Lajmet

Çeku pret në takim ekipin e xhudos pas suksesit në Kampionatin Botëror

Published

on

Kampionet e xhudos nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, janë rikthyer në vend me medalje nga Kampionati Botëror i Xhudos, duke sjellë krenari dhe emocion për gjithë vendin, shkruan KosovaPress.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu u nderua me medaljen e bronztë – suksese që konfirmojnë nivelin elitar të sportistëve tanë në skenën ndërkombëtare.

Pas arritjes së tyre të jashtëzakonshme, ato u pritën me nderime dhe mirënjohje nga ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.. Gjatë një takimi të veçantë, u shprehën përgëzime të veçanta për xhudistet, por edhe për trajnerët Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, si dhe për Agron Kukën, kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

“Kosova vazhdon të shkëlqejë në sport falë punës, disiplinës dhe talentit të sportistëve tanë,”, ka shkruar Çeku në ‘Facebook’ pas takimit.

Xhudoja vazhdon të mbetet një nga sportet më të suksesshme në Kosovë, duke dëshmuar se pasioni dhe përkushtimi sjellin rezultate të mëdha edhe në arenën më të madhe sportive botërore.

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara