Këtë vendim e ka konfirmuar Sindikata e Re e KEK-ut.
Klubet mund të përforcohen me basketbollistë të huaj deri në 72 orë para fillimit të xhiros së 22-të të garave të elitës.
Ai sërish pretendoi për maltretime ndaj serbëve por pa paraqitur ndonjë provë.
Ky çmim u jepet lojtarëve që dallohen për arritjet e tyre atletike për personalitetin e tyre.
"Pas përfundimit të hetimit do të dalim me raport me rekomandime" tha ai.
Më shumë se 40 për qind e fuqisë punëtore të Turqisë fiton të ardhurat më të ulëta të lejuara me ligj.
Brazili është në vendin e parë duke e ruajtur edhe më tutje këtë pozitë.
PRAK ka kërkuar nga Institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë.
Çmimet e prodhimit u rritën me 19,5% në terma vjetore, në nëntor.
I pandehuri ka pranuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër.
Qelaj ka deklaruar se ankesat më të mëdha janë shkaku i zvarritjes së procedurave gjyqësore.
Protesta akoma nuk ka filluar zyrtarisht.
Projektligji mori mbështetjen e deputetëve të pushtetit me 58 vota për.
Bashkë me të ishte edhe kryetari i komunës së Shtimës, Qemajl Aliu.
Policia sot informoi se njërës prej viktimave iu ofrua ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë, në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
EULEX është duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e veriut dhe në Zveçan.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Policia sot informoi se u identifikua viktima e trafikimit nga i dyshuari.
I mituri është në gjendje të rëndë.
Vizita e tij do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull.
Marrëveshja ndërmjet palëve mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme.