes. Ajo gjithashtu përmendi që ideja e ri-regjistrimit të së njëjtës melodi thjesht nuk qëndroi mirë me vizionin e ri që ajo dhe producentët kishin në mendje. “Ne provuam disa herë, duke menduar për të regjistruar prap të njëjtën këngë tani ose duke bërë një këngë tjetër,” i tha ajo Seventeen. “Por, për mua, kur shikoj “rigjallërimin”, unë gjithmonë shpresoj në këngën origjinale dhe ndihem sikur asnjë prej tyre nuk qëndron kurrë në të vërtetë me origjinalin. Kështu që ne përfunduam me të njëjtën në fund“.

Fansat i’u gëzuan kësaj, gjë e cila shihej në komentet e mbushura pozitivitet, dhe të cilët shprehnin se mezi presin kthimin e iCarly në javën e ardhshme.

Seriali pritet të zbresë në shërbimin streaming Paramount + më 17 qershor. Për kthimin e Cosgrove në TV, aktorja ndan ngazëllimin por pranon se kjo përvojë është krejtësisht e ndryshme nga hera e parë që ajo luajti në serial.

Unë jam në një pozicion krejt tjetër tani duke punuar për rinisjen [e serialit] sesa isha kur isha fëmijë, sepse unë në fakt jam një producent ekzekutiv në të,” i tha ajo Complex. “Kështu që unë do të ndihmoj në redaktimin e të gjitha episodeve dhe do të lexoj të gjitha skicat dhe skenarët dhe të jap shënime dhe gjithçka. Thjesht ka qenë një gjë krejt e re për mua. Unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë më parë, dhe ndihet vërtet mirë, duke shkuar nga të qenit fëmijë në një shfaqje dhe duke mos patur në të vërtetë një kontroll të plotë mbi atë që karakteri im bëri në episode ose diçka të tillë, kurse tani jam një pjesë e madhe e procesit” përfundoi Cosgrove e cila luan rolin kryesor në iCarly.

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Scarlett Johansson kritikon ‘seksualizimin e tepërtë’ të karakterit Black Widow

Publikuar

nga

Scarlett Johansson ka kritikuar “seksualizimin e tepërtë” të karakterit të saj Black Widow në filmin Marvel Iron Man 2.

Black Widow, apo Natasha Romanoff, u shfaq për herë të parë në filmin e vitit 2010.

Scarlett Johansson në rolin e Black Widow.

“Ju shihni më herët në Iron Man 2 dhe edhe pse ishte me të vërtetë argëtuese dhe kalova shumë momente të shkëlqyera, personazhi është shumë i seksualizuar, më kuptoni?” tha aktorja.

“Me të vërtetë flitej sikur ajo të jetë një diçka, si një pasuri ose një send apo çfarëdo tjetër”.

Black Widow është bërë një figurë e rëndësishme në Marvel Cinematic Universe, duke u shfaqur në shtatë filma dhe do të interpretojë filmin e saj të pavarur muajin tjetër.

“Dhe Toni [luajtur nga Robert Downey Jr.] madje i referohet asaj si diçka e tillë në një moment. Po, në një moment ai e quan atë një copë mishi dhe ndoshta në atë kohë në të vërtetë shihej si një kompliment. E kuptoni?”

Ajo shtoi se vetë-vlera e saj ishte “ndoshta e matur në krahasim me atë lloj komenti” – në lidhje me pamjen e saj fizike – në atë kohë, por që ajo ishte rritur për të kuptuar më mirë vlerësimin e vetës së saj që kur u bë nënë.

“Unë jam duke e pranuar më shumë vetveten, mendoj. E gjithë kjo ka të bëjë me atë largim nga lloji i shumë-seksualizimit të këtij karakteri,” tha ajo.

36-vjeçarja gjithashtu vuri në dukje se si gjërat “po ndryshonin tani” për aktoret e reja femra në vazhdën e lëvizjes #MeToo.

“Tani njerëzit, vajzat e reja, po marrin një mesazh shumë më pozitiv, por ka qenë e pabesueshme të jesh pjesë e asaj zhvendosjeje dhe të jesh në gjendje të dalësh në anën tjetër dhe të jesh pjesë e asaj historie të vjetër, por edhe përparim,” ajo shtuar.

“Evoluoni. Mendoj se është shumë bukur” tha Johansson.

Filmi i ri i ‘Black Widow’ nuk është një histori e origjinës, por vjen para ngjarjeve të dy filmave të fundit Avengers, Wars of Infinity dhe Endgame./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Producenti i shfaqjes “Keeping Up With The Kardashians” zbulon pse kurrë s’u shfaq asnjë nga të dashurit e Kendall Jenner në ekrane

Publikuar

nga

Kendall Jenner ishte shumë selektive për atë që dëshironte të ndante në shfaqjen e gjatë të familjes së saj “Keeping Up with the Kardashians” – veçanërisht kur bëhej fjalë për jetën e saj romantike.

Gjatë një paraqitjeje në podcastin “The Daily Dish” të Bravo TV, producenti ekzekutiv i KUWTK, Farnaz Farjam, tha se supermodelja kishte vetëm një “rregull” në lidhje me të dashurit e saj që të shfaqeshin në serial.

“Kendall e kishte gjithmonë këtë rregull – ajo ndjehej sikur duhej të ishte në lidhje me dikë për të paktën një vit para se t’i lejonte ata që të bëheshin pjesë e shfaqjes, sepse ajo nuk e dinte se cilat mund të jenë qëllimet e njerëzve”, tha Farjam. “Arsyeja se pse ne e mbajtëm disi jetën e saj personale larg shfaqjes, vetëm sepse ajo kishte një rregull”, shtoi ai.

Kendall, e cila mban të mbyllur jetën e saj private, ka qenë më parë në lidhje me Harry Styles, rojet e Philadelphia 76ers, Ben Simmons dhe sulmuesin e Brooklyn, Nets Blake Griffin. Ajo aktualisht është në lidhje me lojtarin e Phoenix Suns, Devin Booker, me të cilin zyrtarizoi lidhjen në Instagram këtë vit, në ditën e Shën Valentinit.

“Kjo është lidhja më e mirë që Kendall ka pasur ndonjëherë”, i tha një burim PEOPLE në prill. “Ajo dhe Devin filluan ngadalë, por ka gati një vit që janë bashkë”, shtoi burimi.

Dhe ndërsa Kendall ka qenë “shumë private në lidhje me marrëdhëniet e saj”, burimi i brendshëm tha se ishte “e qartë se ata po përjetojnë diçka të veçantë në lidhjen e tyre”./UBTNews

(Drini Ismajli, Shkenca Politike në UBT)

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Bikinit e aktores Dame Barbara Windsor u shitën për mbi 9 mijë dollarë

Publikuar

nga

Bikinit që u veshën nga Dame Barbara Windsor në filmin “Carry On Camping” të vitit 1969, u shitën për 9 mijë e 500 dollarë në ankand. Të ardhurat nga shitja e produktit, do të dhurohen nga shitësi në shoqërinë Alzheimer.

Aktorja, e cila gjithashtu luajti në EastEnders, vdiq në dhjetor nga Alzheimer në moshën 83-vjeçare.

Produkti i ishte shitur një blerësi amerikan./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

“Pa Vend”, pjesë e garës zyrtare në Festivalin e Kanës

Publikuar

nga

Pas filmit debutues që theu akullin dhe arriti të fus filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e dhjetë filmave të shkurtë që do të garojë për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku priti në takim regjisorin Samir Karahoda dhe producentin Erroll Bilibani. Në takim u diskutua për fushën e kinematografisë.

‘Pa Vend’ sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara