Lajmet

Haradinaj – Kurtit: Ndale grevën ose jep dorëheqje

Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj, tha Haradinaj.

Publikuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të bëjë zgjidhje ne lidhje me grevën në arsim, në të kundërtën të jap dorëheqje.

Ndër tjerash, Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ekziston asnjë rast tjetër në botë që shkollat të jenë të mbyllura në kohë paqeje për një muaj.

Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagim i plotë i Haradinajt:

Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti! Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë! Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij. Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër! Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde! Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi!Boll ma!

Lajmet

Gaza një nga ‘vendet më të rrezikshme në botë’

Publikuar

nga

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë paralajmëron se situata në Gaza “po përkeqësohet çdo minutë”.

UNRWA njoftoi se njerëzit që po ikin si pasojë e sulmeve izraelite nuk kanë ku të kthehen të sigurt, pasi të gjitha strehimoret janë tashmë përtej kapacitetit.

“Një valë tjetër zhvendosjesh është duke u zhvilluar në Gaza”, tha UNRWA në një postim në X, duke e quajtur të gjithë Rripin “një nga vendet më të rrezikshme në botë.

“Nuk ka ku të shkojë pasi strehimoret, përfshirë ato të UNRWA-s, janë të tejmbushura”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi nëse Trump nuk do të ishte në garë

“Nëse Trump nuk do të kandidonte, nuk jam i sigurt se do të kandidoja”, tha ai, duke thënë se demokratët “nuk mund ta lënë atë të fitojë”.

Publikuar

nga

Presidenti Joe Biden u tha donatorëve demokratë të martën se nuk ishte i sigurt se do të kërkonte një mandat tjetër nëse paraardhësi i tij, Donald Trump, nuk do të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë, një vlerësim dukshëm i sinqertë i arsyes së rizgjedhjes së tij teksa ai hyn në një garë të mundshme me rivalin e tij të vitit 2020.

“Nëse Trump nuk do të kandidonte, nuk jam i sigurt se do të kandidoja”, tha ai, duke thënë se demokratët “nuk mund ta lënë atë të fitojë”.

Komenti, i bërë gjatë një mbledhjeje fondesh në një shtëpi private jashtë Bostonit, ofroi ndoshta arsyetimin më të ashpër deri më sot për vendimmarrjen për rizgjedhjen e Biden dhe, sipas burimeve të njohura me këtë çështje, i befasoi zyrtarët dhe këshilltarët e lartë të fushatës së Bidenit.

Fushata ishte e shpejtë në përpjekje për të shmangur shakanë e presidentit si një moment “asgjë për të parë këtu” duke vënë në dukje se Biden e ka përshkruar gjithmonë Trumpin si një kërcënim unik për vendin dhe se ai kishte shprehur mendime të ngjashme për vendimin e tij për të kandiduar për president rreth fushatës së vitit 2020.

Vazhdo të lexosh

Fotografi & Dizajnë

Gjendja në Khan Younis, përmes fotografive

Publikuar

nga

Sulmet izraelite po vazhdojnë të bombardojnë qytetin jugor të Khan Younis ndërsa ushtria izrealite kryen fazën e dytë të ofensivës së saj.

Në fotot e mëposhtme, palestinezët shqyrtojnë shkatërrimin pasi shtëpitë janë lënë në gërmadha, me gjëra të shpërndara nëpër rrugë:

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gaza: Gjykata e Pallatit të Drejtësisë shkatërrohet nga ushtria izrealite

Publikuar

nga

Një gjykatë kryesore në Gaza është shkatërruar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), sipas disa mediave izraelite.

Pamjet, që tregojnë shembjen e Pallatit të Drejtësisë, u publikuan më 4 dhjetor nga mediat izraelite.

Kan News i Izraelit tha se IDF shkatërroi gjykatën më 3 dhjetor dhe The Times of Israel tha se ndërtesa u rrëzua duke përdorur shpërthime të kontrolluara.

Izraeli thuhet se ka rrëzuar dhjetëra ndërtesa qeveritare të Hamasit që nga fillimi i operacioneve të tij tokësore në fund të tetorit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara