Kurti tha se masat për kursimin e energjisë elektrike varen nga puna e institucioneve të pavarura.
Sipas marrëveshjes, Sony ka nën pronësi 20 albume të tij, përfshirë këtu edhe "Born To Run", "The River" dhe "Born in the USA".
Ndeshjet e xhiros së parë të Ligës së Kombeve pritet që Kosova t’i zhvillojë nga datat 1 deri në 8 qershor të vitit 2022.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me procesin e përfundimit të projektit për rregullimin e stadiumit të qytetit.
Aty Kurti tha se vendimi i qeverisë për ta subvencionuar importin, nuk është i vonshëm.
Në arsyetim thuhet se vizitën mund ta bëjë vetëm ndonjë konsull i Ambasadës së Kosovës në Shkup.
“Net 0 Energy Campus” do të mundësojë konsumimin e energjisë për aq sa prodhohet në vend nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme.
Ata do të mund të dalin nga karantina nëse rezultojnë negativ për virusin pas 48-orësh.
Parlamenti Evropian në këtë rezolutë rithekson se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga protestat.
Nga Ministria e Drejtësisë kanë treguar se si kompensim i kësaj Kosova do të përfitojë 210 milionë euro.
Brengë e madhe janë edhe seancat joproduktive.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe tetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 314.
Këto vitamina dhe minerale janë jetike për një gjumë të rehatshëm.
Xheladini ka fituar me 51.16% të votave.
Kontrata e Chiellinit skadon në vitin 2023.
Në mesin e tyre edhe albumi "30" i Adele.
Gjykata në qytetin lindor Slloviansk, më 15 dhjetor, shpalli fajtor Viktor Mykhedin.
Raporti i Reporterëve pa Kufij.
Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini do ta drejtojë këtë komunë për katër vitet e ardhshme.
Kompania ka kërkuar dokumente që vërtetojnë se ata janë të vaksinuar.
Eriksen është kthyer në Milano nga Danimarka, por siç pritej mjekët nuk i dhanë dritën jeshile që ai ta luajë në Serie A.