Lajmet

Gjermania regjistroi punësim rekord gjatë vitit të kaluar

Kjo është një rritje prej 1.3 për qind, duke arritur një numër rekord punonjësish që nga ribashkimi gjerman në 1990.

Published

on

Në Gjermani kishte 45.6 milionë të punësuar gjatë vitit 2022, njofton Zyra Federale e Statistikave.

Kjo është një rritje prej 1.3 për qind, duke arritur një numër rekord punonjësish që nga ribashkimi gjerman në 1990. Pandemia COVID-19 e vitit 2020 theu vazhdimësinë e rritjes 14-vjeçare ekonomike, në një kohë kur punësimit është rritur çdo vit. Vetëm gjatë vitit 2020 kanë humbur punën rreth 362 mijë punonjës.

Një nga arsyet e rritjes së numrit të të punësuarve këtë vit ishte imigrimi i fuqisë punëtore të huaj.

“Së bashku me këtë vjen edhe një aktivitet më i madh i punës së popullatës vendase”, thonë statisticienët.

Për momentin, këto dy gjëra zbusin treguesit e këqij demografikë, të cilët në afat të mesëm mund të rezultojnë në një rënie drastike të numrit të banorëve në moshë pune.

Rritja ekonomike

Instituti për Ekonominë Botërore nga Kili i Gjermanisë llogarit se rekordi i këtij viti nuk do të tejkalohet së shpejti. Ndaj mund të pritet që numri i të punësuarve të bie në vitin 2024.

“Kërkesa për fuqi punëtore do të pengohet kryesisht nga pasojat ekonomike të krizës energjetike, por një rritje e fortë e pagës minimale prej dymbëdhjetë euro për një orë pune mund të shkaktojë edhe efekte negative për punësimin”, thuhet në këtë Institut.

Edhe gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se nuk duhet të jemi shumë të lumtur për punësimin e lartë, sepse mund të jetë i paqëndrueshëm në një kohë më të gjatë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 pritet një recesion.

“Në periudhën afatmesme Gjermania përballet me një problem edhe më të madh: në vitet në vijim tregu i punës do të humbasë miliona njerëz pasi brezi i lindur në vitet e lindjeve të larta do të dalë në pension”, shkruan gazeta.

Thuhet se politikanët duhet të rrisin moshën e daljes në pension dhe se lehtësimi i ardhjes së fuqisë punëtore nga vendet e huaja është një hap në drejtimin e duhur.

Rritja e pagave dhe pensioneve

Por bumi i këtij viti në punësim dhe gjithnjë e më shumë taksapagues kanë një efekt pozitiv edhe në sigurimin e pensioneve.

Fondi Shtetëror i Pensioneve javën e kaluar njoftoi se e mbyll vitin me një suficit prej 2.1 miliardë euro.

“Një vit më parë u parashikua një deficit prej 6.5 miliardë eurosh”, tha Gundula Roßbach, presidente e këtij Fondi.

Përveç që më shumë njerëz të punësuar mbushin Fondin edhe numri i atyre që e përdorin këtë fond nuk është rritur aq shumë sa pritej. Ndaj, siç shpjegoi Roßbach, pandemia ka goditur më së shumti pensionistët.

Lajmet

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Published

on

By

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe rinovimin e atyre ekzistuese përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se ky veprim ka për qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe uljen e rrezikut për kalime të paqëllimshme të kufirit.

Sapo janë vendosur shenja për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës administrative (ABL). Për shkak të terrenit malor dhe të pyllëzuar, këto tabela ndihmojnë në shënimin e qartë të zonës së operacioneve të KFOR-it, duke reduktuar mundësinë e kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i njofton se vendosja e këtyre tabelave do të vijojë gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të tyre për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Continue Reading

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani nis aventurën evropiane në “Fadil Vokrri”

Published

on

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani është gati të shkruajë një tjetër kapitull në arenën evropiane në përballje me skuadrën malteze FC Floriana.

Sonte me fillim nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, suharekasit do të përballen me skuadrën malteze FC Floriana në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Me përgjegjësinë e përfaqësimit të republikës, Ballkani synon të hedhë një tjetër hap drejt ëndrrës evropiane.

Continue Reading

Të kërkuara