Lajmet

Çollaku: Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit

Published

on

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit në vend.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në Rubikon, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës. Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka, nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave”, tha Çollaku.

Ai tha se këto gabime janë të pafalshme, dhe se zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime.

 

Continue Reading

Lajmet

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në Policin e Kosovës janë raportuar tetë raste të ndara të dhunës në familje në disa qytete të vendit, gjatë 24 orëve të fundit, ku disa persona janë arrestuar ndërsa disa raste janë duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

Në Pejë janë raportuar disa raste, ku në një rast një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën grua, e cila ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër, një viktimë grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pas dhunës psikike dhe fizike, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Po ashtu, në një rast tjetër në këtë qytet, një i dyshuar është arrestuar për dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës dhe është dërguar në mbajtje.

Në Istog, një rast i dhunës psikike është raportuar, ku pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Deçan, dy persona janë arrestuar nën dyshimin për dhunë fizike ndaj dy viktimave, ku njëra prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor. Pas procedurave, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec, një grua ka pranuar trajtim mjekësor pas dyshimeve për dhunë psikike dhe fizike, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti po vazhdon në hetim.

Në Gjakovë, një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua, e cila ka marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj dy viktimave gra, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Përurohet shtëpia-muze e poetit Ymer Elshani në Korroticën e Poshtme

Published

on

Shtëpia e poetit Ymer Elshani, i vrarë bashkë me familjen e tij dhe 46 civilë të tjerë gjatë Masakrës së Poklekut nga forcat paramilitare serbe, është shndërruar në muze në Korroticën e Poshtme të Drenasit.

Përurimi i shtëpisë-muze u bë në fillim të kësaj jave, duke krijuar një hapësirë që do të ruajë kujtesën historike dhe do të prezantojë jetën, veprën dhe trashëgiminë letrare të Elshanit, si dhe dëshmitë e një prej periudhave më të dhimbshme të historisë së Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, deputetja Saranda Bogujevci dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

Shtëpia-muze pritet të shërbejë si institucion i kujtesës dhe pikë referimi për ruajtjen e së vërtetës historike dhe edukimin e brezave të ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kosova nis përgatitjet për miqësoret, Dellova mungon për shkak të lëndimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar dje stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës. “Dardanët” kanë nisur grumbullimin me atmosferë pozitive, energji të re dhe fokus të plotë në përgatitjet e radhës.

Nga kampi i Kombëtares bëhet e ditur se futbollisti Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit me klubin e tij CSKA Sofia ndaj Ludogorets. Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar frakturë në shputën e këmbës, ndërsa rikuperimi i tij pritet të zgjasë më shumë se kohëzgjatja e këtij kampi.

Ndërkohë, për arsye personale, në këtë grumbullim nuk do të jetë i pranishëm as Edon Zhegrova.

Nga ana tjetër, nga data 28 maj, ekipit do t’i bashkohet Betim Fazliji, futbollist i St. Gallen, i cili rikthehet në fanellën e Kosovës pas një kohe të gjatë.

Kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë nesër përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali, me seancën stërvitore të planifikuar në ora 11:30.

Continue Reading

Lajmet

Çmimi i naftës sot 1.58 euro për litër

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.58 euro për litër, benzina 1.52 euro për litër, ndërsa gasi 0.74 euro për litër.

Në njoftim bëhet e ditur se këto çmime hynë në fuqi nga ora 10:00.

Rritja e çmimeve të derivateve në tregun vendor po ndikohet nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, përkatësisht nga tensionet dhe konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, që kanë shkaktuar luhatje të çmimeve të naftës në bursat globale.

Continue Reading

Të kërkuara