Sport

​Ronaldo pranë klubit të ri, marrëveshja mund të nënshkruhet sot

Marrëveshja ndërmjet palëve mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Published

on

Megjithëse e kishte mohuar, duket se kalimi i Cristiano Ronaldos tek Al Nassr shumë shpejtë do të bëhet realitet.

Marrëveshja ndërmjet palëve mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, pasi CR7 të vendosë të shkojë në Riad për të nënshkruar një kontratë që do t’i bashkohet Al Nassr në Arabinë Saudite deri në vitin 2030. Dy vite e gjysmë si lojtar dhe pjesa tjetër si ambasador i kandidaturës së vendit arab së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizimin e Botërorit 2030, raporton “Marca”.

Gjatë dy javëve të fundit, sulmuesi ka menduar për këtë ofertë dhe megjithëse ishte në dijeni të marrëveshjes, ai kërkoi kohë para se të firmoste dhe ardhja e sulmuesit në Riad pritet në çdo moment.

Që në fillim është folur për një pagë prej 200 milionë euro për secilin prej sezoneve. Kjo shumë i referohet dy viteve e gjysmë të tij si futbollist, shumë që do të rritet kur ai të bëhet ambasador i kandidaturës për organizimin e Botërorit.

Nënshkrimi me Al Nassr do të nënkuptojë lamtumirën e Cristiano Ronaldos me futbollin elitar, të paktën në garat e klubeve.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara