Aktualitet

Thellohet deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 15 për qind

Published

on

Deficiti tregtar në vendin tonë është shënuar 10. 4 për qind në muajin tetor të këtij viti në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkatsisht në vlerë prej 493 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 446. 5 milionë euro në vitin 2023.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti mbulon importin me 15 për qind.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87. 3 milionë euro, ndërsa importi 580.3 milionë euro, që është një rritje prej 8.6 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 10,1 për për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22. 6 për qind thuhet se e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 11,8 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9 për qind e përbëjnë produktet minerale e 10. 5 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,1 për qind e përbëjnë produktet minerale; 13,2 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 12 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,2 milionë euro, ose rreth 32,3 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4,5 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 10,5 për qind, Italia (3,2), Holanda (2,7%), etj.Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milion Euro, ose 44,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Greqia (5,1%), Italia (4,6%), etj”, thuhet në raport.

ASK-ja ka publikuar edhe të dhënat për eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,9 milionë euro, ose 45,7 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,9 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (20,8 për qind), Maqedonia e Veriut (12,3 për qind), Serbia (6,8 për qind), Mali i Zi (4,5 për qind). Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milion Euro, ose 12,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3 për qind)”, thuhet në raport.

Po ashtu ASK njofton edhe për eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,2 milionë euro, ose 22,0 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra 10,6 për qind dhe SHBA 3,2 për qind. Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 250,4 milion Euro, ose 43,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,7%) dhe Kina (12,0%)”, thuhet në raport.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara